SHBA sërish në rrezik/ Parashikohet të goditet nga një tjetër uragan i fuqishëm
Pas uraganit “Harvey” i cili paralizoi prej ditësh Teksasin ...
?Fiks Fare? denoncoi situatën katastrofike në të cilën ndodhet Shërbimi i Zjarrfikësve në vend.
Në njërën dorë kazmën dhe në tjetrën fshesën, heronjtë pa uniforma kundër zjarrit, dolën maleve të shuanin vatrat e zjarreve që ?mbinin? si kërpudhat pas shiut. Kjo situatë konfirmoi atë që ?Fiks Fare? pasqyroi disa muaj më parë, degradimin total të këtij shërbimi.
?Fiks Fare? bëri një vëzhgim ku pasqyroi momente të vështira me të cilat u përballën zjarrfikësit në Shkodër, Elbasan, Laç, Lezhë, Krujë, Librazhd e Prrenjas. Kudo tabloja ishte e njëjtë: automjete të dala jashtë funksionit dhe as mjetet më elementare që duhet të ketë një zjarrfikës. Armët e vetme të tyre ishin kazmat, lopatat, fshesat dhe degët e pemëve.
Flakët nuk kursyen as vendet e shenjta, teksa i afroheshin Kishës së Shna Ndout dhe dhjetëra banesave përreth, Forcat e Shpëtimit dhe Mbrojtjes ndaj Zjarrit nuk ndërhynë dot, pasi automjeti i tyre nuk kishte ujë. Zjarrfikësit, në një bisedë jashtë kamerave treguan vështirësitë që has ky shërbim në dhënien e ndihmës .
?Nuk kemi ujë, po presim një autobot privat të na sjellë, por sapo u njoftuam se edhe ai ka mbetur rrugës. Kjo është situata, ç’të themi! Ne kemi vite që nuk marrim uniforma, imagjino të tjerat?, shprehet një prej zjarrfikësve. Zjarrfikësit pohuan gjithashtu se paguheshin me paga minimale 30 mijë lekë në muaj dhe kushtet në të cilat ata punojnë janë nën standardet minimale.
?Ne kemi vite pa marrë uniformë. Edhe këto rroba që kam veshur i kam blerë më lekët e mia, vetëm këpucët më ka dhënë shteti?, shprehet njëri prej tyre, teksa janë në pritje të autobotit privat për të sjellë ujë. E ndërsa flakët shtoheshin punonjësit e policisë dhe ushtrisë në mungesë të mjeteve për të ndërhyrë, ngrinin supet teksa qëndronin në një bar-kafe duke pritur ndihmën e kërkuar nga ajri.
Situata e rënduar rrezikoi edhe kurorën e gjelbër të qytetit të Laçit, por falë ndërhyrjes së Emergjencave Civile flakët u vunë nën kontroll pas 24 orëve.
Zjarri në rezervatin e Velipojës, shefi i zjarrfikësve: Nuk i veshëm veshjet kundër zjarrit se ishte vapë
Një tjetër rast i evidentuar nga ?Fiks Fare? ishte ai i rezervatit të Velipojës. Zona e mbrojtur e kategorisë së 5, që përfshin pyje, kafshë dhe shpendë të rralla rrezikoi të digjej. ?Fiks Fare? vëzhgoi në vendngjarje aksionin e Zjarrfikëses së Shkodrës, që me dy automjete të amortizuara të viteve ?70 e pati të pamundur të përballonte e vetme situatën. Veç ndërhyrjes së kërkuar nga ajri, zjarrfikësit u ndihmuan edhe nga forcat e policisë dhe të ushtrisë, të cilët së bashku arritën ta vinin situatën nën kontroll pas 9 orësh.
Duke luftuar me kazma dhe lopata, pa uniforma dhe të ndihmuar me ujë nga një autobot i Ujësjellës-Kanalizimeve Shkodër, u arrit të shpëtohej kjo zonë e mbrojtur që njihet për shumëllojshmërinë e bimëve dhe shpendëve. “Kemi ardhur me dy automjete të vjetra të viteve ?70 si dhe me një autobot me ujë nga Ujësjellës-Kanalizimet e Shkodrës. Ishte e pamundur ta vinim vetë situatën nën kontroll. Kërkuam ndihmë nga ajri si dhe nga ushtria dhe policia, pasi mund të rrezikohej gjithë rezervati prej 640 hektarësh?, u shpreh Agim Dibra, shef i Shërbimit të Zjarrfikëses Shkodër.
