Ish kreu i LSI i përvishet keq Ramës/Vera më e rëndë, ti je turist
Ish kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili k...
Nuk ka asnjë diskutim që mendimi ndryshe, është një herezi në Shqipëri. Dhe mjerë ai që e thotë se nuk mbetet bir nënë pa u çuar, e pa ia lëruar nënën ku e ka. Mjerë ai që e shpreh se, nuk mbetet këmbë anonimi, a këmbë shushunje, a rutinxhinjësh të stanjacionit kombëtar, pa ia djegur e përvëluar me lecka, orendi e deri kulm çatie atij që e thotë hapur zhgënjimin. A plasjen e shpirtit. Por ore po, atdheu është një plasje shpirti. Dhe nuk ka dallim, a dasim sa kohë që dallaverexhinjtë e kanë marrë peng. E pengmarrës je edhe ti që irritohesh, harbohesh, masturbohesh, dhjerohesh, pse dikush thotë të vërtetën.
Turp është!
Turp e faqja e zezë.
Nga ta kapësh atdheun?
Kush ma thotë? Se i di edhe unë përmendësh ca vargje, poetësh. Po poetët atdheu i linçon, i masakron, i përbuz. Gëzon që ata nuk nderohem me tituj. Gëzon përmes ca masturbimeve kolektive masash. Nuk shikoni, nuk dëgjoni, jeni gati të ekzaltuar nga kënaqësia kur një qoftexhi administrate merret me letra dosjesh. Për një grusht parash.
Një qoftexhi atdheu.
I di edhe unë ca vargje poetësh, si thotë ai, Fatosi. Fatos Arapi. Një bukuri shpirti, shqiptari.
”Atdheu në një pikë loti lirinë e lind.
Atdheu yt i vogli , i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti..”
Po, e thotë. Po kujt ia thotë. Për kë atdhe e ka fjalën. Atë realin apo atë të munguarin? Pyesni veten e gjejeni. Se atdheu që keni nuk ka asgjë të përbashkët me këtë.
Do gjeni atdheun e kujt? Atë që të linçon pse shprehesh ndryshe. Që marrin zjarr nga e vërteta e hidhur. Që dine veç një përfundim. U bë ky… kushedi çfarë i duket vetja.
Atdheun e një profesori që të shikon nga duart. Dhe nuk e ka problem ta firmosi librezën. Asfare nuk e ka. Nuk e ka problem të të firmosi titullin. Mjafton t’i japësh një dorë parash dhe aq.
Atdheun e një zyre, ku të gjithë të shohin nga duart. Të shesin çartifikata. Vertetime. Të shesin vula. Të shesin vendime komisjonesh fallco. Dhe ti mund të marrësh pa gajle një kuotë mujore si i pastrehë. Por edhe rrogë mujore duke u shkruar diku.
Atdheun e doktorave që të vizitojnë në dhomat e spitaleve civile. Me sirtarë hapur…, pastaj të kërkojnë tu vesh në shtëpi. Për një vizitë më të specializuar. Doktorave që të tregojnë me gisht farmacinë se ku duhet të shkosh të blesh ilaçet.
Atdheun e juristave 6 mujor. Që të nxjerrin nga burgu pasi ke vrarë, ke hedhur në erë, ke shitur drogë, ke korruptuar, ke përdhunuar…, për ca milionë lekë.
Atdheun e kujt?
Të shkollës së traditës që e bastarduan vet nxënësit e saj duke hapur ca magazina private, në shkolla të tyre të liçensuara.
Atdheun e besimit. Që varrosi misonarët e vet, shqiptarët, si katolikët e myslimanët. Dhe u dha prioritet atyre që nuk kanë asgjë të përbashkët me dhimbjen shpirtërore të shqiptarëve.
Veç presin e përcjellin politikanë në festat e besimit. Dhe hanë syfyre në sheshe publike. Dhimbja është në rrugë vëlla. Dhimbja nuk është mes rrasash e vitrinash. Dhimbja është me koshat plot mbeturina. Plot skamje, e plot përgjumje. Plot budallepsje. Dhimbja është nënshtrim. E si rrjedhojë atdheu ka vdekur. Atdheu nuk ekziston.
