Nga Kastriot MYFTARAJ/ Pse shteti shqiptar duhet ta mbrojë Ballist Morinën
Shteti shqiptar duhet ta mbrojë Ismail (Ballist) Morinajn si...
Shteti shqiptar duhet ta mbrojë Ismail (Ballist) Morinajn si një njeri që ka marrë përsipër një gjë që nuk e ka bërë.
Sipas ligjit procedurial penal të Shqipërisë, Serbisë dhe të pjesës më të madhe të vendeve të botës, kur duket qartë se personi i akuzuar nuk e ka kryer aktin për të cilin mëton se e ka kryer, akuza bie, megjithë mëtimet e personit. Nuk ka dyshim se Morinaj ka hyrë në Serbi në 11 tetor 2014, se ka qenë në Beograd në 14 tetor, ditën e ndeshjes, se ka dalë nga Serbia në Kosovë në mëngjesin e 15 tetorit. Port ë gjitha këto nuk provojnë se ai është autori i ngritjes së dronit.
Në filmin dokumentar me titull ?Autochthonous?, (Kanalin T i Digitalb 2015) ku u tregua historia e dronit, Ismail Morinaj nuk solli dot asnjë provë se ishte ai autori i ngritjes së dronit në Beograd në 14 tetor 2014, asgjë përveç fjalëve të tij. Asnjë video, qoftë edhe prej 30 sekondash nga lartësitë e kishës ku mëtoi se ngriti dronin, të tillë që të dukej edhe pamja e stadiumit, madje asnjë fotografi.
Shakohoxha e pyeti Morinajn në film: ?Ismail, ke bërë vetëm një fotografi, nuk ke bërë video, ke pasë një telefon me vete që mund të bëje shumë gjëra. Pse nuk i ke bërë??
Morinaj u përgjegj: ?Tani e para e së parës, unë aty nuk kam shku me hangër fara, unë jam kënë tuj ba diçka që ka pasë të bëjë direkt me jetën time dhe të personit që ka qenë me mu. Njerëzit duhet të kuptojnë një gja, adrenalina të gjitha gjanat aty, do ishte absurde t? i kërkoje dikujt një gjë të tillë, sepse emocionet, momenti kur flamuri hyn në stadium nuk mundet të jesh gjakftohtë dhe të bësh selfe, asht e pamundun, më beso.?
Por a nuk ka qenë ky njeri ai i cili ka bërë video në shumë faza të tjera të ?operacionit? që nga provat me dronin në Itali, te kryerja e procedurave në doganën serbe, udhëtimi në rrugët e Serbisë, nxjerrja e flamurit të zi në një dhomë hoteli, largimi nga Beogradi. Përse nuk ka bërë qoftë edhe një videoregjistrim me telefonin e tij ku të shfaqej në sfondin e stadiumit, në çatinë e kishës, duke nisur dronin? Dhe një video ku të shfaqej droni në qiellin e Beogradit në sfondin e stadiumit? Të gjithë dashamirësit e Morinajt prisnin që ai në këtë emision të nxirrte video ku të shfaqej duke ngritur dronin në Beograd. Por asgjë e tillë nuk u shfaq. Në mungesë të këtyre videove, nuk mund të mos thuhet se Morinaj vetëm se a ka marrë përsipër ngritjen e dronit, dhe nuk është ekzekutor i asaj që ndodhi në Beograd. Ai ka bërë video vetëm sa për të marrë përsipër ngritjen e dronit, jo për të vërtetuar se është ekzekutori.
Sipas atyre që ka treguar vetë Morinaj në filmin e sipërpërmendur, ai kishte gjithë kohën e nevojshme për të bërë disa videoregjistrime, jo një.
