Foto-Prezantuesja e njohur shqiptare probleme me Policinë/Acarohet keq me ta
Gjobat nuk kursehen as ndaj personazheve publike dhe këtë he...
Megjithse temperaturat e të nxehtit afrikan vazhdojnë të jenë në fuqi të sundimit të motit, kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, vijon takimet me qytetarët pa dallim partie, feje dhe ideje.
Turi i tij nuk është elektoral, por qeveritar, i ndërmarrë nën moton e bashkëbisedimit për qarjen e halleve të përditëshme të dy palëve, pra të halleve që preokupojnë kreun e qeverisë dhe qytetarët.
Kuptohet hallet e publikut janë shumë më të shumta se ato të Kryeministrit, por e veçanta që e potencon rolin e Edi Ramës, në këtë raport, është fakti se pjesa që ai përfaqëson, pra struktura qeverisëse, ka plotësisht në dorë zgjidhjen e halleve të taksapaguesve, që pas vite e vitesh të ikura janë bërë mal i lartë shumë. Sigurisht për faj të strukturës administrative që paguhet për ti shërbyer zgjidhjes së halleve.
Nga që zyrtarët e paguar për t?i shërbyer taksapaguesve, nga taksat e të cilëve paguhen, nuk e kanë bërë detyrën e tyre, kanë mbushur xhepat, duke shfrytëzuar pozitën shtetërore, madje dhe janë tallur me hallexhinjtë të cilët vërshojnë sapo informohen për dëgjesën e rradhës të Kryeministrit.
Nxiti i tyre nuk është thjesht e vetëm për t?i ekspozuar atij hallin e shkaktuar nga administrata, por besimi se në fund Kryeministri do urdhëroj personin përgjegjës t?ja zgjidh atë, në të kundërt do të shkarkohet nga detyra që mban.
Ndodhi kjo në Berat, me drejtorin e ALUIZNI-t, ku madje me të drejtë u shkri edhe dega e këtij institucioni të okupuar nga fise fshatarësh të lidhur me kryebashkiakun lësëistë të Beratit, për të vijuar edhe në dëgjesa të tjera, ku me urdhër të Kryeministrit iu zgjidhën halle koke jo pak qytetarëve, të cilëve, për vite të tëra, zyrtarët u?a kishin plasur buzën.
Turi i dëgjesave, apo kuvendimet e Kryeministrit me taksapaguesit, në tërësi janë mirëpritur, por edhe kanë ngjallur reagime të kundërta. Ca analistë, të majmur dhe që kurrë nuk kanë provuar të kenë një hall buzëplasës në marrëdhënien me zyrtarët e administrates publike, i kanë krahasuar këto dëgjesa të Edi Ramës me takimet gju më gju të Enver Hoxhës me popullin. Të tjerë si një prirje e tij e ngjashme me Hitlerin, Erdoganin, Putinin etj., figura despotike pa asnjë lidhje, pasi po të kërkosh kurkund nuk mund të gjesh lajme për dëgjesa apo kuvende të këtyre të fundit me njerëzit e zakontë hallexhinj.
Aq më tepër që dëgjesat, apo kuvendet, në vetvete, duke qenë me pjesëmarrje masive, kualitet divers dhe të ndërtuar mbi debat e përjashtojnë vlerësimin si aktivitete despotike. Madje, për të njejtën arësye, dëgjesat Rama nuk mund të etiketohen as si aktivitete të demokraturës. Pasi në komunikimin e tyre me masat diktatorët vetëm rreshtojnë arritjet e fitoret, urdhërojnë dhe nuk diskutojnë me ta hallet.
Është e vërtetë se ata mund t?i shfrytëzojnë hallet e grumbulluara për të arritur qëllimet e tyre politike, duke bërë show me shkarkime apo arrestime publike kuadrosh por, gjithsesi, ka një det të madh ndryshimi midis aksioneve të tyre dhe dëgjesave të Edi Ramës.
Sepse të vjelësh mendime për të njohur në thellësi situatën, kur për katër vite ke qeverisur me tridhjetë përqind të qeverisë deleguar një aleti diskretitues të pangopur me përfitime e abuzime me pushtetin, si LSI, me objektiv ngritjen e një strukture sa më rentabël, nuk ka lidhje krahasimi as me ish dikatorin shqiptar e as me ndonjë sivëlla të tij.
E theksojmë, me dëgjesat, Edi Rama, ka si objektiv ngritjen e një strukture qeverisëse ndryshe, sa më të aftë e që ti shërbejë në kohë sa më reale taksapaguesve ?buzëplasur?. Ky objektiv i tij tashmë duket qartë.
Kabineti i ri qeverisës që Edi Rama ka projektuar të ndërtojë për këtë katër vjeçar të ardhshëm do ketë në qendër hallexhinjtë, shërbimi ndaj të cilëve nuk mund të jetë i duhuri pa nxjerrë në dritë të metat e kabinetit të mëparshëm Rama-Meta.
Me turin e dëgjesave Edi Rama nuk po bën tjetër veçse po sjell në skenën e jetës shqiptare një praktik të munguar. Të paaplikuar nga asnjëra prej qeverive të mëparëshme, të cilat e kanë përcaktuar rolin e tyre qeverisës vetëm si grumbulluese taksash, si arbitër dhe grabitës asetesh, por jo edhe si edukuese vlerash kapitaliste. Jo si qeveri në shërbim të taksapaguesve, nga të cilët paguhen dhe për këtë arësye e kanë detyrim ligjor t?u ofrojnë shërbesa sa më komode./CityNews
Gjobat nuk kursehen as ndaj personazheve publike dhe këtë he...
Shtylla kurrizore është kocka e e cila e mban trupin të lidh...
Megjithëse janë të bukura padyshim renditen shumë të rreziks...
Kryeministri i vendit, Edi Rama pak orë pasi u komunikoi dre...
Ndërsa operacioni i Emergjencave Civile për shuarjen e zjarr...
Një nga themeluesit e Partisë Demokratike, ish ministër i Mb...
Qeveria ka planifikuar ta mbyllë pjesën legjislative të Marr...
Administratori i Zall-Herrit në Lëvizjen Socialiste për Inte...
Ish ministri i Mbrotjes në qeverinë Berisha, Arben Imami, th...
Nëna e Ismail Morinës, i njohur më së shumti si “Ballist” Mo...
Kryeministri i vendit, Edi Rama kërkoi ditën e sotme që drej...
Më datë 24 Korrik menjëherë pas ceremonisë së betimit të Pre...
Policia e Shkodrës ka zbardhur të plotë ngjarjen që ndodhi d...
Sipas astrologut të njohur ndërkombtarisht Oscar Cainer, ky ...
Sekretarja e Organizatave Partnere në Partinë Demokratike, V...
Policia ka raportuar ditën e sotme që një person është mbytu...
Në historinë politike të Shqipërisë janë bërë të famshëm tre...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar di...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, konk...
Elvi Fundo– Sot Kryeministri, në një nga takimet e tij, ku p...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...