Vrasja e efektivit/ Klodiana Lala: Duhet hetim i thelluar, kemi një dëshmor por asnjë dorëheqje
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Përfundimisht PD është ?pushkatuar pa gjyq?, dhe kjo ka ndodhur në momentet më delikate të saj, kur vihet në pikëpyetje mbijetesa e kësaj partie historike. Partia e dhjetoristëve, partia e vlerave demokratike dhe euroatlantike, partia e ëndrrave të mëdha, rrezikon të kthehet në partiçkë, pasi ka rënë në duart e një njeriu të rrethuar nga servilë, dështakë, pjestarë të klaneve të shpartalluara dhe grupimeve që kërkojnë domosdoshmërisht asgjesimin e PD.
Mungesa e transparencës, mungesa e garës së sinqertë që karakterizoi PD deri në 22 korrik, mungesa e dëshirës dhe vullnetit për zbatimin e Statutit të PD si dhe pabesia me të cilën një kryetari ?ri? vendosi të ?ngrijë vehten? por pa u larguar nga posti dhe zyra e tij, janë treguesit e fillimit të një procesi vetshkatërrues i cili mbetet i pashmangshëm. Partia Demokratike e Shqipërisë, u formua si një formacion vlerash demokratike, europiane, ajo ishte dhe do të mbetet aspirata e rinisë, e qindra mijëra intelektualëve dhe desidentëve të dënuar nga diktatura, dhe nuk mund të mbetet peng i një njeriu që vetëm qoftë ky edhe kryetar partie.
Ajo ç?ka ndodhi me PD para dhe pas 22 korrikut, pas një gare aspak të ndershme, e antistatutore, si dhe ajo që po pergatitet të ndodhë në muajt në vijim, mbetet sinjali alarmit për qindra mijëra demokratë. Partia Demokratike e Shqipërisë, kurrë nuk ka qenë më e rrezikuar se sot, kurrë nuk ka qenë më e atrofizuar se sot, kurrë nuk ka qenë më e tradhëtuar se sot, dhe kurrë nuk ka qenë më e përdorur se sot, për interesa klanore, personale, gati për tu shpërbërë. PD sot nuk e shpëton dot as Dr. Berisha, pasi frenat e saj i ka marrë klani anti-PD, duke larguar dhunshëm vlerat dhe kontrubuesit e saj, dhe duke afruar antivlerat e saj, një rrugë e cila këtë parti do të kthejë shumë shpejt në shoqatë. Ajo që ndodhi me PD në 25 qershorin e 2017, ( dhe pas mashtrimit me çadrën e ?lirisë? ) pa asnjë mëdyshje do të quhet, si fillimi i shkatërrimit të një partie, e cila 27 vjet më parë ngriti në këmbë 1.2 milion zemra shqiptarësh për ta bashkuar vendin me familjen e madhe europiane dhe demokracinë më të vjetër në botë, atë amerikane.
Mungesa e fushatës dinjitoze, mungesa e sinqeritetit dhe transparencës, mungesa e aftësive, largimi dhunshëm i stafit të nevojshëm dhe potencialeve intelektuale që ka kjo parti, e kanë katandisur PD në nivele mjerane politike. Ajo që ndodhi në 25 qershor 2017, dhe ato që pritet të ndodhin pas ?zgjedhjes? së kryetari të ri, treguan se zoti Lulzim Basha , ishte dhe do të mbetet edhe për 4 vitet e tjera pronari i PD, e të ardhmes saj, gjë e cila të bën të mendosh se asgjesimi kësaj partie, është çështje kohe. Ardhja e zotit Basha në krye të PD, ishte një proces denigrues dhe antistatutor, ishte një proces farsë, nga i cili humbi shumë kjo parti, e cila në 25 qershor humbi jo vetëm 220 mijë vota në shkallë vendi, por ka fshirë nga regjistrat e saj gjithë anëtarësinë dhe strukturat e rretheve.
Pothuajse në të gjitha qytetet dhe fshatrat e vendit, nuk ka sot, as seksione dhe as grup-seksione të PD-ve lokale, nuk ka as anëtarësime dhe as statistika zyrtare, gjë e cila të bën të mendosh se në 22 korrik , ata që do të votuan ishin krejt anonimë, dhe jo anëtarët realë të kësaj partie. Situata në të cilën gjenden sot degët e PD, si në Durrës, Elbasan, Tiranë, Korçë, Vlorë, Shkodër e Gjirokstër, Berat dhe Sarandë, është alarmante, e turpshme, dhe vajtuese, dhe kjo për fajin e ?Liderit? që humbi zgjedhjet, përgjysmoi votat në 25 qershor, dhe që nuk bëri dot reformimin e partisë në 4 vitet e shkuara.
Këto dhe shumë faktorë të tjerë shqetësues dhe tronditës, të shtyjnë të mendosh, se si mundet që kryetari, edhe pse humbi thellë, me këmbëngulje të habitshme kërkoi të rikonfirmohej si i tillë, si mund të guxonte sërish postin e kreut të PD, kur kjo parti është katandisur drejt shkërrmoqjes vetëm për shkakun e drejtimit të gabuar ? Si mundet që një njeri që humbet thellë zgjedhjet, që largon vlerat dhe kontributet e partisë, që merr përsipër gjithçka duke nisur nga listat e grupit parlamentar dhe deri tek emërimet e tjera, të ketë kurajon të rimarrë postin e kryetarit të Partisë Demokratike ? Këtë gjë nuk e ka bërë as Dr. Berisha, por nuk do ta bënte as Nano, por e bëri zoti Basha. Për çdo democrat, anëtar të PD, tashmë gjithçka është e qartë mbi pazaret e mesnatës së 17 Majit 2017, duke nisur nga mbijetesa Lulit si kryetar, tek shkatërrimi PD, dhe sundimi Ramës edhe për 8 vitet e tjera si kryeministër./CityNews
Ish-zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka reaguar për herë të...
Bashkë me reformimin e ministrive, gjatë këtij 4-vjeçari do ...
Tashmë Anglia është shndërruar në një Eldorado të vërtetë p...
Lëngu i karotësËshtë një nga lëngjet më të pasura me vitamin...
Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar ditën e sot...
Të gjithë mund të kemi parë foto që tregojnë madhështinë e n...
Ushtritë e shteteve janë krijuar për të qenë të përkushtuara...
Policia ka finalizuar me sukses operacionin “Summer 2017” ku...
Ish-ministri i qeverisë Berisha, Besnik Mustafaj, i është pë...
Ndonjëherë në mënyrë që të keni ndryshime pozitive në jetën ...
Qevreia e re e kryeministrit Edi Rama, e cila u prezantua nj...
Sot bëhen plot 54 vjet që kur Dr. Martin Luther King Jr. Mba...
Qeveria e re e prezantuar ditën e djeshme nga kryeministri E...
Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama prezantoi kabinetin e ard...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, njëkohësisht Komandant i...
Edi Rama ka ndërtuar një qeveri të parashikueshme, bazuar te...
Është identifikuar autori i dytë, që dyshohet të jetë përfsh...
Federica Mogherini, përfaqësuesja e Bashkimit Europian për M...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka komentuar q...
Eshtë i njejti model i përdorur në Kroaci, e që në mënyrë st...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...