Në film, Morinaj tha se përdori një dron pa videokamerë, për shkak se droni me videokamerë funksionon me ËiFi (internet ëireless). Ai tha në këtë film dokumentar:
?Droni pa kamerë funksionon me valë me telekomandë, kurse droni me kamerë funksionon me WiFi që do të thotë se ai arrin maksimum sipas katalogut që thotë 800 metra, por kurrë nuk i bën 800 metra dhe asht shumë i ndjeshëm në intereferenca, radio policie, telefona, gjana. Edhe e keqja e kësaj ishte gjithë që në moment që ai e humb shkëputjen me ty që po e drejton, ai kthehet atje ku asht nisë. Do më lokalizonte mu. Për atë unë mendova që unë do gjej një vend ku shof me sy të lirë.?
Nëse Morinaj do të kishte përdorur një dron me videokamerë, ai do të kishte videoregjistrimin e trajektores së dronit dhe kjo do të ishte një provë e qartë e autorësisë së tij. Edhe pse ai do ta kishte humbur videokamerën bashkë me dronin, regjistrimet e saj do t? i zotëronte pasi videokamera ka lidhje WiFi dhe ai do t? i zotëronte videoregjistrimet aty për aty. Sa për problemin e peshës, Morinaj mund ta zgjidhte duke zëvendësuar dy tubat në të cilat mbahej flamuri i zi me dy fije spango. Edhe litarët mund t? i kishte bërë më të shkurtër, që të peshonin më pak. Sa për rrezikun për të cilin flet Morinaj, që droni me videokamerë të kthehej atje ku u nis kur ai ta ndërpriste drejtimin e dronit, pra të kthehej te kisha, kjo nuk kishte gjasa të ndodhte. Se Morinaj, sipas planit duhej ta ndërpriste kontrollin e dronit vetëm pasi ta kishte dërguar atë në një pikë 500 metra larg stadiumit, atje ku e priste djali nga Shkupi, që të merrte flamurin e dronit. Kur droni të shkonte atje dhe të ulej në vendin ku e priste ?Molos Parthini?, atëherë Morinaj do të ndërpriste kontrollin e dronit.
Por, arsyeja kryesore për të cilën Morinaj duhet të kishte përdorur një dron të pajisur me videokamerë dhe me GPS që funksionon me WiFi është se ishte e pamundur që të arrihej ajo performancë në drejtimin e dronit, me një drejtim me sy të lirë. Këtë vështirësi e pohoi Morinaj kur iu përgjegj pyetjes së Shakohoxhës për arsyen se përse e dërgoi dronin në dorën e një lojtari serb. Shakohoxha e pyeti: ?Kishte shumë dritë dhe nuk shikoje qartë, nuk dukej qartë që aty??
Morinaj u përgjegj: ?Jo dukej qartë, problemi është se kjo më ka ndodhë shpesh herë edhe me vinç kur punoj unë, që ti nuk e ke perceptimin e qartë se sa larg je nga terreni ose se sa larg je nga ku po shef ti. Edhe ajo më ndodhi mua atë natë?
Shumë e vërtetë, por Morinaj nuk tha se në këtë logjikë, problemi kryesor për të kur e drejtoi dronin në stadium ishte llogaritja e largësisë së objekteve që asnjë pjesë e objektit fluturues, që përbëhej nga droni, litarët e gjatë dhe flamuri i zi, të mos përplasej me shtyllat ndriçuese të stadiumit dhe shkallët e tribunave. Droni bëri një trajektore të përkryer që ishte e pamundur të bëhej me një drejtim me sy të lirë. Droni i nisur nga kisha, pasi u end përreth stadiumit, ?në lagje?, siç tha Morinaj, hyri në stadium në pikën më të largët, nga vendi ku supozohet të ishte Morinaj, të tribunës anësore veriore (tribunës prapa portës). Pika ku hyri droni në stadium ishte 110 metra larg vendit ku gjendej Morinaj. Nga pamjet televizive shihet se droni u drejtua te skaji i tribunës veriore afër pikës ku ajo bashkohet me tribunën perëndimore dhe në momentin që u duk se litarët dhe banneri i lidhur në to do të përplaseshin me një nga shtyllat ndriçuese të stadiumit, droni bëri një kthesë dhe hyri në hapësirën e stadiumit. Si mundi ta kryente Morinaj këtë lëvizje me sy të lirë? Trajektorja që bëri droni për të hyrë në stadium ishte ajo më e vështirë e imagjinueshme për një njeri që e drejtonte dronin me sy të lirë nga një pikë 110 metra larg pikës ku hyri droni në stadium. Një njeri që e drejtonte dronin me sy të lirë që nga kisha, nëse nuk donte që për arsye se mos e lokalizonin, ta bënte dronin të hynte në stadium nga tribuna ballore lindore, që gjendej në anën e tij, duhet të kishte një rrotullim të gjerë perreth stadiumit dhe ta bënte dronin të hynte në stadium në mes të tribunës ballore perëndimore, për të shmangur përplasjen me shtyllat ndriçuese të stadiumit. Nëse litarët dhe banneri i dronit do të kishin takuar në shtyllën e ndriçimit, kur droni hyri në stadium, me siguri që litaret do të kishin ngecur atje për shkak se ka shumë instalime pajisjesh të montuara në këto shtylla ku litarët do të kishin ngecur.