Por ekzistojnë njerëz që revoltohen, irritohen, të shajnë me prag shtëpie. Ku? Në atdheun e ferexheve. Atdheun e rrasave. Atdheun që ka njëzetë e shtatë vjet në demokraci dhe akoma flet Berisha.
Atdheun e dinastisë Meta.
Atdheun e basketbollistit nga nomeklatura që ka hallin si e si të kthejë hollet e europës, në pasarela mode. Se të fuse Shqipërinë në Europë.
Atdheun e legenave që ngrijnë e shkrijnë. Që protestojnë me tallava. Me çadra beduinësh. Që qahen si kurvat për vjedhje. Dhe si kurvat rrinë e hanë lëmosha brenda qeverisë.
Kë atdhe?
Atdheun e shtetarëve që paralajmërojnë kartelet, shiko nga java tjetër ne do bëjmë ca aksione. Prandaj ndërroni vendondodhje. Ikni nga vendi ku pimë kafe mbremë.
Për cilin atdhe u djeg kaq shumë?!
Atdheun që vari artin në litar. Që shkordhi akademitë.
Që shiti minierat. Që vjedh fondet e rrugëve.
Atdheun e çmendurisë së pronave.
Atdheun që djeg plehra si në kohën Anadollit.
Cili është ky atdhe që ju irriton dhe ju agravon humorin? Përse një këngëtar, një tenor i botës thotë të vërtetën.
Çfarë nuk i dhatë Belushit. Çfarë nuk i dhatë asaj çupës, Dushkut, pse bëri një shqiponjë me tatuazh në sup. E çfarë nuk po i jepni deklaratave të ca emrave nga europa pse tregojnë rrënjët. E do t’ia falnit çdo mëkat mbi atdheun. Po kurrë shqiptarëve të gjallë që nuk janë as gjysëm shqiptarë, as me prejardhje shqiptare. Po me plot gojën shqiptarë, e të suksesshëm. Këtyre nuk ua falni. Nuk ua falni pse u thonë që atdheu është vatër e plehrave dhe e legenave. U jepni me bujari një vrasje kolektive. Kënaquni,sa të doni, por atdheu është një zhgënjim.
Vendi i dembelëve dhe atyre që hanë fara luledielli.
I horrave dhe i atyre që e duan shqiptarin veç në luftë e me shqiptarin. Ndaj, bjeri këtij Hushit. Bjerini, kënaquni…/Ilir Levonja
Ish kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili k...
Ndodh shpesh që të shohim turistë të huaj që zhvishen në pla...
Vera e nxehtë është në kulm dhe ministrat kanë vendosur të k...
Grimerja Elona Balaj ka sulmuar publikisht kompaninë e Alket...
Gushti padyshim për shumicën prej nesh është muaji më i pref...
Policia ka arrestuar ditën e sotme, 41-vjeçarin nga Berati, ...
Policia e Savonës arrestoi Agustin Zaimin 28 vjecar, sepse g...
Policia ka njoftuar ditën e sotme se në rrugën nacionale Kor...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Velipojë....
Një fëmijë 13-vjeçar është mbytur në plazhin e Velipjës, ndë...
Situata është alarmante në Shqipëri për shkak të zjarreve të...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vendosur të anulojë vendi...
Një zënkë për arsye banale ka përfunduar në sherr mes dy kun...
Dy vëllezër kosovarë, por shtetas kroatë dhe pronarë restora...
Emigrantët nga Bashkimi Europian do të kenë lehtësira për t...
Dalin detaje të reja nga të shtënat me armë që u regjistruan...
Gazeta e njohur britanike “The Telegraf” dhe gazeta amerikan...
Qytetarët që kanë zgjedhur të pushojnë në plazhin e Himarës ...
Dhjetëra ha pyje janë përfshirë nga flakët ditëve të fundit,...
Gjatë ditës së sotme është arrestuar shtetasi Zani Çaushi, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...