Pezullohet nga detyra ish-drejtori i Policisë Shkodër/ Nuk pranoi postin e ri
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Kur bisedon me të njohurit, por edhe me gjerë, plot syresh të flasin për valixhet me dekorata të baballarëve. Me sa kuptohet regjimi i kohës i kishte me tepricë. Dhe kjo është e kuptueshme pasi mbështetej në frymën e masave. Mua më kujtohet ai imi, një të tillë e mbante sipër dollapit të rrobave. E ruante me një fanatizëm sikur të ishin aty thesaret e karaibeve nga koha e kolonizimeve. Një vandak i tërë çertifikatash jo sulmues i pare, i dytë. Sidomos gjatë planeve që do sillnin përparimin e vendit. Por edhe ca kutiza veshur me llush, brenda së cilës rrinin ca medalione bronzi.., apo ca çertifikata luksi me kore të trashë në të kuqe të thellë që stononin me ambjentin tone prej dy divanësh shtatë mijë lekësh, një bufe, e ato bandat e mureve me pejzazhe ekzotike nga Kina e largët. Dhe poshtë tyre, një librezë kursimi me rëndësinë e valixhes së kodeve bërthamore të Vladimir Putinit a Donald Trumpit. Kursime jete me qëllimin që të mos varrosej me lekë borxh. Kur erdhi dita, çfarë ishin aty nuk mjaftonin as për qivurin, jo më të tjerat. Por ai realitet më kujtoi një bisedë me gjyshin e sime shoqe, kur më tha një radhe se ne, njerëzit e thjesht, populli këto zakonet e hyrje daljeve i bënim nga halli. Me qëllimin të ndihmonim njëri-tjetrin, sidomos në vaki. Se morti vjen i paftuar!
Mu kujtuan këto kur pashë disa veteranë në Pezë. Në ato kronika gjysmë ironike të disa televizioneve, ku me bukë me vete përkujtonin luftën, babe Myslymin etj. Nga ana tjetër si ai ironiku, si ai mendje mbushuri (veterani) mendje top, dukeshin si një botë që asnjëherë nuk kanë për të ngjitur.
Por kanë për të vazhduar në atë avazin, njëri gozhdës e tjetri patkoit. Një ironi klasike e së përditshmes tone.
Sot në Shqipëri ka një përfolje për dekoratat. Një projekt ligj që do futet së shpejti në Kuvend. Kryesisht synon që t’i hiqen titujt hero i popullit, hero i punës socialiste, hero i popujve të Jugosllavisë, hero i popujve të Bashkimit Sovjetik etj., Enver Hoxhës dhe shpurës së tij. Do jetë vetëm për këta, apo edhe për të tjerët nga pas. Nuk e di, pasi nuk e gjej gjëkundi si draft… Po nuk është çështja kjo. Çështja është tek një lloj ideollogjie me të cilën ne duam të ndërtojmë demokracinë.
Gjatë këtyre njëzetë shtatë viteve demokraci, nuk pati kurrë një inisiativë intelektuale së pari për të qëruar të kaluarën nga ato momente a njerëz që kanë dëmtuar si realitetin e luftës, por edhe janë bërë shkaktarë e pjesëmarrës në krimet e diktaturës së proletariatit. E njëjta gjë edhe me ata që pretendojnë përmes shembujve dhe kulturës së viteve dyzetë, se janë ajka e antikomunizmit me të mirat dhe të këqijat që kanë. Sot diskutohet e shkuara, përqeshet, ironizohet, me të njëjtin ton si ai viteve dyzetë. Dhe kjo është e hidhur përballë realitetit të kohës, i cili kërkon njëkohësisht, pendesën, reflektimin, uljen e nervave dhe hapjen udhë të vlerave në mënyrë të atillë që kombi të ketë heronjtë e tij. Jo heronjtë e palëve. Kjo mbajtje krahu, nga palët, është sot arsyeja pse shqiptarët si dje në diktaturën e proletariatit, edhe sot në këtë dëm demokracinë tone, kanë në shtëpitë e tyre valixhe të mbushura me dekorata. Pa asnjë vlerë morale, por edhe monetare jo, jo. Kjo është demagogji, kur koha ka zhveshur herët nga dekoratat kallpe heronjtë e xhaketave të dokut të cilët here të shikojnë me lot në sy, here të flasin me inat. I ka zhveshur edhe për një fakt kokëfortë që ne nuk duam ta shohim, ata mbajnë dekoratat e shalle në qafë, jetojnë me to, por frymojnë me sytë nga fëmijët emigrantë.
Dështimit nuk ke çfarë t’i heqësh. Me të tjera ligje bëhet bëhet ekonomia e tregut./ CityNews
Ambasadat e shteteve të Kuintit në Prishtinë, ku bëjnë pjesë...
Në një mesazh në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane në vend...
Fushata e pastrimit të kanaleve kulluese ka nxjerr në sipërf...
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryetari i grupit ...
Nuk ka pajtim dhe kjo deri tani duket qartë. Patozi dhe Topa...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar s...
Frika se Kryeministri aktual edhe po qeverisi keq, sërish mu...
Përcaktohet nga grupi hetimor ekspertiza mjeko-ligjore e vde...
Ambasadorja e Holandës në vendin tonë, Dewi van de Weerd ësh...
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet për të arritur te...
Mos kujtoni se Luli e di çfarë po kërkon, kur thotë se ka ni...
Policia ka bërë të mundur arrestimin e një 23-vjeçari, i cil...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë ka bërë një vizitë në një...
Debati për propozim ligjin për shfrytëzim të gjuhëve vijon e...
Ndërkohë që drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako po zhv...
Emiljano Boka 24 vjec, kishte hyrë në Angli si klandestin në...
Incidenti i ndodhur dy ditë më parë, ku një automjet i blind...
Karabinierët e qytetit të Chieti arrestuan Agim Cafin 38 vj...
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, nënkryetari i LSI-...
Lirohet 19 vjeçari Klejvi Bliu i cili aksidentoi një të mitu...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...