Morinaj tha në vazhdim të rrëfimit të tij: ?Por nuk shifja mjaftueshëm brenda në fushë dhe më duhej të ngjitesha lart. Aty prapë telekomandën e marr me dhëmbë dhe ngjitem sipër, aty shikueshmëria ishte e qartë edhe filloj ta valvis.?
Kështu Morinaj u ngjit në majë të kupolës së kishës, në pikën më të lartë, te kryqi. Në të vërtetë atje kishte priftërinj serbë të cilët shikonin ndeshjen, të cilët tani nuk mund të mos e shikonin atë. Ata madje duhet të kishin dëgjuar që në fillim zhurmën e fortë të dronit të ndezur, se Morinaj ka thënë që u ngjit në murin e kishës me dronin e ndezur, që bënte një zhurmë të fortë. Morinaj tha: ?Është një moment kur unë e nis dronin katër herë nga tribuna VIP sepse e dija që kishte personalitete të larta serbe dhe doja që pikërisht ajo të ndodhte. Dhe më kapën emocione shumë të mëdhaja.?
Kur droni hyri në stadium, largësia mes drejtuesit të dronit dhe objektit fluturues rritej varësisht trajektores së dronit. Në vijë të drejtë Morinaj ishte 50 m larg stadiumit, por duhet llogaritur hapësira e brendshme e stadiumit, gjerësia e tribunave, e pistës së stadiumit, se stadiumi ?Partizani? është olimpik, me pistë, si dhe fusha e lojës. Kur Morinaj u ngjit në kulmin e kishës, te kryqi, duhet shtuar në këtë llogari dhe largësia midis pikës ku gjendej ai tashmë dhe murit anësor të kishës, pra rreth 20-25 m. Kështu që droni brenda në stadium ka qenë 120-150 metra larg drejtuesit të tij, varësisht trajektores. Një njeri nuk mund ta drejtonte dronin që të bënte me thjesht me sy që të bënte ato lëvizje të sakta gjeometrike që bëri objekti fluturues në stadium. Nëse droni do të ishte drejtuar thjesht me sy, droni do të ishte përplasur me tribunat e stadiumit, kur shkoi pranë tyre, ose së paku do të ishte përplasur banneri dhe litarët dhe do të ishin kapur nga tifozët serbë. Drejtuesi i dronit nuk mund ta lëvizte dronin në atë trajektore që bëri në stadium nëse nuk do të kishte pasur shërbimin e SAT-NAV (Satellite Navigation), rëndom i njohur në një version të tij si GPS. Kthesat që bëri droni në trajektoren e tij, në momentet më kritike kur dukej se do të përplasej nuk mund të kryheshin veçse nga një njeri që përdor Personal Navigation Device, që rëndom njihet si GPS.
Në një moment droni shkoi para bankinës së përfaqësueses dhe u ul aq sa flamuri i zi arriti rreth një metër pranë tokës. E megjithatë lojtarët serbë të ulur në stol nuk e kapën. Merret vesh, e dinin se skenari ishte tjetër.
