web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SUKSESE NË JETË NGA EDI RAMA!

31 Korrik 2017, 17:09, Aktualitet CNA

Elvi Fundo

– Sot Kryeministri, në një nga takimet e tij, ku publikisht njoftoi pushimin nga puna të drejtorëve të administratës së tij, diskretitoi dhe goditi përpara opinionit publik drejtorët e spitalit.

Një javë më parë, Rama bëri të njëjtin veprim me drejtorët e hipotekave, sot me të spitaleve, nesër priten drejtorët e ALUIZNIT dhe kështu me rradhë.

Të gjitha show dhe veprime që vijnë nga qëllime elektorale populiste, që fillojnë në fushatë elektorale dhe ende nuk kanë përfunduar.

Kryeministri shkarkoi disa drejtorë spitalesh, por në fakt të gjithë tepsinë e Ministrisë së Shëndetësisë për katër vite e ka pasur Edi Rama.

Ministri më i akuzuar dhe më i përfolur i kabinetit të tij ka qenë Ilir Beqaj. Koncensionet dhe skandalet e Beqajt, deri tek videot e publikuar nga emisionet investigative, ishin disa nga bëmat dhe gjëmat e qeverisë së Ramës.

Ata drejtorë, të aftë apo të paaftë, të ndershëm apo të korruptuar, të PS apo LSI, janë emëruar me bekimin e Edi Ramës, ose të paktën me firmën e ministrit të tij dhe rekomandimin e përgjegjësit politik të qarkut, emëruar nga Rama.

Sot në fakt ikën disa drejtorë, ndërkohë që përpara zgjedhjeve disa u bënë deputetë, si në Korçë, Tiranë apo gjetkë.

Këta drejtorë të paaftë që shkarkoi sot Edi Rama kanë qenë në 4 vite në krye të detyrës të emëruar prej tij.

Jo për t?u dalë në mbrojtje, por të akuzosh drejtorët për gjendjen në spitale, është njëlloj si të akuzosh pastrueset në insititucione pse nuk ka ujë në çezme. Të gjithë drejtorët e shkarkuar nuk janë përgjegjës për politikat e ministrisë. T?i kërkosh përgjegjësi drejtorëve të Kolonjës apo Ersekës për politikat e Ilir Beqajt është njësoj si t?i kërkosh llogari kaubojsit Eduard Ndocaj pse qeverisi keq Edi Rama.

Spitalet nga Shkodra në Vlorë, në Korçë e gjetkë nuk duken të kenë problem të madh papastërtie, por kanë të tjera problematika, të cilat nuk lidhen me drejtorët e shkarkuar, por me kompetencat dhe tenderat, projektet dhe strategjitë dhe politikat që zhvillohen në ministri.

Këta drejtorë janë një tufë me militantë, në shumicë dërrmuese socialistë të thekur, por asnjë nuk mund të thotë dhe nuk mund ta besojë se është përgjegjësi e tyre që Ilir Beqaj në katër vite nuk investoi në infrastrukturën e spitaleve dhe shërbimin e tyre, por punoi me urdhër të Edi Ramës vetëm për koncensionet dhe aferat korruptive.

Problemi në spitale nuk qëndron tek një suvaja e prishur, por tek çatia që po zë shtëpinë, sepse pacientet përpara se të ankohen për tualetet apo për çimenton, nuk kanë çarçafë apo dyshekë, tenderat e të cilëve i ka bërë Ilir Beqaj, ato i ka dhënë me koncension.

Pacientët në spitale nuk ankohen për drejtorët, por për mungesën e ilaçeve, rradhët e gjata për një skaner apo një ekzaminim dhe kjo nuk është përgjegjësi e drejtorëve, as e mjekëve, por është përgjegjësi e politikave të ministrisë apo mungesës së investimeve.

Shëndetësia është rasti me flagrant dhe shembulli i dështimit në katër vite qeverisje të Edi Ramës, i cili sot iu tha militantëv etë tij të emëruar në krye të spitaleve, ?Suksese në jetë?, duke u fshehur turpësisht pas gishtit, të cilin e kishte drejtuar tek vartësit e tij emëruar prej tij dhe Ilir Beqës.

Në fakt suksesi më i madh në jetë i duhet thënë Edi Ramës dhe Ilir Beqës për shkatërrimin e sistemit shëndetësor shqiptar, por sot fatkeqësisht  ndodhi e kundërta, sot pamë se si ata publikisht thanë ?Suksese në jetë nga Edi Rama?./CityNews





Lajmet e fundit nga