web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandaloze/ Politikanët shqiptarë nuk dinë të shkruajnë, ja faktet

6 Gusht 2017, 16:47, Aktualitet CNA

Insituti i Studimeve Politike ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku zbulon skandalin që ndodh në vendin tonë me parlamentin e ri.

Në shkrim tregohet sesi politikanët tanë na gënjejnë për shkollën e tyre, duke shtuar më tej se deklarimi në KQZ mbi arsimimin është skandaloz dhe plot gabime.

Postimi i plotë:

Kemi zgjedhur parlamentin e ri. Jemi vend në NATO e duam të shkojmë në BE. Palët flasin se ?po bëjmë shtet? apo ?republikë të re?, por e dini kush merr e do të marrë vendime për ne? Ja njëri prej tyre. Prej vitesh vitesh është një prej 20-25 politikanëve më të rëndësishëm në Shqipëri, deputet, minister, kryetar bashkie. Është rizgjedhur deputet dhe në shtator do ta kemi përsëri aty, ?në tempullin e demokracisë?. Thotë se di dy gjuhë të huaja dhe me siguri njërën prej tyre e di. Thotë se ka përvojë politike dhe me siguri ka sepse ka pasur e ka poste të larta politike.

Pjesa më interesante është tek deklarimi në KQZ me shkrimin e tij origjinal mbi arsimimin:

Ndofta nga kujtesa e lehtë, ndofta nga koha e largët kur ka marrë diplomën, ndofta për një arsye tjetër që mund ta mendojmë por nuk kemi (ende) provë ta themi!

A ka këtu diçka që nuk shkon? Jo, nuk ka vetëm diçka, sepse ky do ishte halli ynë më i vogël. Problemi është se ka shumë gjëra që nuk shkojnë …. edhe në këtë deklarim, edhe në këto zgjedhje, edhe në këtë parlament, edhe në këtë politikë, edhe në këtë shtet edhe në këtë shoqëri.

Ai është i pasur, i pushtetshëm, i rizgjedhur, i fuqishëm, “i zoti” për standardet tona dhe, ashtu si dje, edhe sot, edhe nesër, me ?votat? tona i është dhënë e drejta të marrë vendime për ne, vendime që kanë qenë, janë e natyrisht që do të jenë po kaq të sakta sa të dhënat që ai jep për arsimimin e tij.

Me dashuri e qetësi, do bëjmë shtet & republikë e re./CityNews





Lajmet e fundit nga