Si ta kuptojmë atë që po ndodh në Aeroportin e Vlorës?
Si ta kuptojmë atë që po ndodh në Aeroportin e Vlorës/ 7 K...
Si ta kuptojmë atë që po ndodh në Aeroportin e Vlorës/ 7 K...
Për shekuj me radhë, ajo ka qenë pija e preferuar. Është nga të paktat made in Albania, që i dhamë Turqisë dhe nuk e morëm prej saj.
?Kanë qenë shqiptarët ata, që në kohën e Abdul Hamitit, e sollën bozën në Turqi, si një pije të lehtë, më pas ata hapën dyqanin e parë të bozës. Kështu që rimëkëmbja e shitjes së bozës në Turqi u bë nga shqiptarët, më pas ata që vinin nga Konja bënin shpërndarjen e saj,?-rrëfeu nobelisti i njohur turk, Orhan Pamuk, në një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga, ku tregon për herë të parë për bozaxhinj-të shqiptarë.
Por, ndërkohë që në shumë prej shteteve të Ballkanit, boza vazhdon të mbetet e përhapur dhe shumë e kërkuar, në Shqipëri janë të paktë ata që e prodhojnë, aq më pak e dinë se është origjinalisht shqiptare. Kryesisht janë familjet në Veri që e përgatisin bozën në shtëpitë e tyre dhe më pas e dërgojnë në dyqane. Kjo bëhet në sasi të vogël.
Dritare.net në kërkim të historisë së bozës, gjeti një punishte në Tiranë, që është Boza Pacara, punishtja e mjeshtrit Shyqyri Pacara, i cili prej më shumë se 37 vitesh, ia ka dedikuar jetën përgatitjes së bozës.
Edvin Pacara, djali i tij, tregon për dritare.net, sesi në 1980 u vendos që receta e Shyqyri Pacarës, babait të tij, do të ishte receta e njësuar për Shqipërinë.
?Babai im ka mbaruar shkollën teknologjike në 1975. Më pas, u dërgua në Kukës, atje filloi punën në punishten e ëmbëlsirave. Që në atë kohë, merrej me bozën, kadaifin, kaushët e akullores etj. Në ato vite, boza përdorej shumë, por çdo qytet e prodhonte ndryshe. Ndaj, duke qenë se Kukësi e ka pasur në traditë, u bë një konkurs, ku u zgjodh receta e Kukësit, me të cilën babai mori pjesë, për t?u përdorur në të gjithë Shqipërinë. Por, me rënien e komunizmit dhe prishjen e punishteve, boza nuk po prodhohej më në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Gjatë kësaj kohe, babai u largua nga punishtja dhe hapi ëmbëltoren e vetë, në 1991.
Më pas në 2003, familja ime erdhi në Tiranë. Babai ishte i vendosur të vazhdonte prodhimin e bozës, ndaj hapi punishten aktuale. Edhe në atë kohë konkurenca ishte e papërfillshme, pasi të gjithë e prodhonin bozën në kushte shtëpie. Babai ishte i pari që e ofroi bozën në shishe nga fabrika, hermetike, me etiketë dhe të gjitha sqarimet. Pra, ai solli një standart profesional për shërbimin e bozës.?
Përbërësit e recetës janë shumë të thjeshtë, miell misri e gruri, sheqer dhe ujë. Por, receta ka një sekret dhe ajo është përvoja.
?Boza përdoret në shumë shtete, si Bullgaria, Maqedonia,Turqia, e secila prej tyre ka recetën e vetë. Përshembull, boza në Bullgari ka një ngjyrë në kafe, pasi bëhet me mbetjet e elbit, ose me koret e bukës. Ndërkohë, receta që përdorim ne është e gjitha shqiptare. Boza jonë ka katër përbërës kryesorë: miell misri e gruri, të cilin e marrim nga banorët vendas, sheqer dhe ujë.
