Analizë financiare/Transferimi i veprimtarisë ekonomike
Nga Klara ZOTO*Një moment i rëndësishëm në aktivitetin e një...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në njoftimin konkludues të Artikullit IV, publikuar sot, ka parashikuar rritjen ekonomike për vitin 2017, nga 3.7% në 3.9%.
Rritja e kërkesës së brendshme, projektet e mëdha të lidhura me investimet e huaja, turizmi në rritje dhe një rimëkëmbje e partnerëve tregtarë të BE-së janë faktorët që e bëjnë FMN-në optimiste për rritjen ekonomike.
Megjithatë, në deklaratën përmbyllëse të Artikullit 4, që është e para pasi marrëveshja trevjeçare e zgjeruar e mekanizimit të Fondit (EFF), që i mundësoi qeverisë shqiptare të merrte një hua prej 377,3 milionë euro, përfundoi në shkurt, fondi shfaqet mjaft i ashpër, duke shprehur hapur shqetësimin për uljen e angazhimit të qeverisë në kuadër të konsolidimit fiskal, borxhet e fshehura që mund të lindin nga PPP-të, rikthimin e detyrimeve të prapambetura dhe ngadalësimin e ekonomisë vitin e ardhshëm, pas përfundimit të projekteve të mëdha. FMN është shprehur hapur edhe kundër bashkimit tatime dogana, pasi ai do të ndikonte në rendimentin e mbledhjes së të ardhurave.
PPP-të mund ta rrisin borxhin me 7% të PBB-së
Teksa qeveria është angazhuar për një projekt investimesh të Partneritetit Publik Privat (PPP), që mund të arrijë deri në 1 miliard euro, Fondi, në deklaratën e tij tërheq vëmendjen për rreziqet domethënëse fiskale që përmbajnë këto projekte.
Fondi kërkon që ndikimi i këtyre projekte, ndryshe nga sa veprohet aktualisht, të reflektohet në llogaritë fiskale dhe borxhin publik në mënyrë transparente dhe në linjë me normat ndërkombëtare.
Aktualisht qeveria e reflekton borxhin vetëm si detyrim korrent të vitit kur ndodh, ndërsa standardet ndërkombëtare kërkojnë dhe llogaritjen e pjesës së detyrimit të shtetit në totalin e borxhit publik. FMN e ka shprehur me parë se është e rëndësishme që çdo projekt PPP të bëhet transparent, të ketë një analizë të qartë kosto përfitime dhe një analizë të plotë rreziku.
Në deklaratën zyrtare FMN vlerëson se borxhi ose detyrimi i mundshëm që vjen nga investimet e financuara nga PPP-të mund të arrijë deri në 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Ky borxh i mundshëm nuk është marrë parasysh nga qeveria, në parashikimin e saj që borxhi publik të zbresë në 63% të PBB-së deri në vitin 2021.
Angazhimi për konsolidim fiskal është zbehur
Angazhimi i qeverisë për konsolidim fiskal ishte një nga pikat që ka marrë vlerësimin më të madh të FMN-së vitet e fundit. Por tashmë FMN paralajmëron se pavarësisht forcimit të rimëkëmbjes, konsolidimi fiskal pritet të ngadalësohet në 2017-n. Bazuar në buxhetin e rishikuar, misioni pret që balanca primare e buxhetit të përkeqësohet nga një suficit prej 0.2% e PBB-së në 2016-n, në 0.1% të PBB-së në 2017-n, si rrjedhojë e detyrime të papaguara për TVSH-në, garancitë e energjisë dhe shpenzimet e qeverisë lokale.
?Megjithatë, deficiti i përgjithshëm i qeverisë pritet të bjerë modestisht në 2 për qind të PBB-së për shkak të kursimeve nga interesat. Borxhi publik
(përfshirë detyrimet e konsiderueshme të prapambetura të qeverisjes vendore dhe qendrore) gjithashtu pritet të bjerë modestish nga 73,3 për qind në 71½ për qind të PBB-së në fund të vitit 2017?, thuhet në raport.
