Rama me banorët: Hyrja e SPAK në këtë proces nuk është për projektin e Zvërnecit
Në takimin me banorët në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka...
Në takimin me banorët në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka...
Një nga gjërat që më është fiksuar kur kam qenë gjimnazist dhe shkoja tek njerëzit e mi në Ksamil, ata pak banorë të para viteve 90-të, ishte fakti që kur prisja autobuzin e rrallë të linjës Butrint-Sarandë, e shikoja vetëm kur ishte 20 metra larg, pasi ai duhet të ecte nën një tunel me portokalle dhe ullinj, për t?u shfaqur tek stacioni i ?Katër Pallateve?, që ishin dhe pallatet e vetme në Ksamil. Qyteza e bazuar kryesisht mbi punën vullnetare nga gjithë Shqipëria, kishte rreth 500 familje që banonin aty në mënyrë të përhershme, shumica e të cilëve nuk kishin banesa fikse, por jetonin në kapanonet e vullnetarëve.
Deri në vitin 1981, ai ishte dhe rezervati më i madh i kafshëve të egra kryesisht derrave, çakejve dhe disa kaprojve, por pas vdekjes së Mehmet Shehut si kryefrekuentues i rezervatit, derrat u vranë dhe Ksamili u kthye thjeshtë në qytezë vullnetarësh që hapnin tarraca.
Në Shtator të vitit 1992, Ksamili u përball me një masakër ende të pashpjegueshme. Pas emigrimit masiv drejt Greqisë të shumicës së banorëve të tij, në shtator u shfaqën zjarret. Zjarret dogjën qindra hektarë portokalle, mandarina, ullinj dhe gjithë tarracat që rrethonin atë.
Në atë kohë isha gazetar i ri dhe pata shkruar një reportazh të ashpër, paksa konspirativ mbi ?Zjarret që po djegin në Jug?, duke nënkuptuar dhe mundësinë e fqinjit jugor, për konkurrencë në turizëm. Mund të kishte pak nga të gjitha, por kurrë nuk pati shpjegim zyrtar. Ferma u shkatërrua, ullinjtë e mbetur u shpërndanë në kujdestari për banorët dhe filloi beteja për mbijetesë.
Qeveria e Aleksandër Meksit, duke parë perspektivën për turizëm të perlës shqiptare, mori një vendim qëllim mirë , duke mos lejuar zbatimin e ligjit për ndërmarrjet bujqësore, për fermën e Ksamilit, pra duke mos u shpërndarë tokën anëtarëve të fermës, pasi do të përdorej për plane të mëdha turistike. Dhe si për t?ia nisur kësaj pune dhanë dhe një koncesion për një fshat turistik për disa investitorë italianë që bënë disa kasolle lopësh afër ?Pemës Thatë? dhe asgjë më shumë.
Ideja për ta konservuar Ksamilin si zonë turistike, ishte e mirë, por ajo nuk u shoqërua ndërkohë nga asnjë masë shtesë. Banorët pa shtëpi të Ksamilit, deri në vitin 1990, që mund të përfitonin nga një truall nga ndarja e pasurisë shtetërore, nuk e përfituan atë kurrë sepse Ksamili ?ishte taksuar për zonë turistike?.
Kështu banorët e vjetër të Ksamilit ngelën pjesa më e persekutuar e tij.
Ndërkohë që qeveria bënte plane të mëdha për zhvillime turistike, një ?Bathore? e re po rrethonte Ksamilin, me zaptime tokash dhe ndërtime pa leje. Të vetmit që i qëndronin larg kësaj mynxyre, ishin banorët e vjetër të cilët shpresonin se qeveria do mbante fjalën dhe do t?u jepte një truall.
Pastaj u shfaqën ish pronarët. Historia e tyre është dhe më e trazuar. Ksamili është një zonë hipotekore e ndarë në 96 parcela virtuale, pa kufij faktik në terren. Ajo ka qenë një zonë kullotash e papërshkrueshme dhe qeveria e Mbretit Zog e kishte përdorur atë në shumë raste, si shpërblim për familje të mëdha gjirokastrite dhe institucione fetare, siç është ?Teqeja e Zallit?. Secili prej tyre kishte një pjesë të caktuar të kësaj pasurie virtuale. Fjala vjen ?Teqeja e Zallit? kishte 6/96 dikush tjetër 2/96 e kështu me radhë. Ata merrnin të ardhurat nga administrimi i këtyre kullotave të cilat ende nuk kishin kufij në terren, por vetëm sipërfaqe virtuale.