Gazetarët e ?Fiksit? iu drejtuan Ministrisë së Punëve të Brendshme për të marrë një informacion të plotë mbi sipërfaqen e djegur në rang vendi dhe për mënyrën se si është përballuar kjo situatë.
Sipas kësaj ministrie, në rang vendi ende nuk dihet sipërfaqja e saktë e hektarëve të djegur, pasi përllogaritja ende nuk është bërë nga Ministria e Mjedisit dhe pushteti vendor. Përsa i përket përballimit të situatës, në shkresën zyrtare theksohet se kapacitetet teknike kanë qenë të pamjaftueshme. Në shumë raste është ndërhyrë me helikopter, që ka kushtuar jo pak, por 2500 euro ora.
Pas shkrumbimit, çelen tenderat
Nga situata e krijuar ndodhi dhe çudia, pasi gjithçka u bë shkrumb e hi, bashkitë çelën tendera. Disa njësi të qeverisjes vendore, edhe pse mund të kenë pasur para? mënjanë për të përballuar zjarret e kësaj vere, ato kanë menduar të investojnë në shërbimin zjarrfikës vetëm pasi zjarret kanë ardhur në shtëpitë e tyre.
Janë pikërisht pesë bashki të cilat kanë hapur tendera vetëm në muajin gusht, pra muajin e fundit të nxehtë të verës për të blerë zjarrfikëse dhe uniforma. Madje, disa prej tyre kanë tentuar nga dy herë.
E para që është kujtuar për mbrojtjen nga zjarret është Bashkia e Fushë-Arrëzit, e cila ka tentuar dhe dy herë në korrik dhe dy herë në gusht të blejë një mjet zjarrfikës. Por, në të katër rastet, asnjë subjekt nuk ka paraqitur ofertë për thirrjen e tyre.
Edhe Bashkia Prrenjas ka tentuar dy herë të blejë një zjarrfikëse, por në të dyja herët, pikërisht më 11 dhe 23 gusht, procedura është anuluar për mungesë konkurrence, ndërkohë që prej disa vitesh vuajnë mungesën e tyre.
E njëjta situatë ka ndodhur edhe me Bashkinë Divjakë, e cila ka hapur procedurën më 3 gusht, por dhe me 25 gusht. Në rastin e fundit procedura është anuluar, pasi konkurrenti i vetëm i paraqitur nuk plotësonte kriteret e përcaktuara në formularin e kushteve teknike.
Kurse Bashkia Këlcyrë ka hapur tenderin për mjet zjarrfikës më 23 gusht, ndërkohë që është mbajtur në fillim të muajit shtator, kur filluan edhe shirat.
Ndërkohë, Bashkia Shkodër, pavarësisht se disponon mjete të dhuruara, ka mungesë të uniformave për zjarrfikësit, megjithëse autoritetet vendore pretenduan se nuk i veshin se është vapë.
Pavarësisht këtij pretendimi, më 29 gusht, Bashkia Shkodër ka njoftuar hapjen e tenderit për blerje uniformash për punonjësit e Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, duke vënë në dyshim deklaratën e drejtuesit vendor dhe ngritur pikëpyetje nëse uniformat nuk i veshin se është vapë, apo ka mungesë të tyre.
Pas uraganit “Harvey” i cili paralizoi prej ditësh Teksasin ...
“Fildesi e dinte se një ditë bashkëshorti do e vriste. Madje...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kryebashkiakun e Ti...
Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së Lëvizjes së Gruas p...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se dial...
Torbjon C. Petersen është një danez 38 vjecar, i cili ka një...
Ish ministërzvendëskryeministri Tritan Shehu, i zenë peng pr...
“A thua se unë kam 50 vjet beqar dhe tani më ka ndryshuar je...
Largimi i Marinës drejt TV Klan ka lënë një pikëpyetje të ma...
Marrëveshja e re politike për formimin e institucioneve, e n...
Përllogaritja e datës së lindjes ju tregon çfarë ju pret në ...
Të dielën, Koreja e Veriut testoi një bombë me hidrogjen, tr...
Në Shqipëri kanë mbërritur 6 automjetet e para të blinduara,...
Përfytyroni pak, sikur disa dekada më parë, do ju thoshin se...
Tashmë në javën e parë të shtatorit në plazhin e Durrësit nu...
Nisur nga keqinformime e keqinterpretime sistematike që po i...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka vendosur t’i për...
Një moment tepër prekës ka “thyer” miliona zemra në rrjetet ...
Dhuna në familja është kthyer në një fenomen tronditës, kohë...
Të martën në Prishtinë u shugurua katedralja me emrin e huma...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...