web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Më merret fryma”/ Ndërron jetë i dënuari në burgun e Zaharisë

6 Gusht 2017, 16:06, Aktualitet CNA

Një i burgosur në burgun e Zaharisë në Krujë ka humbur jetën ditën e djeshme, rreth orës 4 të mëngjest.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi që ka ndërruar jetë është 69-vjeçari I.R.

Ende nuk dihet shkaku i saktë i vdekjes, por bëhet me dije se në një moment i moshuari ka thënë se i merrej fryma. Ai është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë, policia po heton për zbardhjen e ngjarjes./CityNews





Lajmet e fundit nga