web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

36 orë përpara vetëvrasjes/ Publikohet videoja e Chester Bennington

20 Shtator 2017, 06:00, Aktualitet CNA

Pothuajse 2 muaj pas humbjes tragjike të solistit të Linkin Park,  Chester Bennington, adhuruesit dhe ndjekësit duket se janë ende të lënduar nga vdekja e tij. E veja e Bennington, Talinda Bentley, publikoi një video private familjare të Chester, për të dhënë një mesah të rëndësishëm për të gjithë ata që e shikojnë.

“Unë po e publikoj këtë video në mënyrë që ju të kuptoni se depresioni nuk ka një fytyrë apo hunmor,? shkruante Bentley para se të postonte një clip prej 40 sekondash, i cili tregonte Bennington duke qeshur teksa provonte karamele me fëmijët e tij.

“Kështu dukej depresioni vetëm 36 orë para vdekjes së tij. Ai na donte shumë dhe e donim”, vazhdoi ajo më tej, duke iu referuar vetëvrasjes së muzikantit në mëngjesin e 20 korrikut.

Videoja e zymtë vërteton se depresioni dhe vështirësitë e tjera të shëndetit mendor shpesh janë pothuajse të pamundura për t’u identifikuar me sjelljen e një personi, dhe se dhimbja e madhe shpesh fshihet pas atyre që duken më të lumtur./CityNews





Lajmet e fundit nga