Edhe pse ngjan e lehtë për tu përgatitur, boza kërkon kohën e vetë dhe nuk mund të bëhet nga të gjithë. Duhen më shumë se gjashtë orë për tu bërë boza, në fillimi përzihet misri, pastaj shtrydhet. Qulli që del, duhet të lihet për pak kohë e më pas të përzihet me ujin, e sheqerin. Pastaj, mbushet në shishet 0.5 dhe 1.5 litërshe. I gjithë sekreti i recetës, qëndron te përvoja. Receta nuk ka ndryshuar që nga viti 1980. Boza nuk prishet, me kalimin e kohës ajo fermentohet dhe shija e saj nuk është më e ëmbël.?
Vlerat ushqyese të bozës janë shumë të mëdha, kjo pasi përmban vitamina A, C, E, dhe katër lloje vitaminash B.
?Në Kukës, kryesisht e preferojnë të thartë bozën, kurse këtu në Tiranë e duan të ëmbël. Fermentimi i misrit është i mirë, pasi lëshohen enzima që ndihmojnë tretjen, organizmin. Duke konsumuar bozën, përthithen vitaminat e proteinat që ka misri. Gjithashtu bën normalizimin e tensionit të gjakut. Boza është shumë e mirë edhe për nënat lehona, pasi rrit prodhimin e qumshtit tek nënat që kanë fëmijë në gji. Rekomandohet shumë edhe për atletët, si një pije që i jep energji,? tregon Edvini për dritare.net.
Më së shumti njerëzit e konsumojnë bozën gjatë muajve të verës, për tu freskuar. Por, siç thotë edhe Edvini për dritare.net, boza mund të konsumohet gjatë gjithë vitit. Sipas tij, janë të të rinjtë të cilën nuk e dinë fare se çfarë është boza.
?Pikat kryesore të shpërndarjes i kemi në dyqane e supermarkete, jo në bare, sepse janë të pakta baret që e shërbejnë bozën. Kjo sepse shqiptarët janë më të prirur të konsumojnë produkte të huaja dhe jo ato vendase. Por, ka edhe nga ata të rinj, të cilët nuk e njohin fare se çfarë është boza.
Por, më e rënda është kur vijnë inspektorë ushqimorë e na thonë se më çfarë qumështi e prodhojmë. Është qesharake, por kjo tregon sesa rëndësi i jep shteti promovimit të pijeve vendore. Ato janë lënë në hije, e qeveritë përqendrohen më tepër te eksporti.
Receta jonë e bozës, që është jo vetëm një recetë 100% shqiptare, por edhe e pranuar nga të gjithë, si receta e unifikuar e bozës, nuk është e patentuar. Ne personalisht nuk e bëjmë dot, pasi kushton shumë,?- thotë me keqardhje për dritare.net, djali i mjeshtrit të bozës./dritare.net
E gjithë Europa është përfshirë nga një i nxehtë ekstrem në ...
Aktorja e njohur, Rudina Dembaçaj pak ditë më parë ka humbur...
Nga Sali BerishaEdi Rama, piktori dështak, mbylli mandatin e...
=Policia italiane ka arrestuar 4 shqiptarë nga Vlora, pasi ...
Prej një orë ndodhet i ndezur një zjarr në lagjen Yberisht, ...
Nuk ka asnjë diskutim që mendimi ndryshe, është një herezi n...
Ish kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili k...
Ndodh shpesh që të shohim turistë të huaj që zhvishen në pla...
Vera e nxehtë është në kulm dhe ministrat kanë vendosur të k...
Grimerja Elona Balaj ka sulmuar publikisht kompaninë e Alket...
Gushti padyshim për shumicën prej nesh është muaji më i pref...
Policia ka arrestuar ditën e sotme, 41-vjeçarin nga Berati, ...
Policia e Savonës arrestoi Agustin Zaimin 28 vjecar, sepse g...
Policia ka njoftuar ditën e sotme se në rrugën nacionale Kor...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Velipojë....
Një fëmijë 13-vjeçar është mbytur në plazhin e Velipjës, ndë...
Situata është alarmante në Shqipëri për shkak të zjarreve të...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vendosur të anulojë vendi...
Një zënkë për arsye banale ka përfunduar në sherr mes dy kun...
Dy vëllezër kosovarë, por shtetas kroatë dhe pronarë restora...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...