Policia Serbe ka bërë të ditur se dronit nuk iu gjet GPS navigation device, pra pajisje që do t? mundësonte drejtuesit të tij kontrollin e trajektores së dronit me anë të GPS. Policia Serbe është e sinqertë këtu, por duket se ka bërë një shaka. Sepse ai që njihet si GPS është vetëm sistemi amerikan i Satellite Navigation, i quajtur Global Positioning System. Përveç tij, që nga viti 2011 është aktiv edhe ekuivalenti rus i GPS, GLONASS (Globalnaya Navigatsionnaya Sputnikovaya Sistema). Në 14 tetor 2014, ditën e ndeshjes Serbi-Shqipëri, Beogradi kishte prej disa ditëve një mbulim të posaçëm nga GLONASS, për shkak se dy ditë më pas, në 16 tetor, Beogradin do ta vizitonte Presidenti rus Putin. Është e sigurt se droni që shkoi në stadiumin e Beogradit ka qenë i kyçur në GLONASS. Nëse droni do të kishte qenë i pajisur me GPS navigation device, të dhënat mbi trajektoren e tij do t? i kishin amerikanët, gjë që serbët nuk e donin aspak. Duke qenë droni i kyçur në GLONASS, të dhënat e trajektores së tij i kanë rusët, aleatët më të ngushtë të serbëve.
Morinaj, qartësisht e shikonte rrezikun e interceptimit të dronit nga ana e forcave serbe të sigurisë, vetëm për shkak të interferencës së mundshme në radiokomunikimin policor, apo në telefonat. Nëse Morinaj do të kishte bërë pak kërkime, qoftë edhe në Google ai do të kishte marrë dijeni se Serbia njihet si një nga vendet që ka përvojë më së shumti për luftën kundër dronëve në Europë, që në kohën e luftrave në ish-Jugosllavi ku janë përdorur dronë. Vetëm gjatë fushatës ajrore të NATO-s kundër Serbisë, u rrëzuan 47 dronë të NATO-s nga ana e serbëve. Policia, Xhandarmëria Serbe, dhe forcat speciale të Policisë Ushtarake, që kanë detyra të posaçme për sigurimin e autoriteteve të larta serbe dhe objekteve të rëndësishme, çfarë ishte në këtë rast stadiumi ?Partizani?, prej vitesh përdorin, madje dhe ka demonstruar, aparate të quajtur Sky-Grabber, të prodhimit rus, të cilët mund të rrëzojnë drone duke interferuar në valët dhe frekuencat e tyre. Kështu që ndalja e dronit që po i afrohej stadiumit ?Partizani? do të kishte qenë si një lojë fëmijësh për Policinë Serbe dhe shërbimet e posaçme serbe të cilat qenë me detyrë për shkak se në stadium qenë autoritetet më të larta serbe.
Morinaj tha se zgjedhja e parë për të e vendit se nga do ta ngrente dronin ishte kisha që gjendet në anën verilindore të stadiumit: ?Ajo që më ka bindë më shumë është kisha se ajo është një objekt kulti fetar, nuk kontrollohet shumë, nuk ka vëmendje, njerëzit nuk mendojnë. Kuptohet që unë nuk kam shkuar për ta dhunu atë objekt kulti absolutisht. Kam menduar që është pika më e volitshme për ta bërë një gjë të tillë, meqënëse dhe afërsia me stadiumin ka qenë diku 50 deri 70 m vijë ajrore.?
Në ditë normale mund të ishte kështu, pra që kisha të mos mbikqyrej. Por një një ditë si ajo e 14 tetorit, kisha që gjendej në skaj të stadiumit dhe nga kupola e së cilës dukej si në pëllëmbë të dorës pamja e brendshme e stadiumit, nuk mund të mos mbikqyrej nga Policia. Aq më tepër kur siç bëri me dije Kryeministri serb Vuçiç pas ndeshjes, autoritetet serbe kishin informata se shqiptarët kishin organizuar një provokim të rëndë në stadium gjatë ndeshjes. Meqënëse në stadium nuk do të kishte tifozë shqiptarë, atëherë duhej pritur që ata të vepronin nga pika përreth stadiumit.