Këtu filloi dhe masakra tjetër. Një histori e tërë mafioze që vendos në qendër të saj ?Teqen e Zallit? në Gjirokastër dhe Kryegjyshatën nga një anë, dhe gjykatat shqiptare nga ana tjetër, lobuar nga njerëz të Familjes Berisha, bënë që kufijtë virtualë të ktheheshin në kufij realë. Mes përfituesve nga kjo sipërfaqe, përmes të tretëve, shfaqen dhe dy emra të shokëve të ngushtë të djalit të Berishës, që dalin gjithandej pronarë ku kthehen toka në bregdet për ish pronarë. Janë si TVSH shtesë për kthim pronash.
Më tej disa pronarë më të zotë vendosën të marrin dhe ishujt, disa pa përkrahje s?po marrin dot as tokat e tyre, por në fakt Ksamili është në duart e atyre që e kontrollojnë territorin. Ata nuk janë as ish pronarë, as qytetarë të vjetër të tij, por të ardhur pas vitit 1992 që e kanë ?kandaharizuar? Ksamilin.
Ndërtime të shëmtuara, kaos urban, dhe një rrjet i shkatërruar ujsjellësi dhe kanalizimesh, janë pasoja më e rëndë e këtij kaosi. Disa investime të forta të qeverisë Berisha, si ujësjellësi dhe linja 20 kv, kanë ndryshuar të adhmen e kapaciteteve dhe hoteleve, por perla e Shqipërisë është e zhytur në paligjshmëri, kaos dhe shëmti urbane. Autori i masakrës është shteti shqipar. Ai e soditi këtë perlë nga larg duke vizatuar plane në letër ndërkohë që boshllëkun e mbushi informaliteti, sekserët e tokave, policët që marrin lekë për të lejuar ndërtime, drejtorë legalizmesh e hipotekash që rrjepin ç?të mundin nga këta njerëz të mbetur në çarkun që kanë ngritur vetë. Mbi të gjitha vuan mungesën e të paktën një investitori serioz, që të vendosë një standard.
Tani Ksamili nuk shpjegohet më si perlë turistike, por si dhimbje që buron nga brenda, kur shikon se sa pak e meritojmë atë. Ksamili është kthyer nga një qytezë vullnetarësh, në një varrezë vullnetare. Ai është bërë i lodhshëm për të gjithë dhe për ata që e kanë zaptuar e shëmtuar, edhe për ata që kanë vjedhur tokat dhe për ish pronarët që janë mashtruar dhe kanë mashtruar dhe për turistët. Është si diçka që zoti na ka parë që i kemi rënë më qafë dhe nuk na lë ta gëzojmë./Gazeta Tema
Gjykata e Gjenevës ka dënuar me 14 vjet burg një financier t...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ditën e djeshme ...
Trageti i linjës Ancona-Durrës, i cili pësoi defekt ditën e ...
Kryeminstri Edi Rama, edhe sot si çdo ditë tjetër ka uruar ...
Pronari i lokalit në Velipojë, i cili u përfshi nga flakët p...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka vazhduar...
Këto janë titujt e parë të gazetave për ditën e sotme, e die...
Lakra për shekuj me radhë është konsideruar dhe përdorur si...
DASHI 21. mars – 20. prillDo kënaqeni pafund gjate kësaj dit...
Dashuria fatkeqësisht nuk është gjithmonë e njëjtë për të dy...
Një trend i ri këpucësh ka ardhur në tregjet shqiptare duke ...
Kur vjen puna tek propozimet e martesës për meshkujt bëhet ...
Analisti Mustafa Nano, në një intervistë-analizë për “Mapo”,...
Gjatë këtyre ditëve u përballëm me një mot të freksët dhe m...
Fundjavat gjatë verës janë gjithmonë të ngarkuara me lëvizje...
Vetëm pak orë pasi u komunikua përjashtimi nga grupi i këshi...
Ish-kryeministri Sali Berisha poston herë pas here në rrjete...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim me qy...
Gjashtë ditë para zgjedhjeve të përgjithshme, më 19 qershor ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka bërë së fun...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...