Analisti zbulon arsyet/Pse duhet goditur Sorosi në Shqipëri
Analisti Fatos Lubonja ka folur mbrëmjen e sotme për ndikimi...
Ish-Presidenti Bujar Nishani ka folur për herë të parë pas dorëzimit të postit të Kreut të Shtetit tek Ilir Meta.
Në një intervistë në emisionin ?Arena? nga Dritan Hila, Nishani ka treguar se me cilët ministra të kabinetit qeveritar ka pasur marrëdhënie korrekte dhe me cilët jo.
Pjesë nga intervista:
Hila: Ju e keni pasur shkëmbime ?shpatash? me ish-ministrin e Brendshëm zt.Tahiri. Si do ta vlerësoni bashkëpunimin që keni pasur me të?
Nishani: Nuk kam pasur asnjë shkëmbim ?shpatash? me asnjë ministër sepse nuk ma lejonte niveli i detyrës dhe i postit që kryeja që të kaloja në komunikime apo përballje me ministrat. Presidenti nëse kishte adresime ndaj qeverisë merrej me kryeministrin dhe unë gjithmonë i jam adresuar kryeministrit dhe kam pasur komunikim me kryeministrin. Natyrisht jo të gjitha takimet kanë qenë publike.
Jam takuar jo shpesh me kryeministrin në zyrën time dhe i kam bërë me dije të gjitha shqetësimet për fusha të ndryshme, për rendin, marrëdhëniet me jashtë, drejtësinë, etj. Nuk kam bërë ndonjë vlerësim individual me ministrat.
Mund të them se në komunikim kam pasur normalisht me ministren e Mbrojtjes për problematikat që ka pasur pavarësisht se sa janë pranuar apo sa janë refuzuar për t?u marrë apo trajtuar nga ministrja e Mbrojtjes, por komunikimi ka qenë korrekt, institucional, ka qenë normal. Ju përmendët ministrin e Brendshëm. Nuk bëhet fjalë të kishe komunikim sepse nuk kishte as parametrat për të pasur një komunikim jo institucional por as njerëzor.
Me ministrin e Financave kemi pasur komunikim institucional shumë korrekt. Ia është dashur shpesh herë ndërhyrja apo dhënia e aksesit Presidentit të Republikës që disa akte të hynin menjëherë në fuqi dhe të tejkaloheshin procedurat burokratike në zyrën e Presidentit të Republikës dhe në 100% të rasteve jam treguar i gatshëm sepse ishte interesi i shtetit, nuk ishte interesi thjesht i ministrit të Financave dhe natyrisht i bëhej mirë edhe ministrit. Ministri i Financave ka pasur komunikim korrekt.
Kanë qenë këto komunikime pa hyr pastaj në probleme dhe sjellje në trajtimin e trupit diplomatik, për të cilat mua më vjen keq që prej shumë e shumë vitesh vazhdon dhe ndoshta është përkeqësuar një traditë e trajtimit të diplomatëve shqiptarë, e njerëzve që janë përkushtuar në politikën e jashtme jo në mënyrë dinjitoze. Këto çështje nuk janë luks, nuk janë salltanete.
Nishani: Nuk ka ministër që ka këllqe të injorojë institucionin e Presidentit
Hila: Nuk jeni pyetur për ambasadorët, nuk jeni pyetur për politikat e personelit në Ministrinë e Jashtme.
Nishani: Nuk kam pretenduar të ndërhyj në Ministrinë e Jashtme. Ne kemi një ligj të Shërbimit të Jashtëm që përcakton që 5 veta në Shërbimin Diplomatik duhet të marrin titullin ambasador.
Hila: Ka nja 10 vjet që nuk e japin?
