Alarmohet Shkodra/ Një sëmundje vdekjeprurëse po përhapet nga kafshët tek njerëzit
Banorët e Shkodrës prej disa ditësh janë të shqetësuar pasi ...
Ato ishin dy shoqe, le t? i quajmë thjesht E 1 dhe E 2, për një arsye që do ta kuptoni më tutje. Të dyja sapo kishin marrë diplomën universitare me rezultate të larta, dhe kishin nisur studimet master, paraprakisht të bindura për pavlefshmërinë e diplomave së tyre në një treg pune, ku diploma ishte gjëja e fundit që merrej parasysh. Kamerieret që u shërbenin makiato ishin të diplomuara si ato. Në atë kohë flitej shumë për një libër ?Ha, lutu, dashuro? të një autoreje amerikane, Elizabeth Gilbert. Libri sapo ishte botuar në shqip. (2009) Në libër autorja tregonte përjetimet e saj në një udhëtim nëpër botë, ku u nis për të kapërcyer zhgënjimet e saj në jetë dhe gjeti dashurinë e madhe. Vetë libri ishte një histori suksesi për një autore femër e cila kishte punuar kameriere, bariste e në të tjera punë të rëndomta, para se të bëhej gazetare dhe shkrimtare e suksesshme me këtë libër.
Të dy shoqet e lexuan bashkërisht librin në pushime dhe ai u shndërrua në ?biblën? e tyre. Efekti i librit iu krijoi një gjendje mendore të çuditshme, në të cilën ato ishin të prirura që ta përshtasnin realitetin me fantazinë e tyre. Djemtë që e kanë bërë profesion shfrytëzimin e vajzave të reja për qëllime fitimi kanë fituar një aftësi prej psikologësh për të kuptuar gjendje të tilla të tyre dhe për të përdorur çdo detaj në shërbim të planit të tyre. Dy djemtë me të cilët u njohën ato, le t? quajmë Felipe 1 dhe Felipe 2, me emrin e personazhit kryesor mashkull të librit, e kuptuan menjëherë se duhet të përdornin librin për të arritur qëllimet e tyre.
Felipe 1 i tha E 1 se kishte biznisin e vet në Londër dhe se do të ishte i lumtur që ta çonte në një udhëtim nëpër botë, në vendet ku kishte qenë Elizabeth, personazhi kryesor i librit. Në fakt kjo ishte ëndrra e momentit për E 1.
Nga ana e tij, Felipe 2 i tha E 2 se do të ishte kënaqësi për të që t? i gjente një punë të paguar mirë në shoqërinë civile, në një OJF me financim të huaj, ku ajo do të fitonte aq shumë para, sa të mund të bënte brenda vitit një udhëtim nëpër itinerarin që kishte ndjekur Elizabeth në libër.
E 1 me të arritur në Londër e kuptoi se kishte rënë në duart e një trafikanti femrash që punonte për një bandë kriminale e cila zotëronte një rrjet prostitucioni në një zonë të Londrës. Felipe 1 kishte qenë një rekrutues femrash. Sipas ritualit kriminal, Felipe 1 ua la në dorë shokëve të tij E1 që ta përdhunojnë në grup, me qëllim që t? i ngulitnin ndjenjën e nënshtrimit, duke e bërë një skllave të bindur. Por pronari i drejtpërdrejtë i E1 mbetej Felipe 1, atij ia dorëzonte ajo paratë që fitonte, dhe ai ndante një pjesë të tyre për të. Kur E1 nuk arrinte të fitonte në ditë aq para sa mendonte Felipe 1 se ajo duhet të fitonte, ai e rrihte barbarisht. Policia e Londrës, vuri re shpejt E 1, nuk shqetësohej shumë për këto veprimtari të emigrantëve, sa kohë që ato nuk preknin vendasit. Jo rrallë policët përfitonin si shpërblim nga kriminelët shërbimet seksuale të femrave që ata kishin pëlqyer kur i shihnin në rrugë.
Pak kohë pasi kishte nisur të punonte si prostitute, E1 u detyrua që të bëhet përdoruese droge, sepse Felipe 1 dhe shokët e tij mendonin se kështu prostitutat e përballonin më mirë punën e tyre të vështirë dhe bëheshin më terheqëse për klientët. Vërtet droga i konsumonte më shpejt femrat, por ky nuk ishte problem për trafikantët, të cilët përdornin një urtësi fshatare në profesionin e tyre, duke menduar se ishte më mirë një lopë që sjell shumë qumësht në një afat të shkurtër dhe që mund të zëvendësohet lehtë me një tjetër të ngjashme, se një lopë që sjell më pak qumësht dhe për një afat më të gjatë.
