web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Viktimat në plazhet shqiptare/ Urgjencat mjekësore u japin ‘leksione’ pushuesve

6 Gusht 2017, 17:40, Aktualitet CNA

Ky sezon veror ka qenë fatal për disa pushues të cilët kanë humbur jetën në plazhet shqiptare. Bilanci I personave që janë mbytur në det sa vjen dhe bëhet më tragjik dita ditës.

Për këtë arsye Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore  në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit, ka nisur një fushatë këshillimi dhe trajnimi të pushuesve si të japin ndihmën e parë.

Ndalesa e parë ka qenë plazhi i Zvërnecit ku janë zhvilluar disa orë trajnime mbi ndihmën e shpejtë që duhet t`i jepet dikujt që rrezikon mbytjen në det.

?Janë teknika të thjeshta, në radhë të parë mos të mbytet kush shkon të japë ndihmë dhe në radhë të dytë kur dalim në breg sesi mund ti japim ndihmën e parë një personi, që është shumë e thjeshtë të bëhen dy manovra të një qytetari, nuk është e thënë të jetë personel mjekësor. Instinkti i dhënies së ndihmës është të futesh në det dhe të shpëtosh dikë që është në nevojë. Por vetëm mënyra sesi i afrohemi tek i mbyturi shumë herë dhe siç e keni vënë re viktimë ngelet kush është futur për të dhënë ndihmë, siç ndodhi pak ditë më parë në Zvërnec?, u shpreh ai.

Kjo iniciative duhet vlerësuar, por duhet thënë që autoritetet shqiptare nuk duhet të mjaftohen me kaq. Ato kanë për detyrë që t?u ofrojnë pushuesve shqiptarë sa më shumë siguri./CityNews





Lajmet e fundit nga