Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Në historinë politike të Shqipërisë janë bërë të famshëm tre kunetër të liderve. I pari prej tyre është kunati i Ahmet Zogut, Hysen Bej Kryeziu (1894-1927), i njohur si Cena Begu. Ai ishte nga fisi i Kryezinjve të Gjakovës. Pasi u martuar me motrën e Zogut, Nafijen, ai u vendos në Tiranë dhe bë krahu i djathtë i Zogut në politikë. Cena Begu ishtë ndërmjetësi i Zogut me Beogradin. E gjithë veprimtaria e Cena Begut tregon se si fillim ka qenë agjent i paguar i shërbimit të fshehtë të Malit të Zi, më pas i Serbisë, dhe në vazhdim i Jugosllavisë mbretërore të kontrolluar nga serbët. Kur Esat Pashë Toptani shkoi në Serbi në 1914, për të marrë mbështetjen për të krijuar një forcë të armatosur me të cilën do të merrte pushtetin në Shqipëri, serbët i dhanë Toptanit edhe Cena begun, si njeriun e tyre të besuar. Cena begu rekrutoi me pagesë shqiptarë të Kosovës për këtë aksion. Me këtë forcë dhe me mbështetësit e tij në Shqipëri, Esat Pasha, në tetor 1914 hyri në Durrës, që në atë kohë ishte kryeqyteti i Shqipërisë dhe vendosi pushtetin e tij, si vasal i Serbisë.
Roli i Cena Begut ishte vendimtar për t? i siguruar Zogut mbështetjen jugosllave, për aksionin e armatosur që ndërmori Zogu në 1924, për të marrë pushtetin në Shqipëri dhe që zuri fill në Beograd. Mbi Cena begun ra kështu nderi i dyshimtë që dy herë kishte ndihmuar që të merrej pushteti me dhunë në Shqipëri, për llogari të Serbisë. Sipas kërkesës së serbëve Zogu, e emëroi Cena begun ministër të Punëve të Brendshme.
Jugosllavët donin që Cena begu të ishte pranë Zogut si faktotumi që do t? i kujtonte atij marrëveshjen e fshehtë të bërë me Pashiqin në Beograd, për ta lidhur Shqipërinë me Jugosllavinë. Beogradi besonte se Cena begu, duke qenë ministër i Punëve të Brendshme ishte në pozitë të mirë për ta mbajtur nën kërcënimin e jetës Zogun nëse shkelte marrëveshjen dhe madje për ta eliminuar fare. Por Zogu nuk kishte ndërmend ta respektonte marrëveshjen me serbët, dhe donte ta lidhte Shqipërinë me Italinë, e cila ishte e vetmja alternativë e mundshme që në ato rrethana mund të kundërbalanconte kërcënimin jugosllav dhe grek ndaj vendit tonë. Cena begu e shprehu hapur kundërshtimin e tij dhe Zogu e kuptoi se ishte shumë e rrezikshme që njeriun kryesor të jugosllavëve në vend ta mbante në atë post të lartë, madje ishte e rrezikshme që ta mbante në Shqipëri. Zogu e emëroi kunatin e tij ministër fuqiplotë në Çekosllovaki, një post ky i krijuar vetëm për ta larguar Cena begun nga Shqipëria. Cena begu pranoi të shkonte me idenë që të organizonte që atje një lëvizje kundër Zogut, duke tubuar emigrantët politikë, për të bërë një aksion tjetër nga Jugosllavia, në një kohë të përshtatshme. Në Pragë Cena begu mburrej se ai, i cili kishte qënë përcaktues dy herë për atë se kush do të vinte në pushtet në Shqipëri, këtë herë do ta merrte pushtetin për vete. Por para se Cena begu të lëvizte, e arritën në Pragë plumbat e vrasësit të dërguar nga Zogu, dhe kështu mori fund jeta e të parit kunat të famshëm politik shqiptar.
Kunati i dytë i famshëm në politikën shqiptare është Bahri Omari (1888-1945), kunati i Enver Hoxhës.
Bahri Omari u dënua me vdekje nga Gjyqi Special në 1945, me të cilin janë dënuar ata që u quajtën bashkëpunëtorë të rangut të lartë të pushtuesve fashistë, të cilët diktatura komuniste mundi t? i arrestojë në atë kohë. Në këtë grup bënin pjesë ish-kryeministra, ish-ministra, ish-oficerë të lartë, si dhe nëpunës të lartë të shtetit shqiptar në vitet 1939-1944. Një prej tyre ishte Bahri Omari i cili kishte qenë anëtar i Këshillit të Shtetit dhe ministër në këtë periudhë. Bahri Omari ishte një prej 17 të dënuarve me vdekje nga ky gjyq të cilët u pushkatuan në prill 1945. Por në të njëjtin gjyq ku Bahri Omari u dënua me vdekje, morën dënime krahasimisht shumë më të buta kryetari i parë i Partisë Fashiste të Shqipërisë Tefik Mborja, dhe dy herë kryeministri i Shqipërisë në kohën e pushtimit gjerman, Ibrahim Biçakçiu, eprori i Bahri Omarit.
