web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto dite/ Kush është shqiptari i dytë pas Nënë Terezës që fitoi çmimin Nobel

14 Gusht 2017, 15:40, Aktualitet CNA

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë ka postuar në rrjetet sociale një foto, ku tregohet se përveç Nënë Terezës, është edhe një shqiptar tjetër që ka marrë çmimin Nobel.

Ai quhet  Ferid Murad, i cili së bashku me Robert F. Furchgott and Louis J. Ignarro, janë nderuar me çmimin Nobel për Psikologji ose Mjekësi në 1998.

?E dini se përveç Nën Terezës, edhe një tjetër shqiptar ka marrë çmimin Nobel? Ferid Murad, së bashku me Robert F. Furchgott and Louis J. Ignarro, janë nderuar me çmimin Nobel për Psikologji ose Mjekësi në 1998. Në biografinë e tij të Nobelit, ai shkruan, ?babai im, Jabir Murat Ejupi, u lind në Shqipëri më 1892 dhe ishte më i madhi nga katër fëmijë. Ai dhe familja e tij ishin barinj, dhe kur ishte adoleshent, ai u largua nga shtëpia me vite të tëra për të shitur ëmbëlsira në vendet e Ballkanit. Edhe pse kishte më pak se një klasë shkollë, ai mësoi të fliste shtatë gjuhë përpara se të vdiste në 1976, në moshën 84 vjeçare?, shkuhet në postim./CityNews

 





Lajmet e fundit nga