Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Vlorës
Edvin Ndreu, i renditur me 84 pikë në garën për drejtoritë...
Edvin Ndreu, i renditur me 84 pikë në garën për drejtoritë...
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, i njohur si ?Lala?, i shpërdoron paratë e qytetarëve të Elbasanit në një formë banale, të hapur dhe të thjeshtë, duke sfiduar hapur organet e drejtësisë dhe njollosur partinë që e propozoi për herë të tretë për drejtimin e kësaj njësie vendore.
Sot po njohim publikun me një prej skandaleve të shumta të Lalës së Elbasanit, por më se i mjaftueshëm për ta çuar kryebashkiakun abuzues drejt prangave. Sejdini i ka dhënë kompanisë ?Victoria Invest SHPK? tenderin për pastrimin e Qytetit të Elbasanit, për periudhën 12.08.2017 deri në 30.09.2017, duke kryer disa shkelje flagrante.
Tenderi me vlerë 10 554 360 lekë është dhënë me prokurim të drejtpërdrejtë, ku Sejdini dhe pronari i kompanisë kanë arritur një marrëveshje para se të shpallej tenderi. Procedura me negocim lejohet vetëm për tenderat me vlerë deri në 5 milionë lekë. Kontratat pa garë mund të lejohen vetëm në raste shumë të veçanta, kur kemi të bëjmë me një situatë emergjente, e cila kërkon një ndërhyrje shumë të shpejtë. Në rastin në fjalë, bashkia po jep tendera për pastrimin në periudha të shkurtra kohore, për të justifikuar kontratat klienteliste pa garë, me shuma mbi vlerën e lejuar me ligj, duke trilluar situata emergjente në një situatë normale.
Tenderi për pastrimin e qytetit të Elbasanit ka shmangur garën dhe konkurrencën. Kjo procedurë e jashtëligjshme ka sjellë kosto në buxhet. Në vend që të ishte më e vogël, vlera e kontratës është sa vlera e fondit limit. Nëse fondi limit për pastrimin e Elbasanit ishte 10 554 360 lekë, vlera e kontratës së nënshkruar mes bashkisë dhe kompanisë është 10 482 002 lekë. Këto të dhëna flasin hapur për një pazar mes kryetarit të bashkisë dhe kompanisë fituese, ku shuma që mund të kursehej me një procedurë me garë të rregullt, është produkti i këtij pazari.
Një tjetër shkelje ka të bëjë me statusin e kompanisë, e cila rezulton nën sekuestro, për shkak të mosmarrëveshjeve me kompaninë ?SPEED SOLUTION?.
Kjo kompani më datë 15.03.2016 i ka shtuar objektit të aktivitetit të saj edhe menaxhimin dhe trajtimin e mbetjeve të ndryshme. Deri në këtë kohë, Victoria Invest SHPK kishte si objekt të aktivitetit të saj ndërtim objektesh dhe eksport materialesh ndërtimi. Pastrim, gjelbërim dhe evakuim i mbetjeve urbane në sipërfaqe urbane dhe sipërfaqe të brendshme. Prodhime asfalto-betoni, prodhime betoni, prodhime të elementeve të betonit etj. Kërkim dhe zbulim të mineraleve, rehabilitimin e mjedisit pas shfrytëzimit të mineraleve, matjet e veprimtarive minerare. Përdorim civil të lëndëve plasëse në sipërfaqe dhe nëntokë, ruajtjen dhe magazinimin e tyre.
Kompania ?Victoria Invest? është fituesja e koncesionit për ndërtimin e hidrocentralit të Lunikut të shpallur nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë në fund të majit.
Kjo kompani nuk është e panjohur për publikun dhe as në regjistrin e koncesioneve. Ajo fitoi të drejtën për të ndërtuar një port jahtesh në komunën e Synejit në Kavajë së bashku me zviceranët e Finsec. Ky koncesion ka gjithashtu një afat 35 vjeçar dhe parashikon ndërtimin e një porti jahtesh me të paktën 800 vende akostimi, 150 apartamente dhe një hotel.
Pronari i kësaj kompania që fitoi pa garë tenderin e pastrimit të Elbasanit nga Qazim Sejdini është biznesmeni Fatmir Kuçi. Ky biznesmen është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Një vit më parë, ai u arrestua për vrasjen në mënyrë aksidentale të një turisti rus në Himarë. Kuçi po drejtonte një skaf pa dokumente, kur ka goditur për vdekje turistin rus Denis Kaiumov. Sapo u arrestuar, Kuçi u ankua se kishte shqetësime në zemër dhe kështu doli nga burgu dhe shkoi në spital. Më vonë Kuçi u lirua nga Gjykata e Apelit.
Ndërsa në vitin 2014, biznesmeni Fatmir Kuçi është proceduar penalisht në gjendje të lirë për ?shkelje të rregullave të lundrimit?. Por këtë çështje ai e ka mbyllur vetëm me një gjobë.
Fatmir Kuçi njihet edhe për lidhjet e tij me njerëz të Partisë Demokratike, dhe më konkretisht me liderin e PD Lulzim Basha. Ky i fundit në fushatën elektorale të 2009 është mbështetur financiarisht nga Fatmir Kuçi, ku në atë vit Basha si koordinator i fushatës elektorale i PD në Elbasan, arri të barazojë numrat 6 me 6 me deputetë.
Më pas Kuçi, ka përkrahur financiarisht Bashën në zgjedhjet lokale për kryebashkiak të Tiranës, ku Basha mori bashkinë e Tiranës. Pas kësaj, Kuçi bëhet fitues për 4 vite me radhë i tenderave të pastrimit të plehrave të Tiranës. Por, pas humbjeve të të gjitha pushteteve nga PD, Kuçi u ka kthyer sytë nga kryebashkiakët e PS, nga të cilët po merr tendra, herë me garë dhe herë pa garë./Pamfleti.com
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, duke...
Mos prisni që ambasadori Lu të flasë edhe për Rigertën e Rub...
U desh që shoferët që bëjnë transportin e fëmijëve të shkoll...
Ish-Kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me akti...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në njoftimin konkludues të ...
Nga Klara ZOTO*Një moment i rëndësishëm në aktivitetin e një...
Aktivisti dhe gazetari, Erion Kristo, ka postuar në rrjetet ...
Pavarësisht se thuhet që kjo ndodh vetëm në aktrim, në të nj...
Të dielën Katolonja mbajti referendumin për shkëputjen nga S...
Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka dalë me një deklaratë të fotë...
Apple ka nisur hetimet në lidhje me telefonin e më të ri të ...
Të shumtë janë shqiptarët që kanë dëshirë që të fitojnë lota...
Hetuesit ende po përpiqen të përcaktojnë motivin e Paddock p...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një qytetar nga...
Sot ambasadori Lu, foli më shqip se cdo herë që ka folur tro...
Ngjarja e rëndë e së dielës është konsideruar si një ndër su...
I hyrë në debatin, kush e ka fajin për katandisjen e Univers...
Pas denoncimit të publikuar nga ish-Kryeministri Sali Berish...
Analisti Fatos Lubonja në një prononcim për News24 ka folur ...
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar pas lajmit të nda...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...