Sa për E2, ajo u punësua në një OJF që merrej parandalimin e trafikimit të femrave për prostitucion si dhe me trajtimin e femrave që ishin shkëputur nga rrjetet kriminale të prostitucionit në Europë. E2 i dhanë një zyrë dhe një pagë që as e kishte ëndërruar.
?Paguhesh sa shtatë mësuese që nisin punë për herë të parë dhe bashkë me bonuset ke shtesë edhe sa rroga dhe bakshishet e tre kameriereve.?- I tha Felipe 2.
E 2 nuk e kuptonte përse e paguanin kaq shumë. A thua të ishin idiotë këta të huajt që financonin OJF-në?
Por siç e mësoi shpejt E2, OJF-ja ku punonte funksiononte si një qendër e maskuar prostitucioni për zyrtarët e huaj që punonin në Tiranë. Vajzat që punonin atje ishin të detyruara të shkonin me cilindo prej tyre që i pëlqente, për sa kohë që të donte ai. Shpesh kishte edhe orgji në grup.
Pak kohë pasi kishte nisur të punonte në OJF E 2 u detyrua që të bëhet përdoruese droge, sepse Felipe 2 dhe eprorët e tij mendonin se kështu vajzat e bënin me mirë punën e tyre dhe bëheshin më terheqëse për klientët. Vërtet droga i konsumonte më shpejt femrat, por ky nuk ishte problem për njerëzit si Felipe 2, që mund të gjenin të tilla me shumicë.
Felipe 2 e paralajmëroi E 2, se ajo nuk duhej të kërkonte dhurata dhe as shpërblim në para nga të huajt. Ata paguanin nëpërmjet OJF-së. Por kishte prej tyre që ishin bujarë dhe e kishin kënaqësi të bënin dhurata ose të jepnin shpërblime në para për vajzat. Në këto raste ajo duhet t? i tregonte Felipe 2 dhe pastaj ky vendoste për ndarjen e fitimeve. E 2 duhet të kishte parasysh se Felipe 2 mësonte çdo gjë, dhe nëse ajo e gënjente do të ndëshkohej shumë rëndë. Këtu gjërat funksionojnë njëlloj si me prostitutat që punojnë për bandat kriminale, i tha ai me sinqeritet. Nënkuptimi ishte i qartë. E2 nisi ta kishte shumë frikë Felipe 2.
OJF-ja ku punonte E 2 i niste shpesh vajzat me shërbime jashtë vendit, në Europë, kryesisht në përputhje me agjendën e udhëtimit të zyrtarëve që donin të kishin me vete vajzën e pëlqyer me shpenzime që i llogariteshin Shqipërisë si ndihmë teknike. Ndodhi në një udhëtim të tillë në Londër, që E 2 të takonte E1 në rrugë, në ditën që kjo kishte disa orë pushim. Të dyja u ulën në një bar dhe folën gjatë. Në fillim u munduan ta gënjejnë njëra-tjetrën, por pastaj u bënë të sinqerta. Përfundimin logjik e shprehu E 1 e cila tha:
-Domethënë ne të dyja paskemi përfunduar prostituta profesioniste!
Dhe i zuri të dyja një e qeshur e hidhur të cilën nuk e ndalnin dot.
-Unë nuk e kam bërë as udhëtimin e famshëm të Elizabeth, -tha E 1, -nuk e di nëse e ke bërë ti?
-Jo, as unë nuk e kam bërë, -tha E 2, – por kam lexuar se edhe historia e saj ishte e gënjeshtërt. Ajo kishte marrë 200 mijë dollarë parapagim nga shtëpia botuese që të bënte udhëtimin për të cilin do të shkruante librin që lexuam ne të dyja dikur. Pra gjithçka ishte e sajuar.
-Këtë më mirë të mos ma kishe thënë, -tha E 1, veçanërisht e hidhnuar.
Dhe kështu u ndanë. Të dyja e kishin kohën e kufizuar për shkak të profesionit.
