Vrasja me plumb në kraharor/ Kush është dibrani i ekzekutuar sot
Mëngjesin e sotëm një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Di...
Serbët torturonin, maltretonin dhe vrisnin shqiptarë, Komuna e Istogut dhe pushtetet e saj, i mbuluan të gjitha provat dhe dëshmitë!
Duke filluar që nga pushteti i parë në Komunën e Istogut dhe deri tek pushteti dhe regjimi i sotëm, asnjë nuk u përkujdes për objektet dhe vendngjarjet historike, të cilat sot e kësaj dite mbesin në mendjen e secilit shqiptarë të Komunës tonë.
Të gjithë istogasit, bile edhe më gjerë, e njohin dhe e dinë vendin që sot quhet “Sheshi i Gjakut”, dikur e ashtuquajtura “Kulla e Popit”! Ky objekt, i shërbente regjimit serb, i cili sillte shqiptarë të pafajshëm, të rinj dhe të moshuar, të cilët i torturonte dhe i vriste në mënyrën më makabër, që asnjëherë nuk ishte parë e dëgjuar! Fama e keqe e këtij objekti (Kulla e Popit), është e përhapur në të gjithë territorin e Komunës së Istogut, ku sipas gojëdhënave dhe transmetimeve nga më të moshuarit, shumë familje të Istogut kanë të afërm të cilët iu janë vrarë në atë objekt të tmerrshëm të asaj kohe.
Pas Luftës 1998-1999 Komuna e Istogut, atë objekt (Kullën e Popit), në vend që ta ruaj si dëshmi të tmerreve që i shkaktoj Serbia popullit të Kosovës, ajo e rrënon dhe parcelën ku ishte i ndërtuar e privatizon dhe sot është ndërtuar një biznes i quajtur “Jaffa”!
Krimi i dytë historik që dua ta përmend, e që pushteti komunal i Istogut nuk u interesua aspak për te, është vendi i ashtuquajtur “Lluga e Xhamisë”, i cili ishte vend me shumë baltë dhe ishte mbushur me kufoma shqiptarësh, e që pa dyshim kishte lidhmëri me objektin që përmendëm më lartë (Kulla e Popit), sepse viktimat që i vrisnin në “Kullën e Popit”, i dërgonin në “Llugën e Xhamisë” ku edhe i fundosnin në baltë. Flitet për qindra shqiptarë të vrarë dhe të fundosur në “Llugën e Xhamisë”, të gjithë të torturuar dhe të vrarë nga regjimi serb.
Pas Luftës 1998-1999 Komuna e Istogut pa asnjë fije turpi dhe ndjesie njerëzore, mbi atë baltë sjellë gurë dhe rërë, ku mbi të fillon ndërtimin e Palestrës së Sportit, Palestër e cila ka filluar të ndërtohet diku para 7 vitesh dhe Zoti e di se kur do të përfundoj.
Një krim tjetër historik të cilin dua ta ceku, është mosinteresimi dhe neglizhenca ndaj varrezave të vjetra në Gurrakoc, e që nuk janë thjeshtë varreza të rëndomta sepse në to janë të varrosur 13 viktima të te rinjve shqiptarë të vrarë nga serbët rreth vitit 1920 (ngjarje për të cilën do të flas më gjerësisht një herë tjetër).
Pushtetet komunale pas Luftës së fundit në Kosovë, asnjëherë nuk u interesuan për to, mbi të cilat varreza regjimi serb ndërtoi Tregun e Gurrakocit dhe dy objekte biznesi. Komuna e Istogut në vend që të paktën të ngrejë një memorial në shenjë respekti dhe përkujtimi për këta martir, ky regjim istogas lëshon leje për renovim të njërit nga bizneset mbi ato varreza.
Pra, pushtetet e kaluara dhe ky i tanishmi, të cilat janë shndërruar në regjime të pamëshirshme për historinë nëpër të cilën kanë kaluar qytetarët e Istogut dhe rrethinës së tij, ka përgjegjësi të mëdha ndaj familjarëve dhe vet shkencës së Historisë! Andaj, unë si historian në formim, i denoncoi tek populli këto krime ndaj të kaluarës së hidhur, që kriminelët serb i ushtruan mbi shqiptarët, ndërsa kriminelët shqiptarë në pushtet të Komunës së Istogut i mbuluan dhe i zhdukën.
Nga Sali Kabashi – Historian
/Citynews
Mëngjesin e sotëm një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Di...
Kalimi për të dytën herë në sitë i pasurive të gjyqtarëve dh...
Gazetari Ylli Dylgjeri nuk ka lënë pa komentuar incidentin e...
Gjatë pranverës 2017 Instituti i Studimeve Politike organizo...
Kryeministri Edi Rama ndër të tjera në fjalën e tij sot para...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një fjalim në Asamblenë...
Ish-presidenti Bujar Nishani ka folur për ngjarjen e rëndë t...
Gazetari i njohur i kronikës Flamur Vezaj ka kritikuar ashpë...
Sot disa rrugë të Tiranës u bllokuan për automjetet në kuadë...
Ministrja e Mbrotjes Olta Xhaçka është takuar sot me Ambasa...
Henri Çili dikur mbështetës i PD-së dhe një nga miqtë e krye...
Një vajzë 27-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës ndërsa n...
Ish-nënkryetari i PD-së Astrit Patozi ka reaguar sërish sot ...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar pas aksionit të...
Anëtarja e kryesisë së PD-së Valbona Mezini, një nga kundërs...
Ylli Didani dhe Donald Shena janë personat që ditën e djeshm...
Një djalë i ri rreth të 25-tave ka vjedhur në xhaminë e “Rr...
Shqipëria ka hyrë tashmë në një fazë tepër delikate dhe të v...
Anëtari i kryesisë së PD-së dhe drejturi i sekretariatit për...
Para OKB-së, ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel para...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Tre persona janë arrestuar në Lezhë pasi morën me forcë në...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...