Cilat vende të BE-së luftojnë hendekun e pagave?/ Rregullat e reja të transparencës e ndajnë bllokun
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shqipëria po digjet tri herë. Zoti ka lëshuar mbi ne një përvëlim që ta sjell kokën vranull. Shumëkujt i përcëllohen mendimet brenda në koboqe. Të tjerëve u shkrumbohen projektet e veprave. Robi i bërë shkandull, qysh në origjinë rival me krijuesin, sipas një këngë epike me refren ?djeg vetën edhe ty? po bën gajret! Kurorat e maleve shndrisin natën anembanë nga zjarret. Vendit po i del tymi në të katra anët, si mullarët e plakut Mere. Eh ç?na bërë Gjergj Fishta. Të gjithë shqiptarët janë bërë Oso Kuka. Barinj, kriminelë, zjarrvënës patologjikë, teveqelër, zullapë, kopukër dhe bihude të kripura mendsh po jetojnë eposin e tyre të flakëve. Secili gjen Borovën e tij. Tani nuk është kulshedra që lëshon zjarr po çdo biçim rrondokopi me një shkrepëse në xhep. Atdheu ynë vit pas viti po merr formën e një dreqi të rrjepur nga shëmtia urbane. Pyjet priten me babëzi, toka dhunohet me epsh, lumenjtë gërryhen nga eskavatorët si nga thonjtë e Drakulës për të prodhuar zhavorr. Si trofe në brinjët e çaraveshura të tokës sheh të varura brekë të arnuara, sutjena të zverdhura, çizme të prera, kanaçe të shtypura, qese me vrima, qen të ngordhur e leshrënë, si dhe të përmbrendshme bagëtish fatkeqe.
Nga aeroplani duket sikur mendja njerëzore ka pushuar së funksionuari dhe çdo gjë është hedhur rastësisht me parashutë. Tani nga Jugu në Veri çdo ditë kronikat hapen me një zjarr të ri e të frigshëm. Pamundësia për t?i shuar ato para se ta asgjësojnë edhe atë pak natyrë të mbetur, është kumti i dytë. Pas rrjepjes, vjen pjekja në hell. Po, një dreq i pjekur në hell. Historikisht zjarret e të të gjitha llojeve i ndezim vetë dhe kur gjuha e zjarrit na skuq prapanicën, u kërkojmë ndihmë të huajve. Ministria e Jashtme duket si institucioni i vetëm që merret me shuarjen e zjarreve.
Avionët grekë mbushur me ujë vërtiten mbi retë arbërore, duke përfituar nga rasti që Shpëtim Idrizi ka mërzitë e veta pas humbjes së mandatit. Më në fund Bushati dhe Kotzias nuk janë më në rrethim. Balonat nuk hynë nga derë e pasmë, po drejt e nga qielli sovran. Zjarrfikëset tona, në pjesën më të madhe të vjetra sa miqësia me Kinën, mbesin rrugës si një i moshuar që e lë zëmra takfak nga infarkti.
Policët të pajisur me degë shqope capiten gjithë mundim rrëpirave me orë të tëra, paçka se nuk ua paguan askush. Ata meritojnë respekt. Kryeministri nga Dhërmiu, pasi pllaquritet në ujerat e kristalta të Jonit dhe kruan dy a tri herë mjekrën, boton në Facebook prioritetet e çdo rrethi nga dëgjesat gju më gju. Ai ka zbuluar një Shqipëri tjetër, të cilën gjatë katër viteve të qeverisjes së parë nuk e ndeshi asgjëkundi, teksa udhëtonte duke nxitur ?rilindjen?. Një Shqipëri me halle e brenga, me administratë të korruptuar e papunësi. Vërtet? Çudi.
Mirëserdhe në Shqipëri, zoti Kryeministër, mund të vikasë ndokush nga gëzimi. Buletini i kërkesave të botuara është më i madh se ai i zjarreve të shuara. Sikur propaganda të ishte ujë, tanimë ajo do të ishte tepër e dobishme, më e dobishme se kurrë, se do të kishte njomur buzët e territorit të thara nga vapa dhe duhma e zabeleve të djegura. Por jo, gjindemi nën tri zjarre: nga Zoti, nga njeriu dhe nga propaganda. Shyqyr që s?ia kanë çuar ndër mend që të krahasohet me vitin 1938, si ndonjë paraardhës i tij.
PD-ja e re, e cila tanimë i ngjan një ndërtimi pa leje që pret me ankth të legalizohet nga ngjarjet, nga harresa dhe nga Kryeministri, është e zënë me të tjera fabula. Meqenëse i ka rënë zjarri në shtëpi, nuk pyet më për gjitonët. Nuk e bezdis qeverinë me kërkesa, se aty ka edhe UFO-t, ose ministrat e vet teknikë, si i vetmi kujtim i çadrës zulmëmadhe, për të cilën desh ramë theror. Nëse gjatë përmbytjeve të dimrit, me vulën e pikëllimit në ballë Lulzim Basha shkonte në çdo sukë a pellg me ujë për të solidarizuar me fatkeqët dhe bretkosat, tanimë që s?ka përpara asnjë fushatë, as jashtë e as brenda partisë, thjesht po prehet, po qetohet, po nanurit, po mbledh forcat, po ribën projektin e republikës së re, diku larg Shqipërie.
Jo nga qejfi, por nga nevoja. Rrezet mund të bien si mbi pasqyrat e Arkimedit në trurin e tij dhe nuk i bën dot terbiet idetë. Ato mund të digjen si zorrët e qingjit mbi gaca. Dishepujt e rinj e ca rraqe të vjetra, të cilët përcëllojnë gjuhën shqipe në të shkruar e në të folur, si duhia e prushit mbi pisha, nga nxitimi për të bërë opozite po bëjnë çmos të identifikohen në luftë me vëmendjen që spostohet gjetiu. Tri zjarre të mëdha po na djegin. E vetmja shpresë është që të na dëgjojë Hyu, të ndalë të vetin, të na dërgojë shi dhe mbi të gjitha, vegime për sojlinjët e Hyqymetit dhe të politikës në përgjithësi. Ndihna, o Zot, ne mëkatarët e përunjur!/Marrë nga Panorama.
Kryetari i Partisë Demokristiane, aleat i Bashës dhe njëkohë...
Në përgjithësi, numri i martesave ka qenë konstant ndër vite...
Kryeministri Edi Rama është shprehur se kapacitetet e shteti...
Emergjencat Civile ka dhënë një informacion mbi situatën e z...
Një ditë pas reagimit publik të aleatit të Lulzim Bashës, kr...
I nxitur nga deklaratat e fundit të deputetëve të LSI të cil...
Kreu i Bashkisë së Tiranës ka komentuar marrëdhënien e tij m...
Në pushtetin vendor ka shpërthyer një konflikt i ashpër mes ...
Kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi ka dhënë alarmin se...
Duket se edhe pas largimit, tenori Agim Hushi do të vijojë t...
Një sipërfaqe tokë pranë zonës së Syrit të Kaltër është përf...
Kryeministri i vendit, Edi Rama pas konfirmimit me votën e q...
Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha është bërë paksa no...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme n...
Në 24 orët e fundit, Policia e Elbasanit është përballur me ...
Prej disa ditësh ish kreu i LSI, Petrit Vasili, aktualisht k...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës...
Policia ka njoftuar një ngjarje të rëndë të ndodhur mbrëmjen...
Kryeministri i vendit, Edi Rama edhe ditën e sotme ka publik...
Policia ka sekuestruar 3.5 kilogramë cannabis sattiva dhe 48...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...