Merret vesh, Bahri Omari u dënua me vdekje jo për veprimtarinë e tij kolaboracioniste, por se dinte shumë për Enver Hoxhën, të cilin e kishte strehuar në shtëpinë e tij në Tiranë, në kohën e ?ilegalitetit? në vitet 1941-1943. Madje deri para disa viteve ekzistonte në rrugën ?Qemal Stafa? në Tiranë, shtëpia ku kishte banuar Bahri Omari, dhe vetë Luani, në të cilën shtëpi gjendej pllaka përkujtimore e gurtë që thoshte se atje ishte strehuar Enver Hoxha midis nëntorit 1941 dhe majit 1943.
Kështu, në kulmin e terrorit fashist në Tiranë kur kryeqyteti kontrollohej shtëpi më shtëpi për të gjetur komunistët, të cilët rrethoheshin në bazat e tyre e vriteshin duke luftuar, si Vojo Kushi me shokët e tij, apo si Qemal Stafa, kur komunistët vriteshin rrugëve të Tiranës të ndjekur nga fashistët, si Misto Mame e Mihal Duri, apo kapeshin në Tiranë e vareshin si Muhamet Gjollesha, Hamid Shijaku etj., Komandanti, shoku Enver Hoxha, na strehohej në shtëpinë e anëtarit të Këshillit të Lartë të Shtetit kolaboracionist shqiptar të kohës së pushtimit fashist, Bahri Omarit, që ishte njëherësh edhe kunati i tij! Dhe fashistët kinse nuk dinin gjë se kush strehohej në këtë shtëpi që nuk ishte më tepër se 150 metra larg Drejtorisë së Policisë Fashiste. Pra, Bahri Omari u pushkatua se ai dinte të vërtetën e bashkëpunimit të Enver Hoxhës me shërbimin e fshehtë fashist italian, bashkëpunim për të cilin Bahri Omari kishte qenë ndërmjetës. Ai ishte një dëshmitar i bezdisshëm për kunatin e tij të plotfuqishëm që ishte bërë diktator i Shqipërisë.
Kunati i tretë i famshëm politik në Shqipëri është Erion Isufi (1978), me origjinë nga Rexhini i Tepelenës, kunati i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, i cili është martuar me motrën e Erionit, Aurelën. Erion Isufi nuk ka asnjë rol në karrierën politike të kunatit të vet, ndryshe nga dy kunetërit e tjerë të famshëm, të cilët kanë pasur një rol vendimtar në karrierën e Ahmet Zogut dhe të Enver Hoxhës. Por megjithatë Erion Isufi ka mbi kunatin e vet, Lulzim Bashën një ndikim që nuk e ka pasur asnjë nga kunetërit e tjerë të famshëm para tij mbi Ahmetin dhe Enverin. Arsyeja është te ndikimi që ka gruaja e Bashës, motra e Erionit, mbi bashkëshortin e vet. Nafija, motra e Zogut dhe Fahrija, motra e Enver Hoxhës, nuk kanë patur praktikisht asnjë ndikim mbi vëllezërit e tyre të plotfuqishëm. Ndikimi i burrave të tyre mbi Zogun dhe Hoxhëën vinte për shkak të shërbimeve që ishin në gjendje t? i bënin ata.
Ndryshe nga ata, Erion Isufi nuk është në gjendje t? i bëjë asnjë shërbim Lulzim Bashës, por thjesht përfiton prej posteve të tij. Erion Isufi është bërë kunati më i urryer politik në Shqipëri që nga koha e Cena beg Kryeziut, rreth 100 vite më parë. Arsyeja kryesore për të cilën duhet të largohet Basha nga PD, është që kjo parti të shpëtojë nga kontrolli ilegal prej kunatit të tij.
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar di...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, konk...
Elvi Fundo– Sot Kryeministri, në një nga takimet e tij, ku p...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Mëso...
Nga Filantrope tek ikonë stili , princeshë Diana ishte e njo...
Iphone 8 është shumë pranë lancimit të tij por ju nuk do të ...
Mund të ketë shumë faktorë që kontribuojnë në pabesinë e një...
Kryeministri i vendit, Edi Rama përmes një daljeje publike k...
Ironikisht, drejtorët e hipotekave, të spitaleve, të burgjev...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë ditën e sotme në kodr...
Ish-kryeminstri i vendit, Sali Berisha ka postuar disa minut...
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edit H...
Një nga shqiptarët e arratisur një ditë më parë nga burgu Au...
Pak orë pas publikimit të propozimeve të nevojshme për ringr...
Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme në Pad...
Janë vetëm 15 kilometër larg qytetit, megjithatë jetojnë në ...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka bërë një denoncim...
Kryeministri i vendit Edi Rama po flet në këto momente nga k...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Drithas...
Kryeministri i vendit, Edi Rama menjëherë pas kërkesës për d...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...