Foto/ Modelet më të pazakonta që keni parë ndonjëherë
Njerëzit me tipare dhe karaktersitika të veçanta dhe unike k...
Ilir Meta po shkatërron malin e Tomorrit me biznesin e tij të mermerit. Duke shtuar në mënyrë të paskrupullt prodhimin, për shkak të kërkesës së rritur greke dhe shqiptare, tashmë po tjetërson dhe ekosistemin. Janë tharë burimet, kanë ndryshuar rrjedhë, po shkatërrohen bukuritë natyrore?
Në këtë mënyrë biznesi i nxjerrjes dhe përpunimit të pllakave të gurit kërcënon Malin e Shenjtë të Tomorrit. Kompanitë vijojnë të shfrytëzojnë guroret e mermerit, që vlerësohen si minierat e arit të malit të Tomorit. E ndërsa kurbani për festën këtë vit në Malin e Tomorrit kishte ndryshim nga vitet e tjera, pasi ishte brenda duke shmangur therjet jashtë, tashmë denoncohet një tjetër masakër, rrezikun që po i kanoset Malit të Tomorrit, pasi po zhvishet nga mermeri. Aq më tepër që kjo zonë është e mbrojtur nga shteti dhe nuk lejohen ndërhyrje, po ku pyet Presidenti Ilir Meta. Këtë denoncim të kësaj masakre që po ndodh në Malin e Tomorrit e ka bërë avokati Idajet Beqiri, ndërsa kërkon që të merren masa nga qeveria për ta parandaluar, pasi në të kundër banorët e zonës duhet të ngrihen për të mbrojtur thesarin e tyre?
Avokat Idajet Beqiri E bën publik shqetësimin e tij real për këtë kasaphanë në Malin e Tomorit,ndonëse nuk përmend asnjë emër.
?Kishim vite pa e parë Tomorricën, këtë Krahinë nga më të mëdhatë e Skraparit, me një histori fantastike, me kontribute tepër të mëdha në të mirë të Shqipërisë. Krahinë që ka nxjerrë figura të shquara kombëtare, krahinë e kulturës dhe traditave të shkëlqyera? Mali i Tomorrit, kjo pasuri nga më të çmuarat e vendit, e shpallur si Zonë e Mbrojtur nga shteti, për shkak të vlerave të mëdha që bartë, ekologjike po dhe po, por edhe vlera të pallogaritshme historike, si Mal i Dodonës Pellazgjike dhe i Abas e Aliut, vazhdon të masakrohet prej babëzitjes kriminale të një grushti njerëzish me pushtet të lartë, të cilët kanë futur në të gjitha faqet e Malit hordhitë indiane dhe po i rrëmbejnë mermerin që ai ka brenda. Miliona euro po i përvetësohen shqiptarëve në përgjithësi dhe Tomorricarëve në veçanti prej disa barkshaptorëve të pangopura, të cilët e kthyen Malin e Tomorrit në çifligun e tyre, duke ia përvetësuar me dhunë popullit. Dhe në saj të kësaj veprimtarie kriminale dhe të kësaj masakre ekologjike Tomorrica ka mbetur pa ujin e florinjtë që kishte për popullin, bagëtinë, bujqësinë dhe frutikulturën, sepse është prishur struktura e rezervuarëve burimëmbajtës, të cilat furnizonin me ujë burimi gjatë gjithë periudhës vjetore, thuajse gjysmën e fshatrave të Skraparit, nga të gjitha faqet e Malit. Për shkak të prishjes së strukturës së Malit me gërmime, me mina e me makineri të rënda, ujë i shiut dhe bora që shkrinë, nuk krijojnë më xhepa burimore rezervuarësh për të mbajtur konstant furnizimin e burimeve të ujit, por ikin rrufe posht në lumin e Tomorricës dhe derdhen në det! Çezmat e Tomorricës janë tharë. Populli i krahinës duke mbetur pa ujin e bekuar që kishin, mbetën edhe pa bagëti, pa bujqësi, pa frutikulturë, pa jetë! Ajo që e bënë më dramatike gjëndjen është rruga automobilistike që lidh fshatrat e Tomorricës me qëndrën e Bashkisë Skrapar. Në kohën e Zogut dhe më pas gjatë periudhës së komunizmit, kjo rrugë ka qënë si dita me natën nga të qënurit e saj katastrofë sot. Kriminelët shqiptar dhe pushtuesit indian që përvetësojnë mermerin e Tomorrit, në vënd që fitimin e vetëm një muaj t?a investojnë për ndërtimin e rrugës Çorovodë-Gjerbës, me makineritë e rënda dhe inertet që krijojnë, e kanë kthyer këtë rrugë si në mesjetë, duke e bërë të gjithë Zonën e Tomorricës të pabanueshme. Vëtëm një shëmbull: Nga 240 familje që ka patur fshati i Zaloshnjes, vetëm 30 familje kanë mbetur sot! Edhe më dramatike është gjëndja në të gjitha fshatrat e tjera të Tomorricës! Populli i Tomorricës, ata që jetojnë në mesjetën e atjeshme, por edhe të larguarit nga halli i madh që u krijoi dhe u krijon shteti i tyre duke i mbuluar me varfëri, ashtu siç u theksua edhe në Kuvendin e brezave të Zaloshnjes në 20 gusht 2017, presin shumë dhe shpejtë nga Qeveria Rama 2 që të ndali masakrën mbi Malin e Tomorrit, t?ia kthejë atë popullit të Tomorricës dhe të gjithë Shqipërisë, t?u heqi monopolin atyre pak pushtetarëve kriminel të cilët kanë vite që përfitojnë miliona euro prej kësaj masakre dhe të largojnë pushtuesit grabitqarë nga Mali i Tomorrit. Nëse kjo situatë kriminale nuk ndalet nga Qeveria Rama, populli i Tomorricës, e ka të drejtën me pashë që të vërë në veprim përvojën historike trimërore në mbrojtjen e supervlerës kombëtare të Malit të Tomorrit. Përmes fotove shikoni si ka qënë dhe si është katandisur Mali i Tomorrit!?, shkruan avokati Idajet Beqiri në shqetësimin e tij./Pamfleti.com/
Njerëzit me tipare dhe karaktersitika të veçanta dhe unike k...
Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga Policia në dogan...
Prindërit anembanë globit kanë mënyrat e tyre unike për të r...
Deputeti i Partisë Lëvizja Socialiste për Intergrim, Endrit...
Moderatorja e njohur Roza Lati ka treguar edhe një herë se ë...
Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka reaguar ashp...
Një apartament në zonën e Yzberishtit është përfshirë nga fl...
Ish-kryeministri Sali berisha ka postuar një video në rrjete...
Hetimet për skandalin e privatizimit të CEZ kanë ngecur. Kry...
Një video ka pushtuar të gjithë rrjetin social për mesazhin ...
Zv. Kryeministrja e zgjedhur ditën e sotme, Senida Mesi, do ...
Pas zyrtarizimit të kabinetit të ri të qeverisë, ka ardhur d...
Nga Ilir Levonja1) Dje në Durrës, pas atij takimi informal m...
Bandat e strukturuara kriminale shqiptare gjithnjë e më shum...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Borgosatollo në zonën e Br...
Sot të gjithë deklarohen “armiq” të korrupsionit, të gjit...
Reagime të shumta kanë ardhur pas publikimit të emrave të ri...
Reagime të shumta kanë ardhur pas publikimit të emrave të ri...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar në lidhje me zgje...
Pas replikave mes dy deputetëve Klajda Gjosha dhe Ditmir Bus...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...