Nishani: Sepse këtu nuk ka përgjegjësi ndaj shtetit. Mendon ministri se këto janë dhurata nga xhepi i tij për njerëz të caktuar. Është Presidenti që jep titullin ambasador. Unë kam dhënë vetëm një titull dhe kanë ardhur vetëm dy propozime. U kam thënë të sjellin propozime për 5 vende. Ata nuk mbahen si çokollata për të premtuar njërit apo tjetrit për t?i mbajtur njerëzit lidhur. Është një kulturë e shekullit të kaluar që njerëzit i mban në xhep karrotën por që ta nuhasë kafsha dhe të vij nga mbrapa. Kam kërkuar që të kaloj ligji në Parlament, janë përcaktuar 5 poste për titullin ambasador, bëni seleksionimet dhe të vijnë 10 propozime.
Nuk erdhën kurrë. Erdhën vetëm dy propozime për dy vende. Në këtë rast jo vetëm ka munguar, por injoruar totalisht institucioni i Presidentit, sepse nuk ka ministër që ka këllqe të injorojë institucionin e Presidentit të Republikës, jo Bujar Nishanin, Ilir Metën sot?etj. Presidenti i Republikës është kreu i Shtetit shqiptar. Në momentin që hyn në atë zyrë është kreu i Shtetit shqiptar nuk është më Bujar Nishani, nuk është më Ilir Meta. Ikën nga ajo zyrë kur dhunon Kushtetutën. E ka qartësisht Kushtetuta. Sa kohë është në atë zyrë është Presidenti i Republikës. Edhe në rastin e ambasadorëve, unë kam bërë një rezistencë të jashtëzakonshme, jo personale.
Asnjë ambasador nuk është emëruar gjatë këtyre 5 viteve sa kam unë si President i Republikës, me dëshirën apo kërkesën time si emërtesë e imja. Kam thënë po emërtoj këta, emëroni ju këtë që dua unë. Kam refuzuar të hyj në relata të tilla. Sepse nuk e quaja normale që emërimet e ambasadorëve të bëhet në këtë procedurë, por të kemi një procedurë normale. Të marri komisioni i Jashtëm atë rol që i ka dhënë ligji, të marri kryeministri atë rol, të marri Presidenti atë rol që i ka dhënë ligji.
Ne nuk kemi luksin që të kemi njerëz pa fund në Shërbimin e Jashtëm. I kemi me gishtat e dorës dhe t?i ruajmë. Flas për njerëz me dinjitet. Ç?rëndësi ka se për kë voton tek kutia e votimit ditën e zgjedhjeve. Diplomatët i shërbejnë shtetit. Kanë investuar dhe të investosh në diplomaci nuk është njësoj si të investosh në një fushë tjetër sepse bota e diplomacisë është specifike dhe është imazhi i shtetit.
Analisti Fatos Lubonja ka folur mbrëmjen e sotme për ndikimi...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas...
Portali Syri.net me profil të djathtë politik dhe një nga me...
Fekalet po rrëshkasin drejt bulevardit “Myslym Shyri” Tiranë...
Një qytetar nga Durrësi ka kaluar peripeci pafund dhe ende n...
Pas rrëzimit të një bombarduesi rus në vitin 2015, Turqia du...
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot “furtunë” te Hipoteka...
Ish-këshilltari i LSI, Agim Kraja ka reaguar pas vendimit që...
Ditët e fundit moti ka qenë shumë i paqendrueshëm, herë me t...
Pas deklaratës së fortë që kryeministri Edi Rama bëri sot pë...
Ambasada e Zvicrës mbajti një pritje me rastin e Ditës Kombë...
Ato ishin dy shoqe, le t’ i quajmë thjesht E 1 dhe E 2, për ...
Banorët e Shkodrës prej disa ditësh janë të shqetësuar pasi ...
Kur Shqipëria kishte 101 halle e probleme, kur këto telashe ...
Deklarata për shtyp e N/Kryetares së Bashkisë së Tiranës, B...
Lulzim Basha zhvilloi ditën e djeshme mbledhjen e parë me gr...
Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së sotme, urdhëroi të...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në ...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, sot sulmoi publikisht drejt...
Udhëheqësit republikanë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...