Helmimi i studentëve/ SORI-AL: Asnjë konfirmim nga institucionet, kush mban përgjegjësi për dëmin ndaj biznesit
Kompania SORI-AL përmes një deklarate zyrtare bën me dije ...
Kompania SORI-AL përmes një deklarate zyrtare bën me dije ...
Eshtë i njejti model i përdorur në Kroaci, e që në mënyrë strikte nxorri në dritë të diellit mijëra dollarët që ish kryeministri kroat Ivo Sanader kishte përvetësuar në mënyrë të paligjshme. Ndërsa milionat e vëna nga ana e pushtetarëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptarë janë lehtësisht të verifikueshme. Ndërkohë që Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Verfikimit të Pasurive e ka bërë anën zyrtare të verifikimit të pasurisë së politikanëve dhe përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë, tashmë situata ka mbërritur në terren.
Faza e parë e verifikimit në terren të pasurive të paluajtshme janë vilat e qeveritarëve dhe të punonjësve të sistemit të drejtësisë në resortet turistike. Vila që kushtojnë me miliona dollarë, shumë më tepër shpenzim se sa paga e një zyrtari të shtetit apo drejtësisë, qoftë ky dhe i nivelit më të lartë.
Burime të besuara saktësojnë se ka filluar verifikimi i vilave në gjirin e Lalzit, në Qerret, në jug dhe në tërë vijën bregdetare në Shqipëri, pa përjashtuar vilat në Tiranë dhe periferi të Tiranës, apo vilat dhe resortet turistike jashtë vendit, kryesisht në Malin e Zi dhe në Kroaci.
Në gjirin e Lalzit ka shkuar Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, i cili po ndërhyn tek shtesat pa leje të këtyre vilave të qeveritarëve dhe pjestarëve të sistemit të drejtësisë shqiptare. Duke qënë se kanë bërë dhe ndërtime pa leje, ky do të jetë si një pretekst për të sonduar pronarët e vërtetë të këtyre vilave, përmes prishjes së tyre. Teksa do të shohin ndërhyrjen nga ?lart?, atëherë do të verifikohet se në pronësi të kujt janë. Nuk flasim këtu për vilat e Berishës, Metës apo dhe e ish ministrave socialistë, të cilat janë të deklaruara dhe janë në verifikim të plotë, pavarësisht nivelit të ultë të shpenzimeve të regjistruara në deklaratat e pasurisë që janë blerë.
Verifikimi i vlerës së tyre me çmimin e tregut do të bëhet përmes arkitektëve apo inxhinierëve të specializuar të ndërtimit, sipas modelit që përdorin bankat e nivelit të dytë që verifikojnë kolateralin si garanci për të dhënë kredi. Pra me vlerën reale dhe jo atë të deklaruar në shtet, si blerje apo pagesë tatimfitimi të atij që e ka shitur. Njëherësh pritet që të bëhet dhe përllogaritja e tyre.
Sondimi do të bëhet dhe në ndërtesa të tjera, duke i shpallur si penguese të investimeve strategjike, dhe në bazë të kërkesës për dëmshpërblim, meqënëse janë me leje do të nxirret dhe kostoja e vërtetë.
Nga ana tjetër mësohet se do të fillojë në masë dhe verifikimi i disa kompanive të inerteve, të kromit dhe të shfrytëzimit të malit të Tomorrit për nxjerrjen e mermerit, për të parë në pronësi të vërtetë të kujt janë. Këto do të jenë objekt i tatimeve, i ministrisë së Mjedisit për lejet mjedisore, dhe do të ndërmerren masa drastike për të bërë bllokimin e tyre. Për më tepër që deklarohen të gjitha me humbje.
Duke i bllokuar, të gjitha këto biznese, do të shikohen sinjalet e ndërhyrjeve dhe për pasojë do të verifikohen dhe pronarët e vërtetë të tyre, pa përjashtuar këtu joshjen e atyre që kanë vënë emrin për llogari të ndonjë pushtetari në pronësinë e këtyre bizneseve. Mësohet se skema që do të përdoret është e njëjtë me skenarin kroat, skenar që çoi në burg ish-kryeministrin, ministra, zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të drejtësisë. SHBA ka deklaruar një mbështetje të fortë, madje dhe me ekspertë për këtë qëllim./Pamfleti.com/
Një person ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e kaluar. Bëhet ...
Në dijeni të opinionit publik, të komunitetit intelektual d...
Presticiozja britanike “Daily Mail” ka bërë një shkrim në li...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin italian, ku një ...
Qeveria e sapo shpallur, më shumë sesa kabineti personal ku ...
Deputeti i sotëm i PD-së Agron Shehaj u bë i njohur kur Lulz...
Të gjithë e dimë se kafshët mund të jenë shumë të këndshme. ...
“Dum-dum-i” është një automjet më i vogël se kamionçinat apo...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka sulmuar a...
Gjatë ditëve të fundit në të gjithë vendin ka nisur një aksi...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka bërë një p...
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka lënë pa...
Një turiste polake është përdhunuar në sy të të dashurit në ...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim informal dit...
Dy turistë bullgarë kanë tentuar që të vjedhin një bankomatq...
Zjarret kanë qenë një shqetësim serioz për vendin gjatë kësa...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqinë gjatë mbrëmjes së d...
Policia italiane ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, 36 ...
Pas një sulmi kundër ushtarëve të Izraelit luftëtarët e orga...
Shqipëria është vendi me densitetin më të lartë të banorëve ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...