Detyrimet e prapambetura rriten sërish
Ndonëse FMN e ka paralajmëruar vazhdimisht qeverisë që të bënte kujdes për të mos krijuar detyrime të reja të prapambetura, ato janë rritur sërish.
Sipas deklaratës, deri në fund të qershorit, qeveria lokale dhe qendrore ka akumuluar detyrime të prapambetura që arrijnë në 1.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, që përfshin 0.3% të PBB-së si TVSH e parimbursuar.
Teksa PBB është rreth 1.5 trilionë lekë, në vlerë absolute, detyrimet e prapambetura arrijnë në rreth 16.5 miliardë lekë, ose rreth 120 milionë euro.
Rritja do të ngadalësohet në 2018-n
FMN pret që rritja ekonomike të ngadalësohet në 3.7% në vitin 2018, pasi investimet e mëdha të lidhura me projektet e energjisë do të përfundojnë.
Megjithatë, në afatin e gjatë, rritja ekonomike do të kalojë 4%, i nxitur nga reformat drejt integrimit në BE dhe rimëkëmbjen e partnerëve tregtarë.
?Risqet për këtë parashikim janë të balancuara. Në aspektin pozitiv, rritja e besimit pas zgjidhjes së paqartësisë politike dhe efektet nga projektet e mëdha në energjetikë dhe infrastrukturë mund të çojnë në investime më të mëdha dhe në një rimëkëmbje më të fortë të kredisë. Në aspektin negativ, vijimi i kushteve të motit të thatë mund të ketë ndikim në prodhimin e energjisë elektrike dhe të paraqesë risqe pothuaj-fiskale.
Një ngadalësim i ritmit të reformave dhe shkarjet fiskale mund ta ulnin besimin, të rrisnin primet e riskut dhe të rrisnin risqet e përhapjes së efekteve. Vështirësitë në sistemin bankar në Evropë ose ulja me shpejtësi e levës financiare nga bankat në BE mund të çonin në stres të sektorit financiar?, thuhet në deklaratë.
?Në këtë kuadër, prioritetet kryesore për politikat janë i) ruajtja e stabilitetit makroekonomik dhe ii) thellimi i reformave strukturore për ta përmirësuar klimën e investimeve dhe për të arritur nivelet e të ardhurave si në BE. Politikat të synojnë t?u japin zgjidhje vështirësive që lindin nga borxhi i lartë publik, niveli i ulët i kreditimit dhe institucionet e dobëta, që i frenojnë investimet?.
Të rishikohet plani për bashkimin e tatimeve e doganave
FMN thotë në deklaratën zyrtare se plani i deklaruar për bashkimin e tatimeve e doganave duhet të rishikohet, duke pasur parasysh rrezikun e lartë që ky proces mund të ketë në mbledhjen e të ardhurave dhe në reformën që po zbaton administrata tatimore. /Monitor/
Nga Klara ZOTO*Një moment i rëndësishëm në aktivitetin e një...
Aktivisti dhe gazetari, Erion Kristo, ka postuar në rrjetet ...
Pavarësisht se thuhet që kjo ndodh vetëm në aktrim, në të nj...
Të dielën Katolonja mbajti referendumin për shkëputjen nga S...
Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka dalë me një deklaratë të fotë...
Apple ka nisur hetimet në lidhje me telefonin e më të ri të ...
Të shumtë janë shqiptarët që kanë dëshirë që të fitojnë lota...
Hetuesit ende po përpiqen të përcaktojnë motivin e Paddock p...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një qytetar nga...
Sot ambasadori Lu, foli më shqip se cdo herë që ka folur tro...
Ngjarja e rëndë e së dielës është konsideruar si një ndër su...
I hyrë në debatin, kush e ka fajin për katandisjen e Univers...
Pas denoncimit të publikuar nga ish-Kryeministri Sali Berish...
Analisti Fatos Lubonja në një prononcim për News24 ka folur ...
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar pas lajmit të nda...
Policia e Durrësit ka arritur të vërë në pranga një 31-vjeça...
Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar pas sulmit ter...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka postuar disa foto në rrjet...
Përplasjet mes Turqisë dhe Bashkimit Europian, savijnë e ite...
Shifra të frikshme publikohen nga disa vëzhgues britanez në ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...