web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas Mediut, një tjetër aleat shpërthen ndaj Bashës: Po bëhesh qesharak, tërhiq ministrat

10 Gusht 2017, 09:59, Aktualitet CNA

Një ditë pas reagimit publik të aleatit të Lulzim Bashës, kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediut, aktualisht deputet i zgjedhur në listën e PD, i cili i kërkoi publikisht Bashës të tërhiqte ministrat, ka reaguar një tjetër aleat i kreut demokrat.

Dashamir Shehi, kryetar i LZHK dhe aleat i Lulzim Bashës në një intervistë për të përditshmen Panorama, i ka kërkuar publikisht Lulzim Bashës që të tërheqë urgjent ministrat teknikë sepse opozita e tij po bëhet qesharake duke mbajtur gjysmën e qeverisë.

?Aksion opozitar me ministra brenda në qeveri nuk bëhet. Ministrat s?kanë ça bëjnë atje. Atje rrinë kot. Domethënë në njëfarë mënyrë vënë në dyshim gjithë idenë e koalicioneve më PS-në, duke paragjykuar edhe rolin e opozitës. Çfarë do të bësh në opozitë ti, kur gjysma e qeverisë është e jotja? Koalicioni opozitar duhet të jetë global, duhet të jetë frontal në të gjitha anët. Por për sa kohë ti ke gjysmën e qeverisë kuptohet që ridikulizohet, aksioni bëhet qesharak. Prandaj ministrat teknikë duhet të ikin një orë e më parë?, tha Shehi.

Kreu i LZHK, tha se një arsye tjetër që e shtyn të mendojë që tërheqja e ministrave teknikë duhet të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur, brenda gushtit, është protagonizmin që po përpiqet të marrë LSI si opozitë në vend.

?Pikërisht për këtë duhet t?i largojë ministrat Basha. Këtu opozitë është kjo opozitë që ka qenë deri më sot. LSI duhet ta vërtetojë që është opozitë, se ishin në qeveri deri dje. Domethënë ky lloj ekuacioni ndodh vetëm në Shqipëri dhe kjo vjen vetëm për hezitimet që ka pasur Basha dhe PD-ja?, tha ndër të tjera aleati i Lulzim Bashës, Dashamir Shehi./CityNews





Lajmet e fundit nga