web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga ARTUR AJAZI/ Dënglat e Lulit si opozitar i “fortë”

29 Shtator 2017, 14:28, Aktualitet CNA

 

Luli të enjten në Parlament, kërkoi të na mbushte mëndjen me dëngla se ?ishte një opozitar i fortë, se denonconte krimin, bandat?, madje kërkoi me ultimatum edhe shkarkimin e Ruçit dhe Sejdinit, dy titullarëve legjitimë të zgjedhur me votën e lirë, i pari nga shumica e deputetëve, madje edhe nga PD, kurse i dyti nga shumica e qytetarëve të Elbasanit. Dënglat e Lulit nuk kishin të mbaruara ditën e seancës parlamentare, madje ai kërkoi të ndërsente edhe ndonjë prej ?prurjeve të reja?, por u duk qartë se gjithçka ishte bllof dhe turp për PD. Luli foli gjatë në foltoren e Partlamentit për ?lidhjet e pushtetit me bandat?, por nuk tha asgjë për bandat në kohën e qeverisjes së tij, nuk tha asgjë për rolin e bandave në kohën e qeverisjes tij, në zgjedhjet  vendore dhe qëndrore, nuk tha asgjë për lidhjet  dhe rolin e ?të fortëve? gjatë qeverisjes tij në emërimet , largimet dhe tenderimet që bëheshin me celularë nga kafenetë dhe restorantet. Dënglat e Lulit, dukeshin më tepër si ?shpërthime nga zori, nga sikleti, nga turpi?, duke dashur ti tregojë Ramës, dhe më tepër se atij, servilëve të tij se ?ja edhe unë po bëj opozitë të fortë?. Ngritja dhe trashja e zërit nga Luli, të kujtonte çadrën, pasi  ishin po ato denoncime dhe akuza nga ku ai kërkonte ?largimin e qeverisë, të kryeministrit, zgjedhje të lira, votimin elektronik? apo dhe kur nisi dëshpërimisht ti bënte karshillëk edhe ndërkombëtarëve, dhe broçkulla të tjera.  Duke dashur të bëjë opozitën apo edhe opozitarin, Luli po kërkon të krijojë mendimin se e ka ?seriozisht? për të larguar  vëmëndjen  nga kriza e thellë që ka në gjirin e PD, e cila duhet thënë se me situatën në të cilën gjendet kjo parti, ardhja në pushtet duket dekada larg. Opozita  e Lulit  sot është me një këmbë jashtë dhe me një këmbë brenda Parlamentit, është e vakët  dhe krejtësisht një lojë e trashë. Asnjë demokrat dhe më e keqja, asnjë prej të vetëve në grupin e tij  parlamentar, nuk e beson më Lulin, pasi e ka kuptuar se opozita  e tij imposton veten duke u bërë i pabesueshëm, dhe kompromentues. Kjo situatë e krijuar  ka ardhur nga problemi themelor që ka sot PD me liderin e saj të vetëzgjedhur, me legjimitetin e tij. Kauza e shumicës dërrmuese të demokratëve sot është vota e lirë, humbja e thellë e 25 qershorit, manipulimi me zgjedhjet  farsë të 22 korrikut, dhe degradimi i strukturave në rrethe. Duke u ndalur tek dënglat e Lulit, mjafton të kujtojmë se, dy pika të rëndësishme të  marrëveshjejes Basha ?Rama, ishin  ndryshimet Kushtetuese dhe ato Zgjedhore, por duket se gjithçka po zvarritet nga vetë ai. Nga ana tjetër, duke parë rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit, Luli  e kuptoi se nuk e rrëzon dot Ramën nga pushteti, sepse nuk ka shumicën e votave, ndaj po orvatet që të krijojë aleanca të reja opozitare për  të synuar pas 4 viteve pushtetin. Duke parë se Ramën  nuk e rrëzon kollaj nga pushteti, Luli pothuajse e ka grisur  marrëveshjen me  të, dhe po tenton të bashkohet me LSI. E gjitha kjo mund të bëhet (sipas planeve të Lulit)  për të marrë kryeministrin pas 4 vitesh, sepse nuk shihet si zgjidhja e duhur, pasi ndryshimet Kushtetuese dhe ato Zgjedhore janë kërkuar  pikërisht nga demokratët. Duke parë Lulin se si bën ?opozitarin? në Parlament, mendoj  se ka ardhur koha që kjo farsë dhe shfaqje e shëmtuar të marrë fund. Kjo për faktin se PD sot, është e mbushur me sherre dhe qejfmbetjet brenda kryesisë, brënda strukturave dhe degëve të saj, dhe do të zgjatin  pafundësisht deri në ardhjen e një kryetari  legjitim. Kjo natyrisht kërkon një betejë jo të mbyllur, jo një fitore pa lavdi të  Bashës, (duke përdorur si vegla Jeminët) dhe  humbje të kundërshtarëve të tij që janë shumica në parti.  Pavarsisht se Luli u ka thënë ?të qëndrojnë e të kontribuojnë brenda PD pa mbjellë përçarje e shpallur fraksione?, duket se shumica e antibashë, nuk duan të kthehen mbrapsht, ata nuk do t?i binden Lulit, ashtu si edhe prurjet e  reja, po mërziten  para kohe me dënglat e tij. Çarja e madhe ka nisur, ajo ka ardhur pas krisjes, dhe ka gjasa të përfshijë brënda saj të parët pakicën e jeminëve, që besojnë akoma tek Luli dhe kunati i tij. /CityNews





Lajmet e fundit nga