Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Tani që mendoni se i keni larë hesapet me armikun e shtëpisë, dilni një herë shikoni edhe nga baçet e komshinjve. Se nuk mjaftojnë 230 mijë ushtarë, që munguan në apelin e 25 qershorit, por mbase ju duhen dëshmorë të tjerë, që duhet të bien ndoshta pak me vonesë për kauzën e madhe të “çadrës së lirisë”.
Le ta mësojnë edhe aleatët se çfarë i gjen nëse e prishin unitetin e çelniktë të asaj që ka mbetur nga Partia Demokratike. Që të mos guxojnë më të cënojnë atmosferën festive, që ka përfshirë të madh e të vogël në Shqipëri, sidomos pas fitores plebishitare të 22 korrikut.
Ndajini edhe ata pak aleatë, që na kanë mbetur, në të mirë dhe të këqinj, në djaj apo ëngjëj, në ata që duhen dhe në të tjerë që nuk duhen, se nuk mjaftoka që edhe bashkë me ta jemi sot në parlament 14 mandate më pak se 4 vjet të shkuara. Tek e fundit, ata duhet të qartësohen një herë e përgjithmonë se tek kasollja jonë, që sa vjen e zvogëlohet, ka vend vetëm për ata që mendojnë njësoj.
Të tjerët, që mund të kenë kokën e tyre, le të gjejnë strehë ku të duan. Janë të lirë të shkojnë në shtëpi të tjera, në vila apo grataçelë, po të duan, mjafton që të mos e prishin rregullin harmonik dhe harmoninë e rregullt të kasolles.
Dhe pasi të keni mbaruar punë me të gjithë, futjuni edhe një herë qilizmës brenda gardhit të partisë sonë, se mbase ju ka tepruar ndonjë armik, të cilin mund të mos e ketë kapur tamam vala e parë e luftës së klasave. Nga ulja e vigjilencës apo nga fshehja e kokës së gjarprit, kjo pak rëndësi ka.
Le të kthehet kjo në një zakon të përhershëm apo në një ligj të pashkruar, njësoj siç ka mbetur që në çdo 4 vjet, më 22 korrik, Partia Demokratike ka pasur, ka dhe do të ketë votime për të zgjedhur Lulzim Bashën kryetar.
Nuk jua kam fare merakun që këtë mision do ta kryeni me sukses, sepse të tillë e keni edhe porosinë, edhe zellin. Por një këshillë e kam edhe për ju: Bëjini një zë udhëheqësit që të kthehet në atdhe, megjithëse është kohë pushimesh, sepse ka ca gjëra në botë që nuk delegohen dot. Fjala vjen, mund t’ia lësh dikujt kopilin në derë, por për ta bërë atë, nuk ia lë dot dikujt tjetër. Sepse nuk mjafton të jetë vetëm kopil, por duhet të jetë edhe i yti.
Mbase i bën mirë kthimi dhe e kthjellon për të dalluar më mirë se cilat janë punët që i takojnë të bëjë opozitës, edhe sikur populli bashkë me qeverinë të shkojë i gjithi me pushime. Mbase e frymëzon puna dhe vepra juaj dhe e shtyn edhe më tej pastrimin e oborrit tonë dhe kopshteve të fqinjëve nga barërat e këqija.
Por që të jeni brenda, në rast se ka këtë mendje, i thoni që të sjellë me vete edhe një tufë me kostume doku, nga ato që vishnin kinezët në vitet e Revolucionit Kulturor, që jo vetëm të mendoni njësoj, por edhe të mbatheni gjithashtu njësoj. Me të njëjtën uniformë si lideri suprem dhe i pagabueshëm./CityNews
Policia italiane ka vënë në pranga një 48-vjeçar shqiptar, i...
Ura e Zvërnecit ka marrë sot një pamje të re.Pas disa vitesh...
Aleati i Lulzim Bashës, Fatmir Hoxha, përfaqësues i të përn...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale rapor...
Ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina ka reaguar pas...
Një qytetar nga Elbasani i ka habitur të gjithë me shpikjen ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Divjakës, ku një...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë...
Policia italiane ka arrestuar 7 persona për përdorim droge,...
Kuzhinierja e njohur e ekranit shqiptar është bërë padashur ...
Analisti Fatos Lubonja ka bërë një shkrim në gazetën “Panora...
CityNews raportoi pak më parë për një skandal të Bashkisë Fi...
Lëvizja Socialiste për Integrim duket se po shkon drejt mbyl...
Jave e kënaqshme dhe shume harmonike do jete kjo për te gjit...
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) nuk i ka shpët...
Prindërit e një vogëlushi në Australi janë tmerruar kur fare...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka ironizuar...
Skandali i tenderave, i përhapur në mbarë vendin, ka përlyer...
Ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina është kallëzuar...
Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin Ervis Karaçanaj, 24...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...