Nis protesta e gjashtë në Tiranë kundër qeverisë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës kundër qeverisë në ...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës kundër qeverisë në ...
Pas humorit sportiv që më krijoi dje fjala e “leshtë” përdorur në takimin me ambasadorët që e kanë si një shpagë vjetore ardhjen njëherë në vit nga “emigrimi” për t’u djersitur pak në një mjedis kritik, ka vend edhe për të thënë se me çfarë formule do t’i cilësoja arritjet e diplomacisë shqiptare në këto ta zemë dhjetë vitet e fundit.
Edhe shpagën edhe pagën e morrën dje! Jek e jek!
Ishte e këndshme fjala “të leshtë”, sepse në fakt në shqip, të paktën sipas dialekteve semantike, ajo fjalë nuk do të thotë tamam “të javashtë”. Gjyshi im psh fjalën “ai ose ajo është e leshtë”, nuk e përdorte kurrë për gratë ose zonjat. Për të gratë nuk ishin kurrë të leshta. Sigurisht nuk është edhe te burrat kuptimi te leshi në kraharor që del në pah ta zemë kur shkon në plazh dhe bën foto atje.
I leshtë është edhe një burrë zakoni, një njeri i qendrueshëm, me vlera zakonore, i qetë, flegmatik, i fjalës, por edhe pak i trashë nga mendja, që i kupton gjërat me vonesë. Pak si gjedh mbuluar me lesh që shkon në grup dhe nuk ka fort individualitet. Me lesh si bagëtia e admiruar, jo pa lesh si gjarpëri, si ngjala, që janë kafshë të lëvizshme. “Ai është ngjalë, gjarpër”, versus “ai është i leshtë” – pra që shkon edhe në thikë për dobi të të zotit – kështu e kam marrë enciklopedinë e përkufizimit : “ai është i leshtë” – nga gjyshi im erudit për kohën e vet.
———-
Por, poqese vijmë te përmbajtja duke i ikur semantikës formale të shqipes dialektore, pyetja se çfarë na ka sjell ne diplomacia këto vite, që sigurisht në fund fare varet edhe nga diplomatët që sikurse e gjithë burokracia shqiptare e republikës së vjetër vuan nga nepotizmi i thellë që sjell të gjitha veset e tjera të leshit, përgjigja do të ishte paksa ngurruese.
Me integrimin Shqipëri – Kosovë, kemi mbetur në vend, dhe as kemi ndonjë strategji nga të dy anët për të ecur drejt një hapjeje totale të paktën se për bashkimin as njera klasë politike dhe as tjetra nuk duket se ka pikën e interesit, ose nuk e përdor më këtë fjalë si të harruar.
Edhe njohja e Kosovës nga shtete të tjera ka mbetur në vend. Iku kjo.
Madje midis dy popullatave shqiptare këtej dhe andej Qafës së Morinës kanë nisur edhe ndjenja ftohtësie mos edhe rivaliteti që i ndjen sapo hyn në biseda të thella duke ngrënë ndonjë akullore kosovare në plazh apo edhe kur blen “fli” atje.
Ka zbythje vëllazërimi kombëtar.
Me Greqinë, e kam thënë, jemi pas edhe periudhës që diktatori e ravijëzoi te “Dy popuj miq” dhe u bënë kohë që as ceshtja e detit nuk është zgjidhur dhe as shkëmbime të fuqishme nuk ka pasur.
Grekët na kanë paralajmëruar se nuk do të na lënë të ecim drejt BE a thua se ne jemi apo qenkemi Kali i Tojës.
Maqedoninë dhe Malin e Zi e kemi larg dhe shkëmbimet zyrtare me këto vende i kemi reduktuar me ministrat apo politikmarrësit shqiptarë atje.
A thua se jemi në kohën e etnive dhe jo të shteteve!
Seç na ka hipur një lloj deliri si komb që matemi me ShBA dhe BE, me Gjermaninë, se këto minishtetet fqinje as i vemë në kandar. Ka pasur të drejtë shkrimtari Ismail Kadare kur dikur ka pas thënë se pashallarët shqiptarë donin hapësira perandorake për t’u shfaqur, dhe sfidonin ose të ishin te kamarja e turpit ose vezira perandorakë.
Biznese të fuqishme italiane, francez, angleze, gjermane që të investojnë në Shqipëri – edhe këtu nuk ka pasur ndonjë hop. Por, kjo varet nga një ambasador “i leshtë” ose “i ngjaltë” poaq sa varet nxehtësia e temperaturave të motit nga xhezveja për kafe që ve në zjarr një ané te Qafa e Pazarit në Gjirokastër.
Ecuria drejt integrimit europian ? Zero përparime!
Na kërkojnë kushte pas kushtesh, ose thonë sikur kërkohen, por çështja është shumë e thellë.
