web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmi i papritur/ Evakuohen turistët nga kulla Eifel

6 Gusht 2017, 21:10, Aktualitet CNA

Policia e Parisit ka arrestuar një burrë të armatosur me një thikë i cili po përpiqej të kalonte punonjësit e sigurimit në kullën Eifel.

Kompania e cila menaxhon dhe kujdeset për monumentin në një deklaratë për mediat njoftoi se nga incidenti nuk pati asnjë të lënduar. Kulla pas evakuimit të shkurtër,u rihap të dielën në mëngjes.

Nga deklarata e Policisë së Parisit mësohet se burri po përpiqej të kalonte më forcë rojat e kullës, por shumë shpejt arriti të nënshtorhej nga forcat e policisë.

Identiteti i autorit nuk është bërë publik si dhe nuk dihën ende motivet e ngjarjes./CityNews





Lajmet e fundit nga