Turrma e irrituar e lushnjarëve mban peng Tritan Shehun e bërë një dorë nga frika
Çfarë ndodhi me Tritan Shehun, pasi helikopteri qeveritar e ...
U bë e disata herë që opozita tenton të bëjë politikë me qëndrimet radikale të kryeministrit Edi Rama ndaj administratës së tij. Ka ndodhur kjo në rastin kur Rama mblodhi drejtorët e spitaleve, ata të hipotekave dhe ALUIZN-it dhe së fundi, diplomatët shqiptarë.
Stili me të cilin Edi Rama bën politikë është stili i tij. Shpesh është i pakapërdisshëm për publikun e zakonshëm, disa herë tepër populist dhe i adhuruar prej tij, por i pakëpërdisshëm nga politika dhe shtypi.
Ajo çfarë është qesharake në këtë histori, është se opozita ankohet se Edi Rama është aq radikal në të vërtetat që thotë, sa nuk e meriton pushtetin që ka marrë, se na ?paska gënjyer?. Pra, sipas tyre, meqë Edi Rama po sulmon diplomatët drejtëpërdrejtë, mjekët, spitalet, a ku di unë kë do sulmojë tjetër, ai nuk e paska merituar pushtetin.
Dhe si për ta vulosur budallallëkun, ata bëjnë dhe replika me Edi Ramën, në një stil popullor, për ta goditur atë. Hidhuni një sy titujve të reagimit të opozitës ndaj sulmeve të Ramës ndaj drejtorëve të spitaleve, ALUIZN-it, hipotekave, ambasadorëve etj, dhe do të shikoni sa i qartë dhe populist është Rama, dhe sa rrëmujë dhe qesharakë janë idetë e prodhuara nga opozita.
Mjafton të krahasosh kritikat e tyre ndaj Ramës me kritikat e Ramës ndaj administratës së tij, dhe bëhesh menjëherë me Ramën.
Por kjo ka pak rëndësi. Ajo që është më e dhimbshme, është se në thelb, opozita po ankohet se Rama po u vjedh opozitën, pra detyrën për të bërë opozitë. Ata janë aq të mërzitur nga kjo, sa janë gati të mbrojnë çdo viktimë të sulmeve të Edi Ramës, për të treguar që nuk mund të veprohet kështu.
Dhe kjo ka krijuar një situatë qesharake. Ne kemi tani një kryeministër që sillet edhe si kryetar opozite, dhe një kryetar opozite me një tufë njerëzish pa gjak rrotull tij, që sillen sikur kanë hallin e njerëzve të pushtetit.
Edi Rama ka gjetur stilin e tij populist për të prodhuar politikë për llogari të vetën, dhe natyrisht që i ka marrë shumë terren opozitës. Por fakti që opozita nuk e konkurron dot as si opozitar, duke qenë kryeministër, është i dhimbshëm.
Mirë që nuk e konkurroi dot si kandidat për kryeministër, dhe të gjithë së bashku morën më pak se ai, por tani nuk e konkurrojnë dot as si opozitar.
Dhe kjo i bën edhe më qesharakë. Opozita nuk është një dhuratë që jepet nga Berisha dhe mbahet si stoli. Ajo është një institucion që bën të besueshëm kritikën dhe kundërshtimin ndaj asaj që ndodh. Deri më sot, dy deputetët e rinj të opozitës kanë dhënë ide se si të bashkëpunojnë me qeverinë për hallet e tyre. Një naivitet në dukje, por që tregon thelbin dështak dhe mungesën e nervit të opozitës së Bashës. Populizmi i Edi Ramës po e rrënon opozitën më shumë se sa mënyra si ai ka qeverisur. Dhe kjo, falë një opozite, e cila nuk ka as klas, as mendim, as staturë opozite, dhe mbi të gjitha, as njerëz, bile qoftë dhe një të vetëm, që njerëzit e besojnë se mund të bëjë diçka. Përveçse të ankohen se Rama po ua vjedh punën./tema
Çfarë ndodhi me Tritan Shehun, pasi helikopteri qeveritar e ...
Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën e “Blloku...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e diel Asamblenë K...
Nga një distancë, jeta e te famshëmve duket shumë e ëmbël. ...
Koalicioni kosovar i partive PAN, fitues i zgjedhjeve të jas...
Atentat me breshëri automatiku makinës në të cilën udhëtonte...
Gjatë një interviste, aktorja hollivudiane u hap për jetën ...
Gazetari i Top Channel, Klodian Tomorri, ka sulmuar ashpër k...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në Fushë...
Të gjithëve na intereson pamja e të kujdesemi për të, një pj...
Po zhvillohet në ambientet piktoreske të teleferikut, në mal...
Përse yjet e filmave duken gjithmonë perfektë në pothuajse ç...
Situata e tensionuar midis Gjermanisë së udhëhequr nga Angel...
Disa kile më tepër apo pak celulit, mjaftojnë të na bëjnë të...
Një vajzë e re është sulmuar pasditen e sotme në mes të qyte...
Rregullat e higjienës dhe të kujdesit personal nuk janë aq t...
Kur duhen edhe dy ditë që kryeministri Rama të bëjë publike ...
Durrësi mbledh të shtunën në një takim jo zyrtar krerët e 6 ...
“Në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë…” Koncepti i...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Julian ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...