web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmi në Las Vegas / Meta: Akt barbar që më tronditi thellësisht

2 Tetor 2017, 15:16, Aktualitet CNA

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar pas sulmit terrorist të ndodhur në Las Vegas, ku kanë humbur jetën të paktën 50 persona dhe janë plagosur mbi 400 të tjerë.

Kreu i shtetit ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj familjarëve të viktimave dhe të lënduarve si dhe të gjithë popullit amerikan. Ai u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve, ndërsa solidarëzohet me dhimbjen e popullit amerikan. 

Meta duke dënuar aktin e ndodhur e ka cilësuar atë si një akt barbar që e ka tronditur thellësisht.

?Sulmi barbar i sotëm në Las Vegas më tronditi thellësisht! Në këto momente te vështira për popullin mik amerikan ndaj dhimbjen dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave e të gjithë te lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë. Dënoj me forcë ketë akt barbar e shpreh solidaritet e mbështetje për popullin mik e autoritetet amerikan në përballje me akte që synojnë të trembin dhe te mbjellin frike e terror ne mbarë botën e qytetëruar dhe demokratike,?  – thuhet në mesazhin e Presidentit.





Lajmet e fundit nga