Lulzim Basha mbron deputetët e shitur/ S’ka komision për votimin e Gramoz Ruçit
Po bëhen 3 javë kur Gramoz Ruçi u zgjodh me 80 vota pro krye...
Përfaqësuesit e rreth 30 partive politike, parlamentare, ose jo u mblodhën sot në një tryezë të përbashkët me qëllimin kryesor unifikimin e qëndrimeve për reformën zgjedhore dhe pastrimin përfundimtar të zgjedhjeve në Shqipëri.
Kreu i ZGJIDHJA-s, Koço Kokëdhima, Kreu i PAA-së, Agron Dukea, kreu i PDS-së, Paskal Milo dhe shumë drejues të tjerë të partive politike në vend, të konsideruara të vogla, vendosën që të krijojnë frontin e bashkuar të partive politike opozitare.
Në një njoftim shtypi të shpërndarë nga grupi drejtues, u theksua se reforma zgjedhore është e pakthyeshme, që ajo duhet të mbarojë deri në mars 2018, që ajo të udhëhiqet nga OSBE-ja, që partitë e vjetra të heqin dorë nga administrimi i zgjedhjeve, që kodi i ri zgjedhor duhet të garantojë identifikimin biometrik të zgjedhësit, votimin dhe numërimin elektronik. Sipas partive të vogla, reforma zgjedhore duhet të realizohet me transparencë dhe jo me pazar mes Rilindjes dhe PD-së dhe ato u bënë thirrje drejtuesve të PD-së dhe të LSI-së të mos flasin në asnjë rast në emër të opozitës shqiptare, por vetëm në emër të partive të tyre. Deklarata e tryezës së Përfaqësuesit e partive politike opozitare që luftojnë për pastrimin përfundimtar të zgjedhjeve në Shqipëri, të mbledhura sot në një tryezë në Tiranë, me shqetësimin e thellë pse Shqipëria nuk ka arritur përparimin e duhur drejt demokracisë, deklaruan se ne jemi vendi i vetëm në rajon që nuk arrin të bëjë zgjedhje të lira, të barabarta dhe të ndershme. Tryeza e sotme e partive politike konstatoi se reforma zgjedhore është mëma e të gjitha reformave. Pa reformën zgjedhore, asnjë reformë tjetër nuk mund të japë rezultatet që dëshirojmë dhe presim. Kjo tryezë mori vendime dhe rekomandoi e miratoi propozimet si më poshtë:
1-Krijimin e një delegacioni me përfaqësues të partive politike dhe të shoqërisë civile që të fillojë një raund takimesh dhe konsultimesh për reformën zgjedhore me aktorët politikë, OSBE-në dhe ambasadorët e vendeve perëndimore në Tiranë.
2-Reforma zgjedhore duhet të udhëhiqet nga prezenca e OSBE-së. Kjo reformë duhet të përfundojë deri në 31 mars 2018 me qëllim që zgjedhjet vendore të vitit 2019 të reformohen. Pretendimi i qeverisë që e kushtëzon reformën me listat dhe të drejtën e votës së diasporës nuk ka bazë. Vota e
diasporës nuk është e domosdoshme për zgjedhjet vendore.
3-Partitë e vjetra politike, duhet të heqin dorë nga administrimi i zgjedhjeve. Ato kanë kryer krime të rënda elektorale dhe kanë shkatërruar zgjedhjet e lira në Shqipëri. PD dhe Edi Rama duhet të kërkojnë ndjesë publike për krimet elektorale që kanë kryer ndër vite. Zgjedhjet shqiptare duhet t?i zhvillojë një administratë zgjedhore shtetërore, e pavarur dhe apartiake si në të gjitha vendet normale demokratike në Europë. Rilindja dhe PD-ja nuk mund të vazhdojnë të numërojnë votat e partive të tjera.
4-Kodi i ri zgjedhor duhet të garantojë identifikimin biometrik të zgjedhësit, votimin dhe numërimin elektronik. Ky kod duhet të ndalojë që listat zgjedhore të hartohen nga kryetarët e partive. Listat të mos dalin nga kryetarët, por të hartohen në rrugë demokratike, përmes zgjedhjeve primare, me pjesëmarrjen e gjerë të militantëve të bazës, anëtarësisë së partive dhe qytetarëve të vendit. Kodi i ri elektoral duhet të garantojë realisht e plotësisht përmbushjen e të drejtës kushtetuese të çdo qytetari shqiptar për të zgjedhur e për tu zgjedhur lirsht.
5-Reforma zgjedhore duhet të realizohet me transparencë dhe jo me pazar mes Rilindjes dhe PD-së, përmes një procesi të hapur e gjithpërfshirës dhe jo përjashtues e në dëm të partive të reja. Drejtuesit e PD-së dhe LSI-së të mos flasin në asnjë rast në emër të opozitës shqiptare, por vetëm në emër të partive të tyre. Ato mund të flasin në emrin e frontit të opozitës së bashkuar vetëm kur të kenë edhe miratimin e tryezës sonë.
6-Kodi i ri zgjedhor duhet t?i shpëtojë zgjedhjet nga monopolet dhe oligopolet e partive të vjetra dhe nga paratë e krimit, korrupsionit dhe oligarkëve të lidhura me to. Ky kod duhet të garantojë jo vetëm lirinë e konkurencës dhe të përfaqësimit të qytetarëve, individëve dhe partive e grupimeve politike, por edhe përfaqësimin e drejtë me mandate në kuvend e në këshillat bashkiake të votës propocionale të popullit.
7-Tryeza falenderon atë pjesë të shoqërisë civile që është përfshirë në luftën për reformën zgjedhore dhe pastrimin përfundimtar të zgjedhjeve dhe fton të gjithë shoqërinë civile dhe inteligjencën e vendit që t?i bashkohet kësaj kauze jetike për të ardhmen e Shqipërisë dhe për fatet e popullit./ CityNews
Po bëhen 3 javë kur Gramoz Ruçi u zgjodh me 80 vota pro krye...
Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur pasditen e sotme...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka reaguar ndaj f...
Aktivisti opozitar Sergei Udaltsov dhe rreth 30 pjesëmarrës ...
Sjellja e ligjit për gjuhët është e dëmshme për vendin, por ...
Një tjetër hapësirë çlodhëse për fëmijët dhe të moshuarit i ...
Në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017”, policia po zhvillon...
Nesër në Gjermani do të zhvillohen zgjedhjet për anëtarët e ...
I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit, kreu i Gru...
Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në ...
Për shkak të tensioneve në rritje lidhur me programin atomik...
Në kuadër të qëndrimit të tij në Nju Jork, kryeminsitri i ve...
Megjithse partia e presidentit në detyrë, Ilir Meta, së bas...
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ish-kryeministri S...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati zh...
Një 22-vjeçare me inicialet B. L. është proceduar penalisht ...
“Ballkani është rajon shumë me rëndësi i kulturës e traditës...
Asnjë verifikim nuk ka ndërmarrë struktura e Inspektoratit t...
Një 18-vjeçar nga Iraku, është akuzuar për vrasje të mbetur ...
Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e sotme pr...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...