Si ta kuptojmë atë që po ndodh në Aeroportin e Vlorës?
Si ta kuptojmë atë që po ndodh në Aeroportin e Vlorës/ 7 K...
Si ta kuptojmë atë që po ndodh në Aeroportin e Vlorës/ 7 K...
Nga Sali Berisha
Edi Rama, piktori dështak, mbylli mandatin e parë duke u bërë vërtet i famshëm por realisht famëzi për Narko-shtetin që ndërtoi këto vite në Shqipëri duke merituar universalisht etiketimin e tij nga mediat më serioze të botës si “Noriega i Europës”. E vërteta është se për Ramën, përdorues dhe addict droge, kjo e fundit nuk është dhe nuk mund të jetë krim por super vlerë.
Prandaj, ai më shpejtësi rriti me 1250 herë sipërfaqen e mbjellë me kanabis në vend. Ngjiti Shqipërinë në vendin e dytë në botë në konsumin e kokainës dhe shndërroi atë në portën kryesorë të vërshimit të heroinës drejt Europës.
Por Rama është bërë vërtetë i famshëm në Europë dhe në botë për përdhosjen e protokollit të takimeve dhe samiteve ndërkombëtare me atletet e tij të bardha.
Protokolli zyrtar, si etiketë shekullore e veprimtarive politike, bilaterale dhe multilaterale ka gjithnjë momentet zyrtare, në të cilat pjesëmarrësit, në respekt të njëri – tjetrit dhe të aktivitetit detyrohen të paraqiten me një veshje zyrtare, dhe momentet e kohës së lirë në të cilat pjesëmarrësit mund të vishen dhe madje edhe ftohen nga mikpritësi që të vishen kazhual.
Edi Rama, duke u vlerësuar nga mediat më serioze në Europë si lideri më pak i rëndësishëm i kontinentit, i kompleksuar keq, zgjodhi atletet për tu bërë i “rëndësishëm”, të paktën qesharak.
Për shkak të atleteve ai u përzu nga fotoja familjare në Podgoricë dhe mashtroi shqiptaret duke u thënë se u largua me shpejtësi për në aeroport sepse helikopteri i tij nuk fluturonte natën, paçka se fotot familjare bëhen fiks menjëherë në fundin e punimeve të samitit dhe zgjasin maksimumi 4-5 minuta.
Nga ana tjetër, Podgorica është gjithsej 2.5 orë nga Tirana me makinë me eskortë. Mirëpo pavarësisht nga avoketërit dhe atlete-lëpirësit e Ramës, ky i fundit e ndjenë thellë përçmimin qe i bëhet në këto samite. Ky përçmim kulmoi pas ndalimit të tij për të marrë pjesë në foton familjare të samitit me raportimin e New York Times për këtë samit.
Kështu, kjo gazetë sot, pasi njoftoi zhvillimin e punimeve të Samitit të Podgoricës, samit shumë i rëndësishëm për rajonin, pjesëmarrjen dhe takimet e zëvendëspresidentit të SHBA në këtë samit me pjesëmarrësit e tjerë, për Edi Ramën shkruan vetëm se: “Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, 53 vjeç, ish-artist dhe lojtar basketbolli, u shfaq në takimin e nivelit të lartë me atlete të bardha.?
Me të drejtë mund të lind pyetja se pse Rama e bën veten lolo me atletet e tij në samitet ndërkombëtare?
E vërteta është se Rama, i ngërthyer nga sindromi i fetishit te atleteve, është bërë addict (i varur) ndaj tyre.
Fetishi, si marrosje pas një objekti apo veprimtarie, është një sindrom nga i cili i ngërthyeri nuk çlirohet dot, mundet për vite te tera ose gjithë jetën. Ndaj nuk na mbetet gjë tjetër veçse te urojme që Ramën të mos e zënë fetishe të tjera…!! sb
=Policia italiane ka arrestuar 4 shqiptarë nga Vlora, pasi ...
Prej një orë ndodhet i ndezur një zjarr në lagjen Yberisht, ...
Nuk ka asnjë diskutim që mendimi ndryshe, është një herezi n...
Ish kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili k...
Ndodh shpesh që të shohim turistë të huaj që zhvishen në pla...
Vera e nxehtë është në kulm dhe ministrat kanë vendosur të k...
Grimerja Elona Balaj ka sulmuar publikisht kompaninë e Alket...
Gushti padyshim për shumicën prej nesh është muaji më i pref...
Policia ka arrestuar ditën e sotme, 41-vjeçarin nga Berati, ...
Policia e Savonës arrestoi Agustin Zaimin 28 vjecar, sepse g...
Policia ka njoftuar ditën e sotme se në rrugën nacionale Kor...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Velipojë....
Një fëmijë 13-vjeçar është mbytur në plazhin e Velipjës, ndë...
Situata është alarmante në Shqipëri për shkak të zjarreve të...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vendosur të anulojë vendi...
Një zënkë për arsye banale ka përfunduar në sherr mes dy kun...
Dy vëllezër kosovarë, por shtetas kroatë dhe pronarë restora...
Emigrantët nga Bashkimi Europian do të kenë lehtësira për t...
Dalin detaje të reja nga të shtënat me armë që u regjistruan...
Gazeta e njohur britanike “The Telegraf” dhe gazeta amerikan...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...