web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dëm shtetit prej 38.2 mln lekë/ KLSH padit 6 zyrtarë të Bashkisë së Roskovecit

10 Gusht 2017, 11:31, Aktualitet CNA

Katër zyrtarë të Bashkisë së Roskovecit dhe 2 përgjegjës sektori  janë kallëzuar penalish në Prokurori nga KLSH.

Zyrtarët akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 38.2 milion lekë si dhe kjo bashki ka pasur shpenzime me efekte negative në buxhet për vlerën 4 milion lekë.

Pas auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e prokurimit publik, në hartimin e kritereve për pjesëmarrjen në procedurat e prokurimit dhe vlerësimin e ofertave ekonomike, duke vepruar me dy standarde vlerësimi.

Zyrtarët e paditur
? E.M. me detyrë Drejtore Juridike, në cilësinë e anëtares së Njësisë së Hartimit të Dokumenteve të Tenderit(NJHDT),
-M.Cme detyrë ish Përgjegjëse e Sektorit të Financës, aktualisht specialiste finance, në cilësinë e anëtares se NJHDT,
-E.K. me detyrë ish Specialist topograf, në cilësinë e anëtarit të NJHDT,
-F.P. me detyrë ish Përgjegjës i Sektorit të Ndërtimeve, në cilësinë e anëtarit të NJHDT, -S.Cme detyrë Drejtor Ekonomik në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave(KVO),
-E.Tme detyrë ish Drejtor i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, në cilësinë e anëtarit të KVO
-A.D. me detyrë Drejtor i Shërbimeve në cilësinë e anëtarit të KVO,

Ata akuzohen për ?Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike? dhe ?Shpërdorimit të detyrës? parashikuar nga nenet 258 dhe 248, të Kodit Penal.

Shkeljet
Në 6 procedura të prokurimit ?Përmirësimi i kushteve të banimit për komunitetin rom/ egjiptian?; ?Rikonstruksion i shkollës Kuman, për t?u përdorur për zyra?; ?Ndërtim i kanalizimeve të ujrave të zeza fshati Strum, Bashkia Roskovec?; ?Ndërtim trotuari i rrugës së fshatit Velmisht?; ?Projekti zhvillimor i qendrës Kuman? dhe ?Ndriçimi i rrugëve: Loti I, ndriçim i rrugës Bushi Kola dhe Loti II ? Ndriçimi i rrugës së Kurjanit?, ndër shkeljet kryesore janë:

1.Është shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën prej 2,380,746 lekë pa TVSH, për skualifikimin e padrejtë të Operatorit Ekonomik me ofertë me vlerë më të ulët, në kushtet kur Operatori Ekonomik ka plotësuar kërkesat e Dokumenteve Standarde të Tenderimit

2.Janë kryer veprime me efekt negativ në Buxhetin e Shtetit për diferenca të ofertave në vlerën 4,047,807 lekë pa TVSH, shkaktuar nga vendosja e kritereve të gabuara dhe jo sipas objektit të prokurimit, me pasojë skualifikimin e Operatorit Ekonomik me vlerë më të ulët dhe shpalljen fitues të Operatorit Ekonomik me ofertë më të lartë;

3.Kanë kërkuar kategori të licencave me klasifikim më të lartë se volumi i punimeve apo kategori licence që nuk lidhen me objektin e prokurimit;

4. Kanë kërkuar një numër të konsiderueshëm fuqie punëtore të pa argumentuar me volum pune; në kundërshtim me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 ?Për Prokurimin Publik? i ndryshuar dhe me VKM nr. 914, datë 29.12.2014 ?Për Rregullat e Prokurimit Publik?, me VKM nr.312, datë 05.05.2010, ?Për miratimin e rregullores ?Për sigurinë në kantier?, si dhe të neneve 8 dhe 18 të ligjit nr. 8402, date 10.9.1998 ?Për kontrollin e disiplinimin e punimeve në ndërtim?, të ndryshuar.

Po kështu KLSH, me qëllim përmirësimin e situatës i ka rekomanduar Bashkinë Roskovec masa me karakter organizativ në lidhje me eleminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet, kryesisht në fushën e tatim taksave, në vlerën 293 milion lekë./CityNews





Lajmet e fundit nga