Akuzohet për trafikim emigrantësh/ Arrestohet 34-vjeçari egjiptian
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
-Qeveria e parë në histori me 75 % element femëror në kabinetin qeveritar.
-Burrat në PS do të jenë kryetar komisionesh parlamentare si dhe në parlament për t?u ?përleshur? me opozitën, e cila mendohet se do jetë radikale ndaj Ramës.
Deri ditën e dielë kur Edi Rama pritet të zyrtarizojë ministrat e kabinetit të ri qeveritar, ka shumë emra deputetësh dhe ministrash aktualë që shpresojnë se janë në listë. Por mesa duket lista e Ramës do të sjellë risi dhe shumë zhgënjime në radhët e socialistëve të njohur. Në një farë mënyre nëpërmjet Top Channel kryeministri ka paralajmëruar se mos të rrijnë kot duke pritur shumë emra, të cilët kanë blerë në Austri e Itali kostumin e ministrit.
Qeveria do të jetë e vogël në numër, me rreth 14 ministri. Shumica e ministrave do të jenë femra dhe do të ketë pak ose aspak përfaqësues nga deputetët të cilët quhen ?garda e vjetër? në Partinë Socialiste. Përjashtim bën vetëm Fatmir Xhafa që do të jetë ministër i brendshëm, pasi e ka pohuar vetë Rama.
Kryeministri ka vendosur që në mandatin e dytë qeverisës të paraqitet me një kabinet të vogël në numër për të shmangur, siç thotë ai, burokracinë dhe mungesën e koordinimit që ka një kabinet i madh. Si asnjëherë më parë, Rama ka vendosur t?u besojë detyra të rëndësishme grave në Partinë Socialiste dhe emrave të njohur të femrave nga shoqëria civile në Shqipëri, por edhe personaliteteve që kanë pasur sukses në diasporë. Përvoja e mandatit të parë duket se e ka bindur kryeministrin, se duke vendosur gra në poste kryesore thashethemet për korrupsion dhe tendera të paligjshëm pakësohen. Femra për nga natyra është më korrekte në këtë sens. Nga ana tjetër lufta politike dhe sulmet e forta të opozitës ka rezultuar se janë më të moderuara kur përballë kanë një grua ministre. Dhe veç kostove më të vogla politike që sjellë qeverisja me femra ministre, rritja e numrit të grave në kabinet i jep qeverisë shqiptare disa pikë shtesë në sytë e ndërkombëtarëve. Barazia gjinore dhe promovimi i grave është një temë e ndjeshme në BE, ndaj Edi Rama e di si të bëjë për vetë zyrtarët e Brukselit duke krijuar në Tiranë një qeveri që nuk imagjinohet në gjithë rajonin. Qeveri me 10 gra ministre ose 75 % e kabinetit qeveritar do jetë me element femëror.
Në këtë linjë, Kryeministri ka piketuar emrat e grave që do të drejtojnë poste të rëndësishme. Mes emrave që kanë poste të sigurta vlerësohen Lindita Nikolla, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka, Milva Ekonomi dhe Ogerta Manastirliu. Por përherë Edi Rama surprizon. Nuk i dihet deri ditën që firmos kërkesën drejtuar Presidentit Meta për dekretim. Priten edhe prurje të reja nga shoqëria civile, apo rikthime të ekspertëve dhe ish-deputeteve të legjislaturës së kaluar, të zgjedhura dikur nga Rama, siç është rasti i Rudina Seserit.
Ndërsa për postet me gratë është treguar dorëlëshuar, ndryshe ka ndodhur me burrat dhe deputetët me histori të gjatë politike në PS. I vetmi emër i konfirmuar në kabinet është ai i Fatmir Xhafaj në ministrinë e Brendshme. Suksesi që arriti në pak muaj, por edhe profili i tij publik dhe raportet me ndërkombëtarët e bëjnë Fatmir Xhafën një emër të domosdoshëm në kabinetin Ramën. Ndërsa të tjerët, të gjithë, do të jenë larg posteve ekzekutive dhe vendimmarrjeve të rëndësishme. Emrat kryesorë që kanë mbajtur peshën politike të PS-së në këto vite, si Pandeli Majko, Arben Ahmetaj, Blendi Klosi, Saimir Tahiri, Taulant Balla, Eduard Shalsi, Erjon Braçe etj, nuk parashikohen të jenë në qeveri. Por prapë mundet që njeri prej këtyre emrave në momentin e fundit të ngjitet prapë ministër.
Në projektin e Ramës të gjithë figurat e PS do të jenë drejtues të komisioneve parlamentare. Argumenti i përdorur për këtë vendim është se qeveria e re do të kenë nevojë për reforma ligjore dhe kontributi i tyre është më i vlefshëm në Parlament, ku hartohen ligjet. Aq më tepër që beteja me PD dhe LSI do të jetë mjaft e fortë në Kuvend dhe deputetët me eksperiencë duhet të mbrojnë punën e qeverisë së re. Kjo sipas burimeve nga selia rozë. Por nuk besohet shumë ky argument. Thuhet se Rama ka në plan të spostojë për në pension plotësisht ?gardën e vjetër?, pra në zgjedhjet e radhës nuk ka ndërmend ti fus më si deputet. Ndaj nuk po i rifut në lojë.
Një gjë mbetet e sigurtë, qeveria e re do jetë plotë me gra. Nuk është pak si një risi./Koha Jone
Modelja dhe aktorja amerikane Kate Upton sapo ka realizuar n...
Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja, ka reaguar...
Vila 46,000 metra katrore e ndërtuar në 2007 në Dubai, përve...
Një gazetare shqiptare është nga jeta në mënyrë të papritur ...
Katër pushues kanë rrezikuar të mbyten mbrëmjen e sotme. Ngj...
Qeveria e Maqedonisë ende nuk ka një qëndrim të prerë lidhur...
Kur Paul Walker vdiq tragjikisht në një aksident me makinë m...
Hollywood ka humbur shumë yje këtë vit duke përfshirë Chris ...
Jeni një person i apasionuar pas filmave dhe jeni një romati...
Të gjithë jemi ndjerë keq ndonjëherë kur kemi ngrënë sanduiq...
Partia ZGJIDHJA reagoi sot ndaj sharjeve të ulëta, ofendimev...
Një shqiptar ka humbur tragjikisht jetën, pas një aksidenti ...
Mildred Bowers është një grua nga Karolina e Jugut e cila me...
“Titaniku”, filmi mbi anijen gjigande e cila u mbyt në oqean...
Dita e dasmës është një nga ditët më emocionuese dhe të paha...
Akademiku Artan Fuga është bërë pjesë e debatit më të fundit...
Çdo ditë e më shumë ne ankohemi se femrat dhe meshkujt humba...
Të gjithë jemi mësuar të mendojmë se kokoshkat janë ushqimi ...
xAida Hajnaj, drejtore për pikat kufitare e emigracionin në ...
Policia rumune ndali para pak ditësh një gomone me migrantë ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...