Ndonëse Morinaj tha se nuk përdori dron me videokamera për të ulur peshën, ai nuk shpjegoi se përse përdori litarë aq të gjatë për të lidhur ?flamurin? e tij kur këta e shtonin peshën e dronit. Morinaj tha në film se përmasat e ?flamurit? të dronit qenë 120×170 cm. Por duke i parë përmasat e ?flamurit? të dronit në raport me përmasat e trupit të lojtarëve në fushë, në momentin që ata luftojnë për të, duket qartë se përmasat e ?flamurit? janë më të mëdha. Morinaj i zvogëloi përmasat sepse e dinte që, nëse tregonte përmasat e vërteta më të mëdha, rritej pesha e ngarkesës së dronit, dhe ndërlikohej drejtimi i tij. Morinaj i quajti ?spango? litarët në të cilët ishte lidhur banneri te dronit. Por nga pamjet televizive u pa qartë se më tepër se spango ishin litarë. Morinaj nuk tha asgjë për arsyen se përse dy litarët qenë aq të gjatë dhe Shakohoxha nuk e pyeti për këtë gjë. Arsyeja për të cilën Morinaj e shmangu shpjegimin per gjatësinë e litarëve sepse donte të zvogëlonte peshën e ngarkesës së dronit, por sepse i duhej të shpjegonte se përse e ndërlikoi kontrollin e dronit pasi gjatësia e litarëve krijonte një objekt fluturues me gjatësi mbi 20 metra. Arsyeja e gjatësisë së litarëve ishte që lojtari serb që do të kapte dronin të mos dëmtohej prej helikave të tij që nëse godasin në sy, ose në veshë shkaktojnë dëmtime jo të vogla.
Nuk mund të mos të të bëjë përshtypje fakti që Morinaj gjatë gjithë filmit dokumentar e quajti atë sendin e dronit, si flamur. Morinaj tha: ?Tani, unë nuk bëra ndonjë që mund ta shohim si kriminale. U ngrit një flamur shumë i bukur, vetë e ke thanë, flamuri më i bukur në botë. Edhe për mu asht.?
Shakohoxha iu drejtua Ismail Morinajt duke i thënë: ?Ky është flamuri jot. Ti e ke krijuar këtë flamur.?
?Po?, u përgjegj Morinaj.
Kështu Morinaj na doli edhe si krijuesi i ?flamurit të Shqipërisë Etnike?, përveçse si ngritësi i tij në Beograd. E them këtë se intervistuesi Dritan Shakohoxha, në nisje të intervistës tha se në orën 21:26 minuta në qiellin e Beogradit u shfaq një dron me një flamur. Fjalë për fjalë Shakohoxha tha:
?Është flamuri i Shqipërisë Etnike. Flamuri më i bukur në botë.?
Që prej 14 tetorit 2014 dhe deri kur u shfaq ky film, mbështetësit e Morinajt, duke debatuar me mua, kishin thënë se ai që u ngrit me dron nuk ka qenë flamur, por e kanë quajtur banderolë, poster, banner etj., duke mohuar që Morinaj të ketë pasur si qëllim krijimin e një flamuri të ri shqiptar. Tani ishte vetë Morinaj ai që tha se jo vetëm bëhet fjalë për një flamur, por që ai vetë është krijuesi i këtij flamuri. Morinaj dhe Shakohoxha, si pa gjë të keqe na thanë se që prej 14 tetorit 2014 kombi shqiptar ka dy flamurë, flamurin kombëtar me fushë të kuqe e shqipe të zezë dhe flamurin e zi të dronit, i cili na qenka flamuri i Shqipërisë Etnike. Kjo nuk ka kuptim tjetër veçse që të legalizohet në Shqipëri dhe në përgjithësi te kombi shqiptar cilësimi që Serbia i bëri bannerit të dronit që në mbrëmjen e 14 tetorit si ?Flamuri i Shqipërisë së Madhe?.
