Braktisja e fshatrave/ Kriza ekonomike nxit largimet masive
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Përpos vilave, apartamenteve, trojeve dhe të ardhurave nga bizneset, blerja e makinave të reja dominon deklaratat e pasurisë së deputetëve shqiptarë, për vitin 2016. Si burim për justifikimin e vlerës së makinave, ligjvënësit deklarojnë kredi bankare, por edhe kursimet ndër vite.
Referuar deklaratës së pasurisë, dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, deputeti i LSI, Agron Çela, vetëm për vitin 2016, rezulton se ka blerë tre makina. Njëra prej tyre, në emër të bashkëshortes, Belma Çela, ka kushtuar 147 mijë euro.
Ndërsa deputeti i Partisë Socialiste, Sadri Abazi, gjatë vitit 2016, ka blerë një makinë me vlerë 105 mijë euro, teksa ka shitur dy automjete me vlerë 47 mijë euro. Gjithashtu, vajza e deputetit, Aedela Abazi, po gjatë viti 2016, ka blerë një makinë me vlerë 6 mijë euro.
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka blerë një automjet me vlerë 85 mijë euro. Si burim, Ndoka deklaron 14 mijë euro kredi, 35 mijë euro hua dhe 33 mijë euro të ardhur nga paga. Deputeti i Partisë Socialiste, Anastas Angjeli, ka blerë gjithashtu një makinë me vlerë 40 mijë euro. Në të njëjtën kohë, edhe vajza e tij, Jona Marashi, ka marrë një kredi 3 mijë USD për të blerë një autoveturë.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, rezulton se gjatë viti që kaloi ka blerë një makinë me vlerë 25 mijë euro. Po ashtu, Gëzim Peza, djali i deputetit të Partisë Socialiste, Dashamir Peza, gjatë vitit që kaloi ka blerë një makinë Ford Fokus, me vlerë 6 500 euro.
Deputetja e PD, Dhurata Çupi, gjatë vitit 2016, ka marrë një kredi konsumatore 7 mijë euro për të blerë një automjet. Ndërsa kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, rezulton se ka blerë tre makina para viti 2016, me vlerë 7 mijë euro, 4 mijë euro dhe 34 mijë euro.
Ndërsa djali i tij, Arbër Braho, ka në pronësi pesë makina me vlerë: 15 mijë euro, 5 mijë euro, 6 mijë euro, 800 euro dhe 240 000 lekë. Edhe deputetët Majlinda Bregu dhe Flamur Noka kanë marrë nga 30 mijë euro secili kredi për të blerë automjet.
Deputetët që kanë blerë makina dhe vlera përkatëse
Agron Çela
Blerje automjeti tip?, 147 mijë euro.
Mbyllja e kontratës leasing për autoveturë, kontratë zëvendësimi me një qiramarrës tjetër.
Blerje automjeti? 100 000 lekë.
Blerje automjeti tip? 260 000 lekë.
Sadri Abazi
Blerje automjeti me vlerë 105 mijë euro. Shitje automjeti me vlerë 25 mijë euro. Shitje automjeti 22 mijë euro.
Vajza Aedela Abazi, blerje automjeti me vlerë 6 mijë euro.
Nard Ndoka
Blerë makinë 85 mijë euro në vitin 2016. Burimi 14 mijë euro kredi, 35 mijë euro marrë hua, 33 mijë euro të ardhur nga paga.
Spartak Braho
Makinë fuoristradë, blerë në 2001, 7 mijë euro.
Makinë blerë në 2009, 4 mijë euro.
Makinë blerë në 2015, 34 mijë euro.
Djali, Arbër Braho, makinë 15 mijë euro, makinë 5 mijë euro, makinë 6 mijë euro, makinë 800 euro, makinë 240 000 lekë.
Robert Bitri
Blerje autoveture me vlerë 44 mijë euro.
Edi Paloka
Autoveturë blerë tek? me vlerë 25 mijë euro.
Albina Deda
Pjerin Deda, bashkëshorti i deputetes Albina Deda, blerje makine në shumën 1 000 000 lekë, shuma është marrë si kredi
Anatas Angjeli
Kredi për blerje makine, shlyer 8 mijë euro, mbetur 33 mijë euro.
Vajza Jona Marashi, autoveturë 3 mijë USD.
Dashamir Peza
Djali i deputetit Peza, Gëzim Peza, makinë tip Ford Fokus, 6 500 euro.
