Ballkani, kriza e re e Europës
Një krizë e re po e kërcenon Ballkanin. Paralajmërimi vjen n...
Edhe pse pronari i resortit turistik në Velipojë që shpërtheu dy ditë më parë lufton me jetën në spital, Prokuroria ka ngritur ndaj tij dy akuza, për ?Shkatërrim prone nga pakujdesia? dhe ?Shkelja e rregullave të sigurisë teknike?. Tashmë Prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë në Velipojë, ndërsa nën hetim është dhe pronari i resortit Besnik Zenuni.
Ndaj tij mësohet se ka bërë padi edhe Inspektoriati Teknik. Ndërsa burime nga Prokuroria kanë bërë të ditur se pritet ekzaminimi i bërë nga zjarrfikësja, të nisur një procedim penal ndaj shkaktuesve të shpërthimit mëngjesin e së premtes në Velipojë. Po ashtu, mësohet se hetimi do të bëhet edhe ndaj inspektorëve të ISHTI-së, nëse ata kanë kryer kontrolle në ambientin e bodrumit ku ishte vendosur cisterna e gazit 1 mijë litërshe.
Nga shpërthimi i saj mbetëm katër persona të plagosur, ndërsa shkatërroi plotësisht restorantin në pronësi të shtetasit Besnik Zenuni, i cili gjeti vdekjen pas plagëve të marra. Edhe i biri, Hektori ka pësuar djegie në 70% të trupit. Ndërkohë, nga hetimi i kryer, burimet thonë se shkak i shpërthimit ka qenë rrjedhja e gazit të çisternës së vendosur në bodrumin e resorit turistik.
Rrëfimi
Hektor Zenuni ndodhet i shtruar në Repartin e Djegie Plastikës në QSUT-së në Tiranë. Ai ka pësuar djegie në 70% të trupit. Ai mësohet të jetë i vetëdijshëm dhe u ka treguar hetuesve se ku ka qenë momentin e shpërthimit dhe veprimet që kishte kryer. Sipas të riut, kur ndodhi ngjarja kishin pak kohë që e kishin hapur lokalin.
Babai i tij kishte zbritur në bodrum për të rregulluar çisternën me gaz, pasi ishte e prishur. Por, në një moment Hektori tregon se ka dëgjuar një shpërthim. Menjëherë është futur në bodrum dhe ka gjetur të atin të shtrirë në tokë. ?Isha në banak kohën kur dëgjova shpërthimin. Zbrita menjëherë të shikoja se çfarë ndodhi, por pashë të shtrirë babanë. E mora menjëherë në krahë për ta nxjerrë jashtë, por pas disa sekondash ndodhi një shpërthim tjetër.
Më shtyu fort përpara dhe që nga ky moment nuk mbaj mend se çfarë ndodhi. Jam zgjuar në spital?, është shprehur 33-vjeçari. Të dy atë e bir u plagosën rëndë nga shpërthimi, që lëndoi edhe disa persona të tjerë dhe vuri në rrezik jetën e shumë pushuesve.
Sipas verifikimeve të para të policisë dhe prokurorisë, çisterna e gazit me 1 mijë litra ishte vendosur poshtë lokalit, në një bodrum jashtë kushteve teknike dhe pa lejet përkatëse. Grupi hetimor bën të ditur se rrjedhja e gazit ka ardhur nga çisterna, e cila ka provokuar më pas shpërthimin dhe përhapjen e flakëve, ndërsa bombolat në lokal nuk kanë shpërthyer.
E para që u erdhi në ndihmë të plagosurve ishte një pushuese, e cila u përpoq të hiqte nga rrezja e shpërthimit një nga të lënduarit kur të gjithë të tjerët ikën të trembur. E dëmtuar nga ngjarja ishte edhe infermierja e qendrës shëndetësore të Velipojës. Vjollca Voci ishte e para që mbërriti në vendin e ngjarjes për të ndihmuar të plagosurit.
?Në momentin që kam hipur në ambulancë kam telefonuar zjarrfikësit. Kur kemi mbërritur aty kemi gjetur njerëz duke bërtitur e të trembur. Asnjë nuk i ishte afruar djalit të plagosur. Iu afrova dhe i thash ?rri i qetë se je mirë?, ka treguar Voci për mediat. Vetë ajo ishte e lënduara e katërt, e cila u dërgua ne spital, por fatmirësisht pa dëme serioze. ?Kur hyra në pallat, tymi më asfiksoi dhe nuk mbaj mend gjë. Dola jashtë dhe kur arrita në spital kuptova që isha në duart e mjekëve.
