web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shtohet kokaina braziliane në Shqipëri shtohen edhe konsujt shqiptarë në Brazil

27 Gusht 2017, 16:08, Aktualitet CNA

Bandat e strukturuara kriminale shqiptare gjithnjë e më shumë po importojnë kokainën braziliane në vend të asaj kolumbiane (nëpërmjet Ekuadorit) si edhe asaj peruviane. Për të pasur efektin e ashtuquajtur ekonomi e shkallës kokaina braziliane kryesisht e prodhuar në Shtetin Mato Grosso po importohet jo me kile, por me kuintalë, jo nga portet tradicionale të Rotterdamit, Hamburgut dhe ato iberike, por direkt në Durrës e tranzituar nëpërmjet Portit të Xhoja Tauros (Gioia Tauro) të specializuar në përpunimin e kontejnerëve.

Për koincidencë pikërisht në Shtetin e Mato Grosso-s Republika e Shqipërisë do të ketë një tjetër konsull të saj të nderit. Theksojmë se vendi ynë, ndonëse ka raporte tregtare modeste dhe marëdhënie minimale politike, kulturale, e lidhje historike me Brazilin, ka një dispozitiv diplomatik të konsiderueshëm në këtë vend latinoamerikan. Ne në Brazil krahas përfaqësimit në rang ambasade kemi edhe 3 konsuj nderi. Z. Lamartine Hollanda Junior përfaqëson Shqipërinë si konsull i përgjithshëm nderi në Shtetet eFerrambuco, Bahia, Sergipe, Alagoas, Paraiba, Rio Grande do Norte, Ceara dhe Paranhao  , ndërsa z. Thomas Agusto Amaral Neves është konsull nderi në San Paolo. Z. Abdon Baptista de Puala Filho është konsull nderi i Shqipërisë në Rio De Janero. Meqenëse 3 konsuj nderi nuk i mjaftonin dikasterit të z. Bushati në Brazil, që nga 22 gushti 2017 Shqipëria ka një konsull të katërt nderi në Brazil, avokatin William Cardoso me cilësinë e zv/konsullit, i cili me seli në qytetin e Varzea Grande-s do përfaqësojë Shqipërinë në Shtetin e Mato Grosso-s.

William Cardoso

Është avokat dhe një socialist i thekur, që në rininë e hershme i anëtarësuar në PSDB (Partido da Social Democracia Brasilieira). Partia, ku ai militon, në korrik 2016 e propozoi avokatin Cardoso për postin e prefektit të Cuaiba-s, kryeqyteti i Shtetit të Mato Grosso-s (rreth 600 000 banorë). Avokati Cardoso po ashtu u kujdes personalisht për mbarëvajtjen e vizitës së ministrit Bushati në Brazil në 5 nëntor 2015. Madje avokati në fjalë u kujdes jo vetëm për anën formale e shtetërore të vizitës së ministrit Bushati, por edhe për kohën e lirë dhe shijimin e jetës së natës së metropolit Brazilian nga ministri shqiptar. Me sa duket te zotërinjtë Bushati Cardoso kemi bindje politike dhe shije personale të njejta!

Zv/konsulli Cardoso me të marrë detyrën në një takim me FIEMT (Federação das Indústrias do Estado) organizëm i ngjashëm me dhomën e tregtisë këtu në Shqipëri, deklaroi shifra të cuditshme përsa i përket tregëtisë Shqipëri-Brazil. Sipas zv/konsullit të nderit Brazili eksporton në Shqipëri 40 miliardë riales mallra (pak më shumë se 4 miliard euro) dhe importon nga Shqipëria 1 miliard Riales rreth 265 milion euro mallra.

Vetëm Shteti i Mato Grosso-s sipas avokatit Cardoso ka eksportuar në Shqipëri 800 milion riales (rreth 210 milion euro) mallra! Faktikisht në vitin 2014 sipas shifrave zyrtare Brazili ka eksportuar gjithsejt në Shqipëri 41,2 milion USD mallra, kryesisht sheqer, lëndë druri tropikal, veshje, banane, pigmente e bojra, vaj palme etj. Vetëm 0,65% e eksportev e braziliane për në Shqipëri rezultojnë nga  Cuaiba (Mato Grosso)!  Zv/konsulli i nderit i Shqipërisë në Mato Grosso të brazilit sic duket e filloi detyrën duke u prezantuar para sipërmarrësve lokalë brazilianë si batakci i rëndomtë, ose minimumi si person aspak i informuar për marëdhëniet tregtare Shqipëri-Brazil.

Mato Grosso dhe kokaina

Për koincidencë Shteti i Mato Grosso-s, ku do përfaqësojë Shqipërinë avokati Cardoso shquhet si prodhuesi Nr. 1 i kokainës në Brazil. Kapjet e kokainës nga polica në sasi 2-5 kuintalë janë të zakonshme në Mato Grosso. Për më shumë në linket:  Vetëm katër ditë më parë 2 kuintalë: http://www.cenariomt.com.br/2017/08/23/piloto-luverdense-e-mais-dois-sao-presos-com-240-kg-de-cocaina-em-mato-grosso/, por kemi edhe 5 kuintalë në 17 qershor 2017 linku: http://noticias.r7.com/cidades/forca-aerea-brasileira-intercepta-bimotor-com-500-kg-de-cocaina-no-mato-grosso-25062017 edhe 6 kuintalë e gjysëm në 25 qershor 2017 linku: http://www.gazetadigital.com.br/conteudo/shoë/secao/3/og/1/materia/513705/t/caca-da-fab-atira-contra-aviao-e-apreende-653-kg-de-cocaina-que-saiu-de-mt, por kemi edhe rekordin e muajit korrik 2017 fiks 1(një) ton kokainë linku: http://g1.globo.com/jornal-nacional/noticia/2017/07/traficante-preso-com-1t-de-cocaina-tem-fazendas-de-soja-em-mato-grosso.html.

Mbetet për tu parë nëse zv/konsulli i Shqipërisë në Mato Grosso do të ndikojë në rritjen e shkëmbimeve tregtare normale midis Shqipërisë dhe Shtetit të Mato Grosso-s, apo do të rritet me progresion gjeometrik importimi i kokainës braziliane kryesisht direkt në Portin e Durrësit e me raste në Rotterdam të Holandës dhe në Kadiks të Spanjës. Me siguri gjatë mandatit të dytë të z. Bushati do të qartësohetn deri në detaje të mirat, që do i sjellë ekonomisë së Shqipërisë kjo zv/konsullatë e re nderi  në Shtetin Mato Grosso të Brazilit!

Theksojmë se Minsitria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë zyrtarisht nuk e ka bërë publike këtë zv/konsullatë të re nderi të Shqipërisë në Brazil, fakt ky që bie në kundërshtim me filozofinë e qeverisjes së Rilindjes për të bërë reklamë maksimale për cdo sukses qeverisjeje sado të vogël! Ambasada e Brazilit në Tiranë interesimit tonë për këtë zv/konsullatë nderi ju përgjigj nëpërmjet zv/konsullit Marcos Augusto Esteves Duarte se vërtetësia e lajmit që avokati Cardoso është tashmë zv/konsull nderi në Shtetin Mato Grosso duhet të konfirmohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë./ Nga GJERGJ THANASI





Lajmet e fundit nga