web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LSI: Qeveria kërkon të ketë ndikim mbi organet dhe institucionet e pavarura

25 Shtator 2017, 13:24, Aktualitet CNA

Përmes një deklarate për shtyp LSI, ka reaguar në lidhje me vendimin e sotëm të Komisionit të Ligjeve, dhe i bën thirrje qeverisë të reflektojë pa e kaluar në votim.

Deputeti Nasip Naço është shprehur se qeveria kërkon me çdo rast të ketë ndikim mbi këto organe dhe institucione të pavarur.

?Vetëm stafi i kryeministrit ka 1300 punonjës, nga këta 650 punojnë vetëm e vetëm për kryeministrin. Pra 1/ 10 e ushtrisë së kryeministrit Edi Rama merret vetëm me facebook e punë të tjera të paqarta.?-deklaroi Naço.

Komisioni i Ligjeve miratoi sot 113 punonjës si pjesë e stafit të tre institucioneve të rëndësishme të Vettingut, nga 185 punonjës që ishte kërkuar për tre organet.

Organet e vettingut kërkuan shtesë prej 70 punonjës por kjo nuk u pranua nga maxhoranca.

Vetëm me votat e mazhorancës, Komisioni i Ligjeve miratoi strukturën me 50 punonjës për Komisionin e Pavarur të Kualifimit, 26 punonjës për Komisionerin publik dhe 37 për Kolegjin e Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese./ CityNews





10:36 Aktualitet

Tripolariteti në PD

Partia Demokratike ka vendosur të nisë analizën e humbjes së...

Lajmet e fundit nga