Ka edhe ca analista që ecin pas berihajt kur politikanët bëjnë humor sportiv se thonë se pas vetingut do të na pranojnë në BE. Dhe me veting nuk kuptojnë atë që kërkohet pikërisht prej nesh, një REPUBLIKE TË RE, që e braktisi edhe opozita, e cila ka aq fuqi sa ka edhe Guomindani në Kinën që zhvillohet shpejt, jo në kohën e Can Kaj Shisë, a të Marshimit të Madh, por sot përpara partisë të fuqishme në pushtet atje, – por kuptojnë votime të thjeshta emrash nga emra të tjerë nepotikë.
Imazhi i Shqipërisë dobësuar fort. Ca nga që u shpallëm si republika e kanabisit, ca nga tonelatat e kanabisit të kapura nga kufijtë europianë, ca nga valët e të ikurve që krahasohen me sirianët e shkretë në kohë lufte dhe rrënimi total. Ky është imazhi që diplomacia jonë kulturore ka krijuar.
Grupe artistike nga jashtë, emra të mëdhenj arti nga jashtë, shkëmbime shkencore me jashtë?
Gjendje e mjeruar. Diplomacia kulturore në pikë të hallit.
Cdo shqiptar emigrant sot e di sesa i paguan ai ose ajo këto rezultate të diplomacisë së leshtë shqiptare.
Për të mos thënë arritjet zero që tregu i punës europian ta pranojë njeriun shqiptar që dëshiron të punojë atje. Më mirë pranojnë sirianët e largët që vijnë për t’u ngulur, sesa punonjësit sezonalë shqiptarë.
Shqiptarët në emigrim nuk diuan një ministër “të leshtë”. Ata kërkojnë të drejtën e votës në Atdhe, krejtësisht e mundur, krejtësisht brenda parametrave demokratikë europianë.
Jepuni atyre këtë të drejtë dhe do ta shihni se si do të ndryshojnë parametrat politikë dhe ekonomikë në Shqipëri. Sepse vendosja e një ministri si plotës i ministrit të jashtëm do të thotë që emigrantët të trajtohen si të huaj!
Por, ata janë fuqia më e madhe, kapitali më i fuqishëm human i atdheut.
Ja pse nuk janë ambasadorët thjeshtë ” të leshtë”, puna është se kemi një diplomaci “të leshtë”.
Sepse Perëndimi i ka integruar bukur mirë shqiptarët që kanë emigruar atje, i ka pranuar ata, i quan pjesë të vetën, por edhe pse ka pranuar shtetin shqiptar në Nato, ka dhënë qendrim pa vizë tremujor, një joshje e tentim i thjeshtë dhe për qëllime turistike, pra që u vlen më shumë të tjerëve sesa Shqipërisë që sheh paranë e saj të iki jashtë, nuk e ka pranuar ende shoqërinë shqiptare, politikën shqiptare, drejtësinë shqiptare, institucionet shqiptare, si të vetat. Jemi shumë larg dhe nuk shohim as dritë, as drejtim, dhe as hapa para.
Kjo duhet debatuar, pasi të pranohet. Por, poqese nuk pranohet, nuk ka ç’debatohet!
Mbledhja mbaroi, shpërndahuni pas takimit me Presidentin!/CityNews
Ju kemi dhënë shumë ide se çfarë tatuazhesh duhet të bëni po...
Nuk ka qen më të rrezikshëm se një pit bull, por ka pasur dh...
Avokati Altin Goxhaj ka bërë një parashikim të frikshëm mbi ...
Brian Dowling zakonisht punon si një fotograf argëtues, por ...
Komisioner Hahn! Nesër ju do të vini në Durrës në takimin e ...
Policia e Tiranës ka reaguar për zjarrin e rënë mbrëmjen e s...
Ekspertët thonë se ju nuk duhet të mbani këpucët në ambiente...
Karabinierët italianë arrestuan një cift të rinjsh shqiptarë...
Shumica e njerëzve dëshirojnë shtëpi të mëdha. Por, fatkeqës...
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur mbrëmje...
Kaq piktoresk dhe pastoral është Provence në jug të Francës...
U bë e disata herë që opozita tenton të bëjë politikë me qën...
Çfarë ndodhi me Tritan Shehun, pasi helikopteri qeveritar e ...
Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën e “Blloku...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e diel Asamblenë K...
Nga një distancë, jeta e te famshëmve duket shumë e ëmbël. ...
Koalicioni kosovar i partive PAN, fitues i zgjedhjeve të jas...
Atentat me breshëri automatiku makinës në të cilën udhëtonte...
Gjatë një interviste, aktorja hollivudiane u hap për jetën ...
Gazetari i Top Channel, Klodian Tomorri, ka sulmuar ashpër k...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...