Kompania që ka shkatërruar jugun
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Partia Demokratike ka vendosur të nisë analizën e humbjes së zgjedhjeve parlamentare. Nëse shohim ecurinë e zhvillimeve politike brenda saj që nga Marrëveshja e 18 majit, mund të thuhet se kjo parti është fraksionuar sot në tre pole: i pari është poli i kryetarit aktual Lulëzim Basha, që mund të konsiderohet se ka konsoliduar një klan të vetin dhe kontrollon pjesën më të madhe të struktuve të partisë.
Një pol i dytë, që është i tillë për shkak të historisë politike të protagonistëve dhe nyjëtimit të një mesazhi të posaçëm politik që rezonon brenda partisë, janë atë që mund të quhen Të Përjashtuarit nga PD me listën e mesnatës së Lulëzim Bashës. Duhet të pranojmë se këto dy pole janë realitete që ndahen qoftë te pëprjekja për të asgjësuar njëri -tjetrin, qoftë te qasja ndaj Marrëveshjes së 18 majit, por edhe te mënyra si duan të menaxhojnë asetet dhe historinë e PD-së.
Poli i tretë është Sali Berisha, ish-kryetar i partisë dhe ish-kryeministër, i cili prej katër vitesh aplikoi formën e vet të opozitarizmit përmes prezencës në rrjete sociale, media dhe Parlament.
Në një pikëpamje, deri më tani, PD ka shfaqur dy sjellje opozitare, të cilat u kondensuan te humbja e qershorit në divergjencë të re. Cilado qoftë analiza e PD për humbjen ajo do të duhet të pranojë se mes dy qasjeve në kundërshtimin e qeverisë së majtë PS LSI, ka patur gabime. Sot Lulëzim Basha fler për opozitë të fortë dhe pakompromis, diçka që në mandatin e parë u pa më shumë te Sali Berisha. Duhet thënë se në triblimet politiko koniunkturale të të dyve, Lulëzim Basha u dëmtua më shumë. Marrëveshja e tij e 18 majit ka cenuar rëndë besueshmërinë e tij, aftësinë për të përpunuar një mesazh të ri politik që të mund të amortizojë dëmin e madh të krijuar nga një pakt që shpërdoroi energjinë e të ashtuquajturës Çadër e Lirisë.
Paktet e heshtura të Berishës me LSI-në që vazhdojnë ende sot, nuk sollën ndonjë dëm për PD-në kuptimin e asaj që ndodhi me 18 majin, kur PD-ja fali pa të keq koordinatat e veta si opozitë e këtij vendi.
Këtij dualiteti i ka ardhur fundi në kuptimin se Të Përjashtuarit përbëjnë një pol të ri. Jo se protagonistët e këtij grupi nuk kanë përgjegjësi dhe mëkate, por teza e tyre kryesore për zgjedhjet dhe zhvillimet e brendshme, i përgjigjen më mirë standardeve normale të një demokracie funksionale.
Në këtë realitet dinamik, është e vështirë që Lulëzim Basha të aplikojë veton e tij me vulën që ka në xhep. Ndonëse autoriteti i Berishës është moral dhe ai po goditet përditë e më shumë, në eventualitetin e një lëvizjeje politike nga grupi i Të Përjashtuarve, z. Basha do të duhet të marrë në konsideratë çdo gjë.
Graviteti i pushtetit të PS-së ku sot orbitojnë shpresat e z. Basha është dobësi strategjike pasi ajo kërcënon me vakuum pjesën e opozitarizmit. Z. Basha nuk mund të jetë edhe opozitar, edhe bashkëpunëtor i z. Rama, edhe poterexhi kundër drogës dhe krimit, edhe shkelës profesionist syri në emër të integrimit dhe hapjes së negociatave. Retorika e tanishme e z. Basha përkufizon një situatë të jashtëzakonshme në të cilën një opozitë kaq parimore do të duhet të ndërpriste çdo bashkëpunim me pushtetin.
Problemi më i madh i z. Basha dhe që i jep zë kundërshtarëve është pasiguria dhe mungesa e transparencës në vendimmarrje, zbulimi i qëllimeve të tij për likujdime në politikë dhe në fund për rrjedhojë, përftimi i një modeli të ngjashëm me atë të Edi Ramës. Çdo fitore e grupit tjetër, pavarësisht se thjesht për interesa të tyret, është një ecuri korrigjuese e këtij modeli të papranueshëm. Dhe në kuadrin e analizës që po afron, kapja e posteve në struktura partiake – përmes një procesi realisht të hapur që ecën dora dorës me përgjegjësinë e vërtetë të kryetarit aktual të PD-së – do të duhet të jetë zgjidhje kompromisi. Përndryshe, vështirë se z. Basha do të mbajë të gjithë partinë për vete. Ai ndodhet në situatën kur i është nevojtar Sali Berishës, i duhet një dorë nga Edi Rama, ndërkohë që ka një opinion kundër. Dhe në këto kushte i duhet edhe të vijë në pushtet meqë këtë fabul ja detyron postit ku ka ngecur. /Respublica
Kjo është vërtet një histori e çuditshme, e cila nis nga një...
Në krahasim me vendet e tjera çmimet e drogës në vendin tonë...
Forma më e zakonshme e infektimit në vaginë është kërpudhat,...
Në një deklaratë për mediat, Bashkia e Lezhës ka reaguar në ...
Ndërron jetë 65-vjeçari me inicialet P.N, i cili dyshohet se...
Ka nisur me ankesa dhe ndërprerje mbledhja e sotme e Komisio...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Beri...
Një 24-vjeçar me shtetësi islandeze është arrestuar nga poli...
“Mukja” u prish, domethenë qepallimi. Me një shqelm bithëve....
Ndërkohë që njëra nga dy makinat e djegura gjatë pasmesnatës...
Në fjalën e tij në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, deput...
Nisur nga rastet e fundit, Komisioni i Sigurisë Kombëtare pa...
Nënkryetarja e grupit të PD në Komisionin e Ekonomisë, Jorid...
Bashkia e Tiranës është e vendosur të vijojë aksionin e ulje...
Lulzim Basha po përpiqet të deinkurajojë legalizimin e fraks...
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë diskuton aktin normativ pë...
Kryeministri Rama ka përsëritur ritualin e përditshëm duke t...
Një raport i fundit, “Risk Map Report 2017”, i përpiluar nga...
Në një postim në rrjetet sociale, zëvendëskryeministri i Kos...
Prej ditës së sotme, partitë, koalicionet dhe kandidatët e p...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...