Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Qevreia e re e kryeministrit Edi Rama, e cila u prezantua një ditë më parë, është komentuar jo pak nga radhët e politikës. Akuza më të forta erdhën nga dy forcat e mëdha politike, PD dhe LSI.
Nënkryetari i LRI, Klevi Pojana shkruan në rrjetet sociale se kabineti i ri premton pak, pasi sipas tij, është ngritur mbi një qëllim të vjetër për ti shërbyer pushtetit.
Reagimi i plotë:
Një kabinet i ri që premton pak sepse është ngritur mbi një qëllim të vjetër për ti shërbyer pushtetit!
Jo pa interes u prit dje vendimmarrja e Kryeministrit të pakicës shqiptare dhe të shumicës me vota të blera, trafikuara apo vjedhura parlamentare.
Nuk zhgënjeu me zgjedhjet e tij për të shpërblyer pilotët e tij të vdekjes, ata të cilët sakrifikojnë gjithcka për të dhe pushtetin e tij por nuk harroi edhe te miksoi corbën me disa përbërës të rinj, të panjohur dhe figura aspak politike, fatkeqësisht jo të ndonjë profili të admirueshëm profesional por qe premtojnë pikërisht për arsyet e mësipërme bensnikëri dhe nënshtrim apsolut.
Një tablo që vetëm ai mund ta realizonte kaq dobët, pa socialistë të vërtet, ose me ndonjë që do e mbaj më shumë ne ajër se në tokë duke sodisur diasporën, pa profesionistë, pa shtetarë, pa eksperiencë, pa objektiva dhe cfarë është më e keqja pa vizionin e një plani konkret për të ardhmen.
Në dy orë, ai që e shet veten si orator të rrallë u përpëlit në mocalin që e krijoj vetë.
Foli shumë por tha shumë pak.
Me një etje për të centralizuar cdo gjë shpiku disa megaministri dhe megainstitucione, i erret ky mision, i cili jo vetëm që nuk do prodhojë atë cka duan qytetarët por do të fabrikoj justifikimin e rradhës për dështimin, duke i lënë fajin kohës së pakët për të kolauduar këto institucione që nuk kanë simotër në botë.
Ai, shoferi pa patentë që e deshi i vetëm timonin tani nuk do të mjaftohet vetëm me dërgimin në humnerë të makinës-shtet por kërkon me një finesë dhelprarake të marrë si pasagjer në këtë udhëtim qytetarin e thjeshtë nën shpikjen, kualicion me qytetarët.
Të paaftët gjithmonë justifikohen dhe duan dikë a dicka për tu shfajsuar dhe për ti hedhur fajin kur dështimi ti shfaqet përpara si dielli pas hënës, por nuk do ti dalë llogaria, qytetarëve nuk mund ti lë faturën e dështimit kur të bëhet llogaria përfundimtare, koston e të cilës do e paguaj vetë.
Me emrat e kabinetit nuk doja të merresha aspak por për dreq nuk munda ta mbaj veten kur dëgjova se kultura do ti ribesohej Kumbaros.
Asgjë personale me njeriun por gjithcka kundër menaxhimit dhe kontributit të saj në atë pozicion.
E them ktë jo pa qëllim. Do doja të cohej dikush dhe të më thoshte se ajo ka bërë dicka, dicka sado e vogël qoftë por druaj se nuk mundet kurrkush, as ajo vetë të ngrihet me kaq guxim.
Do doja të më bërtiste dikush panvarësisht largësisë sepse e siguroj që do e dëgjoja e të më thoshte se atë e penguan, se atë nuk e lejoi LSI apo kushdoqoftë tjetër për të realizuar projektet dhe planet e pafundme që kishte mbi tryezë, edhe për ktë kam bindjen se askush nuk mundet dot të flas, as vetë Rama.
Jo pa qëllim e zura me kulturën se mund dhe ta pyesja për turizmin por do ishte më torturuese për mua e për të gjithë ne dhe nuk do më kujtonte mësuesen time të fillores që thoshte se ofendimi më i madh për dikë ishte ti thoje i pakulturë, këtë rrezikojmë sot, të mbetemi pa kulturë.
Do shkruaja pafund po të mos kisha frikë se do lodhja ata që do e lexonin dhe pa qënë i bindur se mjafton për këdo që do të kuptojë se jemi në fillimin e makthit të fundit që do të prodhojë qeveria Rama.
E për ta mbyllur nuk duhet harruar se asgjë nuk u tha dje për të ardhmen përvec prespektivës së partisë.
Nuk u fol për shëndetësi falas e as për të gjetur zgjidhje që vendi të mos shkretohet nga mjekët që po vrapojnë si të ishin në një maratonë për në Europë.
A se mu kujtua Europa, as kjo e fundit nuk u përmënd, as integrimi, ndoshta është venitur ëndrra e studentëve të dhjetorit, ose ka lindur ndonjë ëndërr e re për ta parë Shqipërinë si Jugosllavia.
Dje nuk u përmend as arsimi, vetëm u ribesua e besuara e tij kryesore , që për fatin tonë të keq ka në defter shumë borxhe ndaj nxënësve dhe studentëve shqiptarë.
U harrua dhe rendi packa se u fol pak për kanabisin, kur në fakt ky i fundit ndjehet shumë keq për këtë shpërfillje sepse pikërisht falë tij Rama është aty ku është sot.
Harroi dhe reformën dhe drejtësinë por e mbuloi bukur me një poemë për tepsinë.
Ndërsa për turizmin, infrastrukturën, energjitikën, mjedisin, bujqësinë, politikën e jashtme, mbrojtjen , ekonominë dhe zhdukjen e varfërisë nuk u fol, jo se u harruan por u pa më e arsyeshme të duartrokitej për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit.
Gjithsesi unë nuk jam dhe nuk mund të jem kurrë dashakeq ndaj vendit e popullit tim ndaj për Shqipërinë e shqiptarët uroj më të mirën në ditët që do të vijnë!/CityNews
Sot bëhen plot 54 vjet që kur Dr. Martin Luther King Jr. Mba...
Qeveria e re e prezantuar ditën e djeshme nga kryeministri E...
Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama prezantoi kabinetin e ard...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, njëkohësisht Komandant i...
Edi Rama ka ndërtuar një qeveri të parashikueshme, bazuar te...
Është identifikuar autori i dytë, që dyshohet të jetë përfsh...
Federica Mogherini, përfaqësuesja e Bashkimit Europian për M...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka komentuar q...
Eshtë i njejti model i përdorur në Kroaci, e që në mënyrë st...
Një person ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e kaluar. Bëhet ...
Në dijeni të opinionit publik, të komunitetit intelektual d...
Presticiozja britanike “Daily Mail” ka bërë një shkrim në li...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin italian, ku një ...
Qeveria e sapo shpallur, më shumë sesa kabineti personal ku ...
Deputeti i sotëm i PD-së Agron Shehaj u bë i njohur kur Lulz...
Të gjithë e dimë se kafshët mund të jenë shumë të këndshme. ...
“Dum-dum-i” është një automjet më i vogël se kamionçinat apo...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka sulmuar a...
Gjatë ditëve të fundit në të gjithë vendin ka nisur një aksi...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka bërë një p...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...