Si ky rast nuk ka ndodhur ndonjëherë. Druheshim për më shumë njerëz të lënduar, por falë Zotit mbaroi me aq?, thotë infermierja. Ndërkohë, ngjarja e rëndë ndodhi orët e paradites së premte. Vala e shpërthimit ka goditur më së shumti pronarin e resorit, 55-vjeçarin, Besnik Zenuni, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
Ditën e ngjarjes, dëshmitarët tregonin se flaka doli nga kuzhina e lokalit, ndërsa fatmirësisht aty ndodheshin shumë pak persona. Tre klientë sapo po largoheshin dhe fatmirësisht shpëtuan, ndërsa vala e flakës goditi 19?vjeçaren nga Kosova që ndodhej pranë. Flaka mësohet se ishte shumë e madhe, sa u ngjit shumë lart, duke përfshirë të gjitha ballkonet dhe dritaret e resorit 5 katesh. Një pjesë e madhe e turistëve nga Kosova si pasojë e kësaj ngjarjeje thanë se humbën dokumentet e tyre personale.
Statistika
Shtatëmuajshi i parë i vitit 2017 numëron plot 13 shpërthime të bombolave të gazit. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur se nga këto shpërthime të ndodhura në të gjithë vendin është shkaktuar një dëm ekonomik mjaft i lartë dhe ka një numër të lartë të plagosurish.
Ndërsa vetëm një i moshuar ka humbur jetën. sipas burimeve, nga 13 shpërthimet e ndodhura që nga janari deri në korrik të 2017-ës, ka një dëm ekonomik prej 4 milionë euro. Ekspertizat e hetimeve të prokurorisë kanë nxjerrë se dëmi ekonomik përfshin dëmtimet në banesa, biznese, si dhe koston mjekësore të paguar nga shteti për të lënduarit në këtë periudhë dhe në të gjitha rastet ka rezultuar se bombolat ose kanë qenë jashtë parametrave teknik ose janë vendosur në shkelje ligjore. Shpërthimi i parë ka ndodhur në 12 Janar, në Bilisht.
Në këtë ngjarje mbetën të plagosura dy infermiere, të cilat ishin duke u ngrohura me një ngrohëse me gaz. Një javë më pas, ka ndodhur një tjetër shpërthim më Bulqizë, ku mbetën disa persona të plagosur. Më 15 shkurt, në qytetin e Vlorës një shpërthim përfshiu një lokal duke lënë të plagosur rëndë dy persona. Ndërsa më 25 shkurt, në periferi të Tiranës, në Vaqarr si pasojë e shpërthimit të bombolës janë plagosur tre persona.
Në muajin Mars, shpërthimi i bombolës së gazit do të shënohej në Shkodër, ku në lagjen ?Nezmi Kryeziu? flakët shkrumbuan kati e dytë të një banese duke u lënduar 2 persona dhe duke shkaktuar viktimën e parë, 74-vjeçarin Haki Hoxha. 19 Prill 2017, shpërthimi i bombolës që përdorej për gatim la të lënduar./Shekulli
Një krizë e re po e kërcenon Ballkanin. Paralajmërimi vjen n...
Aktekspertiza e 35-vjeçares shtatzënë që humbi jetën në mate...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në një dë...
Policia e Korçës ka arrestuar dy shtetas, pasi dyshohet se k...
SPAK, Prokuroria Speciale e Hetimit, një strukturë e re që p...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon në këto momente një dëgjes...
Një çift amerikan ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga kati...
Rreth 22,000 njerëz janë evakuar nga festivali Tomorrowland ...
Policia e Lushnjes ka arrestuar një 50-vjeçar pasi ka dhunua...
Mjekët në dy shtete u dorëzuan dhe i kthyen vajzën në shtëpi...
Përpos vilave, apartamenteve, trojeve dhe të ardhurave nga b...
Këngëtari i njohur shqiptar, Flori Mumajesi ka mërzitur të g...
Një nga protestueset kundër rritjes së çmimit të ujit, Rezar...
Një grup turistësh italianë kanë tërhequr vëmendjen e pushue...
Një nga zërat më të fuqishëm të shoqërisë civile, Zirkon Dis...
Një familje nga Kopliku kapi “mat” nusen e djalit të tyre me...
Një person i armatosur ka qëlluar me armë zjarri në një klub...
Një nga gjërat që më është fiksuar kur kam qenë gjimnazist d...
Gjykata e Gjenevës ka dënuar me 14 vjet burg një financier t...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ditën e djeshme ...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...