Pezullohet nga detyra ish-drejtori i Policisë Shkodër/ Nuk pranoi postin e ri
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Frika se Kryeministri aktual edhe po qeverisi keq, sërish mund të rrijë në pushtet është një përjetim që e kanë shumë njerëz. Partia Demokratike, ish opozita më e madhe në vend doli nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, e shkatërruar, jo vetëm prej rezultatit dhe rrjedhjes së qindra mijërave votave dhe jo vetëm prej pretendimeve për blerje votash, por dhe për shkak të një liste krejtësisht përçarëse që kryetari i Partisë Demokratike bëri me lapsin e nxjerrë nga xhepi i këmishës së vet. Partia Demokratike, në fakt, pas marrëveshjes të majit – të pasqaruar asnjëherë – që mbylli të ashtuquajturën Çadër Lirie dhe me duart e Ramës dhe Bashës njëherësh, hyri në zgjedhjet parlamentare e shkatërruar, pa kauzë morale. Dhe për më tepër foli për parregullsitë në zgjedhje atë kohë më pak se dhe vetë anëtarët e Partisë Socialiste në KQZ.
Mund të ngremë njëmijë hamendësime për shitje blerje të Kryetarit të Opozitës, mund të rrimë gjithë ditën të analizojmë paaftësinë e qëllimshme apo të paqëllimshme të tij në raport me atë marrëveshje që nuk e kuptuam kurrë: por një gjë tashmë është e qartë për të gjithë: Lulëzim Basha i shitur ose i pashitur, i aftë ose i paaftë, Sororist apo Trumpist nuk e ngre dot trajsën e opozitës dhe pas këtyre që i ndodhën me vullnetin ose pa vullnetin e tij, ai nuk është në gjendje të ringrejë shpejt një kauzë morale që e mbyti me duart e veta. E kemi parë këtë përditë në reagimet e vakëta dhe aspak koherente të Partisë Demokratike, e kemi parë këtë në cilësinë e grupit parlamentar demokrat ku fjalimet në parlament ngjajnë, ku fjalimet e shumicës së deputetëve të zgjedhur nga lapsi i Kryetarit ngjajnë më një konkurs hartimesh për shkollat e mesme.
Shkurt dhe shqip, Kryetari aktual i Partisë Demokratike, përveç opozitës nuk mund të japë një ofertë të besueshme për shqiptarët. Shumëkush e di që në subkoshiencën e Kryetarit të Partisë Demokratike fle shprehja ?Prit se dardha të bie vetë në prehër?, por të jeni të bindur se me këtë lloj opozite dardha mund të bjerë, jo në prehër, por në nevojtore dhe pas katër vjetësh, dhe pas tetë vjetësh?.
Për ne si qytetarë, nuk ka rëndësi kush rri e kush ikën nga pushteti, rëndësi ka që vendi të ketë qeverisje efikase dhe një opozitë që ta ketë frikë e ta kontrollojë, të vajoset e te funksionojë ashtu si duhet në demokraci raporti pozitë opozitë, përndryshe ky vend do të shkojë poshtë e më poshtë, pasuria do të përqendrohet gjithmonë e më shumë në më pak duar dhe çdo lloj lirie që nga ajo e njeriut e deri tek ajo e medies do të kufizohen çdo ditë e më shumë?.
Nëqoftëse dikush nuk e ngre si duhet trajsen e opozitës do të kemi shumë njerëz kudo në politikë, media, biznes, shoqëri që do tentojnë që do tentojnë të shiten te pushteti në heshtje ose dhe publikisht, gjë që do të sjellë asfiksimin e plotë të atyre pak lirive që kanë mbetur në këtë vend. Ndaj, sot, që jo thjesht opozita shqiptare mos bjerë në humnerë por demokracia shqiptarë mos bjerë aty, ka vetëm një rrugë: Fronti i Gjerë Opozitar, me të gjithë ata që mendojnë se ky vend ka nevojë për opozitë më shumë se kurrë: një front me Lulin e shitur ose të pashitur brenda, me Jozefina Topallin, Astrit Patozin e Arben Imamin, me LSI-në, me Ben Blushin, Vangjel Dulen dhe Dashamir Shehin, me Artan Fugën apo Fatos Lubonjën e më shumë e shumë të tjerë jashtë politikës që kanë bërë opozitë shumë e shumë herë më serioze e konstruktive se vetë Partia Demokratike. Kjo është jo vetëm e vetmja rrugë për të ringritur dhe Partinë Demokratike, por dhe vetmja rrugë që Rama të mos mbetet duke patur opozitë vetëm vetveten./ CityNews
Përcaktohet nga grupi hetimor ekspertiza mjeko-ligjore e vde...
Ambasadorja e Holandës në vendin tonë, Dewi van de Weerd ësh...
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet për të arritur te...
Mos kujtoni se Luli e di çfarë po kërkon, kur thotë se ka ni...
Policia ka bërë të mundur arrestimin e një 23-vjeçari, i cil...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë ka bërë një vizitë në një...
Debati për propozim ligjin për shfrytëzim të gjuhëve vijon e...
Ndërkohë që drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako po zhv...
Emiljano Boka 24 vjec, kishte hyrë në Angli si klandestin në...
Incidenti i ndodhur dy ditë më parë, ku një automjet i blind...
Karabinierët e qytetit të Chieti arrestuan Agim Cafin 38 vj...
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, nënkryetari i LSI-...
Lirohet 19 vjeçari Klejvi Bliu i cili aksidentoi një të mitu...
Në kuadër të punimeve të Sesionit të 72-të të Asamblesë së P...
Nga Artan Fuga:Sot nga një zë në UET, që si person e respekt...
Edona James 30 vjeç është transgjinorja më e famshme shqipta...
Një operacion kontrolli në të gjitha subjektet që gjenerojnë...
Nga operacioni i zhvilluar ditën e sotme në orët e para të ...
Në raportin më të fundit të Pew Research Center thuhet se az...
Ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi, i cili u la jashtë lis...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...