web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tmerr në Ksamil/4 turistë rrezikojnë të mbyten

24 Gusht 2017, 20:19, Aktualitet CNA

Katër pushues kanë rrezikuar të mbyten mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Ksamil, ku shtetasit kanë kërkuar ndihmë, pasi mjeti i tyre lundrues ka pësuar defekt.

Pas marrjes se sinjalizimit, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe u ka ardhur në ndihme shtetasve: A.V., 27 vjeç, M.F., 29 vjeç, A.S., 29 vjeç, të tre banues në Itali si edhe shtetasin E.Gj., 27 vjeç, banues në Pukë.

Njoftimi i policisë:

Policia kufitare i ka ardhur në ndihmë katër pushuesve të cilët rrezikonin të mbyteshin!
Më datë 24.08.2017, rreth orës 18:30, Salla Operative e Kufirit Sarandë ka marrë një njoftim se në zonën ujore të Ksamilit disa shtetas kanë kërkuar ndihmë pasi rrezikonin të mbyteshin sepse mjeti i tyre lundrues tip Pedalon kishte pësur defekt.
Shërbimet e Policisë Kufitare pas sinjalizimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe u kanë ardhur në ndihmë duke bërë të mundur nxierrien në terren tokësor të shtetasve : A.V., 27 vjeç, M.F., 29 vjeç, A.S., 29 vjeç, të tre banues në Itali si edhe shtetasin E.Gj., 27 vjeç, banues në Pukë.
Të katër shtetasit janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia i këshillon të gjithë pushuesit të jenë më të vëmendshëm e më të kujdesshëm gjatë zgjedhjes së tyre për mjetet lundruese me të cilat dalin në terren ujor!/CityNews





Lajmet e fundit nga