Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Lëvizja Socialiste për Integrim duket se po shkon drejt mbylljes së ciklit të saj politik si një parti me natyrë të theksuar familjare, klitenteliste, klanore, gjobvënëse dhe e njësuar me vendet e punës në administratën publike. Një muaj e gjysmë pas humbjes në zgjedhjet parlamentare dhe në prag të reformës së madhe në administratën publike, strukturat politike të LSI kanë nisur të shpërbëhen në heshtje. Si një parti e lidhur ngushtë me pushtetin, e fryrë nga zgjerimi i pushtetit dhe mbijetuese në sajë të vendeve të punës dhe tenderave, qindra anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të punësuar në zyrat e shtetit, kanë nisur të distancohen nga kjo parti, duke shkëputur kontaktet me drejtorët dhe përfaqësuesit politikë të kësaj partie.
Shumë anëtarë të tjerë kanë kthyer sytë nga Partia Socialiste, por ende nuk ka të dhëna për kalime tek kjo parti, edhe për shkak se PS nuk ka marrë ende një vendim nëse mund t?i mirëpresë. Megjithatë, sinjali i parë dhe i qartë erdhi disa ditë më parë në Këshillin Bashkiak të Tiranë ku dy këshilltar të LSI bashkuan votat me Partinë Socialiste dhe më pas deklaruan largimin nga kjo parti. Por në një kohë kur përfaqësuesit e PS kanë nisur të identifikojnë njerëzit politikë që vegjetojnë në sajë të partive në zyrat e shtetit, strukturat e LSI në të gjithë vendin po kalojnë një tërmet të heshtur. Qindra anëtarë të LSI kanë ndërprerë komunikimin me drejtuesit partiakë, ndërsa janë të gatshëm të deklarojnë publikisht largimin nga LSI, me shpresën se do t?i shpëtojnë reformës në administratë në fillim të vjeshtës. Nervozizëm ka edhe në radhët e drejtorëve të LSI, të cilët janë instrumenti kryesor, me të cilin kjo parti përvetëson paratë publike, me anë të tenderave, favorizimeve, punësimeve dhe korrupsionit.
Nga ana tjetër, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e informuar për rrjedhjet në parti, ka nisur një lëvizje taktike për të shtrënguar radhët. Kryetarja e LSI ka ftuar publikisht Partinë Demokratike për t?u bashkuar kundër Partisë Socialiste. Më shumë se një strategji për një opozitë të fortë, Kryemadhi synon që të krijojë shpresë tek anëtarësia se LSI mund të rikthehet sërish në pushtet pas katër viteve, me anë të një aleance me Partinë Demokratike. Pas iluzionit dhe pretimit të rremë se LSI do të dilte parti e parë në zgjedhje, tashmë çifti bashkëshortor që menaxhon LSI kërkon të ushqejë me shpresë anëtarët se partia do të rikthehet sërish në pushtet. Por, pavarësisht thirrjeve, Partia Demokratike nuk i është përgjigjur ftesave të Kryemadhit për t?u bashkuar në një aleancë kundër Partisë Socialiste.
Pasojat
Dobësimi i partisë sjell një rrezik të dyfishtë për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Së parti, me rrudhjen e partisë me natyrë familjare, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë më të pambrojtur përballë drejtësisë së re, para së cilës duhet të justifikojnë pasuritë përrallore që kanë deklaruar, kur si burim të ligjshëm të ardhurash kanë vetëm dy rroga. Një parti të vogël që nuk dikton më shumicën në pushtet, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk mund ta përdorin si armë presioni për t?i shpëtuar verimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme, sikundër e përdori gjatë gjyqit në Gjykatën e Lartë ku i shpëtoi dënimit për skandalin me videos që publikoi Dritan Prifti. Së dyti, me një parti më të vogël dhe me pozita të dobësuara në bazë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi i largohen më shumë rrugës së rikthimit në pushtet, për t?u pasuruar më tej dhe fuqizuar me paratë publike dhe benefitet e tjera që të ofron pushteti. Atyre u duhet që të përballojnë disa fushata me paratë që kanë bërë gjatë tetë viteve të fundit në pushtet, katër vite me PD dhe katër me PS.
Rreziku më i afërt
Procesi i daljes së Lëvizjes Socialiste për Integrim nga skena politike shqiptare pritet të nisë në zgjedhjet lokale të 2019. Në mungesë të një aleance me dy partitë kryesore, PS ose PD, LSI, në zgjedhjet lokale të 2019, rrezikon që të mos marrë asnjë bashki në të gjithë vendin. Nëse në zgjedhjet e 2015, arriti që të marrë 7 bashki, në 2019, LSI pritet të humbasë edhe Bashkinë e Skraparit. Kjo është një tjetër arsye se pse kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i kërkon Lulzim Bashës që të bashkohen në një koalicion opozitar kundër Partisë Socialiste.
Partia Socialiste ka identifikuar njerëzit politikë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zyrat e shtetit. Në mesin e mandatit qeverisës, pas shumë ankesash nga strukturat e PS, kryeministri Edi Rama urdhëroi ngritjen e grupeve të përbashkëta PS-LSI për verifikimin e zbatimit të marrëveshjes me LSI, për përfaqësimin në administratë. Lëvija erdhi pas shumë ankesash dhe përplasjesh në bazë, pasi në shumë institucione dhe ente shtetërore LSI kishte marrë 50 për qind të vendeve të punës, si plaçkë politike. Për rrjedhojë, LSI vendosi që të mos dërgojë përfaqësues në grupet e punës, duke kundërshtuar verifikimin. Megjithatë, grupet e PS vijuan punën duket identifikuar numrin e të punësuarve nga PS në çdo qark jashtë formulës që parashikonte marrëveshje bashkëqeverisëse. Për shkak të presioneve dhe shantazheve të Ilir Metës të emëruarit mbi përqindjen e parashikuar në marrëveshje nuk u shkarkuan nga puna. /Pamfleti.com
Jave e kënaqshme dhe shume harmonike do jete kjo për te gjit...
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) nuk i ka shpët...
Prindërit e një vogëlushi në Australi janë tmerruar kur fare...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka ironizuar...
Skandali i tenderave, i përhapur në mbarë vendin, ka përlyer...
Ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina është kallëzuar...
Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin Ervis Karaçanaj, 24...
Gjykata e Vlorës ka lënë të lirë ditën e sotme kryeinspekto...
Skandali me tenderat në vendin tonë po merr përmasa gjithnjë...
Shtetasi shqiptar, Hektor Mahmutaj ka rënë në prangat e pol...
Analisti Fatos Lubonja është ndalur te një ndër figurat poli...
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet iu është përgjigjur aku...
Një person ka gjetur një portofil të humbur në Shkodër, por ...
Sipas disa të dhënash, rezulton se Kali i Kastriotit ka bigë...
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka folur për bashkëp...
Pas pesë ditësh festime intensive ka përfunduar me sukses Fe...
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës bëri me dije se ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi ditë...
Analisti Fatos Lubonja i ka kushtuar sot disa rreshta Presid...
Avokati Spartak Ngjela ka vënë alarmin, teksa shprehet se gj...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...