Anduel Xhindi
Kredi për blerje makine me vlerë 2 162 000 lekë.
Anila Agalliu
Asqeri Agalliu, djali i deputetes Anila Agalliu, blerje makine me vlerë 100 000 lekë, burime kursime nga prindërit.
Arbjola Halimi
Blerje makine me vlerë 700 000 mijë lekë.
Kredi për blerje makine me vlerë 1 370 000 lekë.
Bujar Klogjri
Bashkëshortja e tij, Jonida Klogjeri, makinë me vlerë 2 300 euro.
Dhurata Çupi
Blerje makine me vlerë 7 mijë euro, burimi kredi konsumatore.
Taulant Balla
Bashkëshortja Iris Pekmezi ka blerë në vitin 2016 makinë me vlerë 869 919 lekë.
Shkëlqim Troplini
Blerë makinë me vlerë 10 mijë euro
Blerë makinë me vlerë 970 000 lekë.
Ridvan Bode
Paguar mesing makine, 521 447 lekë, detyrimi i mbetur 8 512 euro.
Oerd Bylykbashi
Makinë me vlerë 3 mijë euro. Autoveturë tip Citroen blerë në 2015.
Namik Kopliku
Blerë autoveturë me vlerë 11 mijë euro, gjatë vitit 2016.
Mira Shehu
Blerje automjeti, 6 400 euro. Automjet i vitit 2003, dhuratë nga bashkëshorti.
Mimoza Hajdarmataj
Bashkëshorti Arben Hajdarmataj, makinë tip benz, me vlerë 300 000 lekë, blerë gjatë vitit 2016.
Majlinda Bregu
Kredi për blerje makine, shlyer 10 336 euro, detyrimi i mbetur 21 167 euro.
Luçiano Boçi
Blerje autoveturë me vlerë 4 mijë euro, gjatë viti 2016.
Luan Duzha
Blerë autoveturë të përdorur, gjatë vitit 2016, me vlerë 7 mijë euro.
Ilir Xhakolli
Bashkëshortja Irma Xhakolli, autoveturë në Francë, 5 mijë euro plus 186 899 lekë. Djali Rei Xhakolli, makinë 950 000 lekë.
Hlidon Bushati
Kredit 11 mijë euro për blerje automjeti. Shlyer huamarrja 6 mijë USD për blerjen e një tjetër makine.
Gent Strazimiri
Makinë vit prodhimi 2009, me vlerë 3 000 franga zvicerane, blerë në 2016, burimi të ardhurat personale.
Flamur Noka
Kredi 30 mijë euro në 2015 për blerje makine./Shqiptarja.com
Këngëtari i njohur shqiptar, Flori Mumajesi ka mërzitur të g...
Një nga protestueset kundër rritjes së çmimit të ujit, Rezar...
Një grup turistësh italianë kanë tërhequr vëmendjen e pushue...
Një nga zërat më të fuqishëm të shoqërisë civile, Zirkon Dis...
Një familje nga Kopliku kapi “mat” nusen e djalit të tyre me...
Një person i armatosur ka qëlluar me armë zjarri në një klub...
Një nga gjërat që më është fiksuar kur kam qenë gjimnazist d...
Gjykata e Gjenevës ka dënuar me 14 vjet burg një financier t...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ditën e djeshme ...
Trageti i linjës Ancona-Durrës, i cili pësoi defekt ditën e ...
Kryeminstri Edi Rama, edhe sot si çdo ditë tjetër ka uruar ...
Pronari i lokalit në Velipojë, i cili u përfshi nga flakët p...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka vazhduar...
Këto janë titujt e parë të gazetave për ditën e sotme, e die...
Lakra për shekuj me radhë është konsideruar dhe përdorur si...
DASHI 21. mars – 20. prillDo kënaqeni pafund gjate kësaj dit...
Dashuria fatkeqësisht nuk është gjithmonë e njëjtë për të dy...
Një trend i ri këpucësh ka ardhur në tregjet shqiptare duke ...
Kur vjen puna tek propozimet e martesës për meshkujt bëhet ...
Analisti Mustafa Nano, në një intervistë-analizë për “Mapo”,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 31-vjeçar është arrestuar në rrethrrotullimin e Rinasi...
Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Pado...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Të paktën dy persona u plagosën në një sulm rus ndaj Kievi...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...