Pas këtij pohimi të Morinajt, për çdo shqiptar për të cilin është i shtrenjtë dhe i shenjtë flamuri kombëtar, tashmë nuk duhet të kishte më dilemë, sepse u pohua që me flamurin e dronit u synua që të dublohet flamuri kombëtar shqiptar. Domethënë paska dy flamurë shqiptarë, i pari me fushë të kuqe dhe shqiponjë të zezë, pra flamuri historik kombëtar, i cili është flamuri zyrtar i shtetit shqiptar. Flamuri tjetër na qenka ai i Shqipërisë Etnike, e cila paska një flamur të ndryshëm nga ai kombëtar shqiptar, një flamur me fushë të zezë. Por Shqipëria Etnike është një aspiratë dhe projekt historik nacional shqiptar për të cilën është punuar dhe luftuar me flamurin historik shqiptar, atë me fushë të kuqe, të Skënderbeut. Projekti i Shqipërisë Etnike u shpall botërisht në Lidhjen e Prizrenit, në 1881 dhe në Kuvendin e Vlorës, në 1912, me flamurin kombëtar shqiptar. Shqipëria Etnike nuk ka nevojë për një flamur të ri, të ndryshëm. Flamuri kombëtar është i patjetërsueshëm dhe i padublueshëm. Kështu që flamuri i zi i dronit është një tradhti kombëtare.
Droni në stadiumin e Beogradit ishte një operacion i shërbimeve të fshehta serbe me qëllim parësor dublimin e flamurit kombëtar shqiptar me një flamur me fushë të zezë, si ata të Shtetit Islamik, ISIS.
Roli i Ismail Morinajt në këtë histori është se është paguar që të marrë përsipër aktin, sepse Serbisë i duhej një shqiptar që ta bënte këtë gjë. Prandaj shteti shqiptar ka detyrim që ta mbrojë Morinajn si një mitoman, i cili tani u tradhtua nga ata që i kishin premtuar se nuk do të kërkonin kurrë arrestimin e tij.
Shteti shqiptar duhet të kërkojë që Morinaj të dalë në gjyq dhe gjyqit të tij t? i bëhet monitorim ndërkombëtar. Argumenti se kërkesa e Serbisë për ekstradim është e parregullt pasi cështja është përdorur politikisht në Serbi, është i pavlefshëm dhe mjeran. Sigurisht që për një cështje të tillë do të kishte deklarata politike. Cili shtet në botë nuk do të reagojë politikisht kur i cojnë në stadium, në mes të kryeqytetit një ?flamur? me hartë, ku i aneksohet gjysma e territorit shtetëror? Një qeveri që nuk do të reagonte politikisht dhe fuqishëm madje ndaj një akti të tillë, do të rrëzohej nga revolta popullore./CityNews
Shteti shqiptar duhet ta mbrojë Ismail (Ballist) Morinajn si...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka shprehur të gj...
Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar ditën e sotme tek emisio...
Për gati 90 ditë Partia Demokratike u ngujua në një çadër pë...
Kryeministri Edi Rama po jep në këto momente një intervistë ...
Policia e Vlorës ka bllokuar një gomone ditën e sotme për sh...
Policia e Korçës ka arrestuar 5 shtetas ditën e sotme pasi d...
Gazetarja e njohur Rudina Xhunga ka dalë nga kornizat e stud...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet soci...
Pas akuzave për përdhunimin e një të miture, ka reaguar fami...
Karabinierët e qytezës së Sant Elpidios arrestuan një shqipt...
1) Ka disa ditë që plot webe, japin një reportazh të një tv-...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka shpërthyer në ...
Kush proteston kundër pushtetit, korrupsionit, aferave, mono...
Policia njofton se një mjek kirurg është goditur ditën e sot...
Simone Purgato prokuror bolonjez 53 vjecar ndërmorri një udh...
Dje në orën 18:00 një protestë, nëse mund të quhet e tillë, ...
Kryeministri i vendit, Edi Rama i ftuar në InTv, ka folur pë...
Janë dy nga femrat më të bukura shqiptare që mahnisin të gji...
Gjykata e Beratit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me bur...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...