Koha kalonte dhe në Shqipëri afruan zgjedhjet parlamentare. Në këtë kohë Felipe 1 dhe shokët e tij nga Londra vinin në Shqipëri për të blerë vota për partinë në pushtet. Pikërisht në këtë kohë ndodhi që Felipe 1 e thirri E 1 për një bisedë serioze.
-Dëgjo zemër, i tha trafikanti, – kjo punë të ka konsumuar. Ti i ke a nuk i ke edhe 2-3 vjet në këtë profesion, kur mund të pëlqehesh nga klientët. Por unë kam menduar për ty, nuk të flak në rrugë. Ti ke karrierë të madhe përpara!
-Karrierë të madhe, -tha E 1, – pse tallesh me mua?
-Nuk tallem, dëgjo, për shërbimet që i kemi bërë partisë në pushtet, ajo ka ndarë për grupin tonë (kështu e quante ai bandën) një mandat deputeti. Këta të mitë më thanë mua ta marr. Por nuk më vjen për mbarë me këtë ligjin e dekriminalizimit që është në fuqi tani në Shqipëri dhe që eliminoi shumë djem si puna ime. Prandaj kam menduar diçka tjetër. Deputete do të bëhesh ti por votën tënde do ta kontrolloj unë.
-Unë deputete! ?Tha E 1 e habitur.
-Pse çuditesh zemër, ti je vajzë me shkollë, me master, të kam rregulluar dhe disa referenca pune të shkëlqyera, këtu në Angli, si dhe një doktoraturë. Më kushtuan shumë para se angazhova një agjenci që siguron shërbime të tilla për fëmijët e sheikëve dhe të zyrtarëve të lartë rusë, por ia vlente. Do t? i nxjerrim ato para shumëfish. Vetëm ki parasysh një gjë, nëse nuk më bindesh si deputete, vlen i njëjti rregull si kur punoje këtu në rrugët e Londrës, ti e kupton vetë.
Kështu E1 erdhi në Shqipëri dhe pa e kuptuar as vetë se si, u bë deputete, duke qenë se iu shënua emri në listën e kandidatëve të partisë. Për punën e re nuk shqetësohej fare. Si deputete e shikonte veten si një kukull e komanduar me fije, që ishin në duart e Felipe 1. Ndër njerëzit e parë nga të cilët E1 mori urime, ishte E2, e cila i tha madje se kishte një dhuratë të veçantë për të. E lanë që të takohen në lokalin ku rrinin dikur. E2 i erdhi nga pas shpine dhe i la mbi tryezë librin e Elizabeth Gilbert që ishte vazhdim i atij që kishin lexuar ato, ?Një skeptike bën paqe me martesën?.
-Një libër interesant për t? u lexuar në pushime!- Tha E 2.
Të dyja qeshën hidhur dhe befas vunë re se disa vajza të reja të moshës studentore, përreth tyre, që duket se i njihnin nga televizioni, po i shikonin me kureshtje dhe disi me zili.
-I dallon Felipet e rremë përreth tyre?- Tha E 1.
-Sigurisht, ne tani jemi dhelpra të vjetra në profesion. Por çfarë dëshiron të bësh e dashur, të çohesh e të bësh Kasandrën me to, duke i paralajmëruar. Ti e di Felipet e rremë janë të rrezikshëm, madje edhe për deputetet.- Tha E 2.
-Ke të drejtë, tekefundit kush i dëgjoi paralajmërimet e Kasandrës.- Tha E 1.
-Le të shikojmë gjysmën plot të gotës, – tha E 2, -tekefundit ne jemi ndër të paktat që kanë fat në profesionin tonë, ndonëse kemi dalë të shkatërruara prej ?karrierës?. Shumica kanë një përfundim thjesht tragjik. Ne na rezervoi jeta edhe pak komedi.
-E di se çfarë po mendoja, -tha E 1, -nëse do të shkruanim ne të dyja një libër me sinqeritet, si do të pritej vallë?
-E dashur, ?Felipet? tanë të vrasin për këtë ide. ? tha E 2.
Banorët e Shkodrës prej disa ditësh janë të shqetësuar pasi ...
Kur Shqipëria kishte 101 halle e probleme, kur këto telashe ...
Deklarata për shtyp e N/Kryetares së Bashkisë së Tiranës, B...
Lulzim Basha zhvilloi ditën e djeshme mbledhjen e parë me gr...
Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së sotme, urdhëroi të...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në ...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, sot sulmoi publikisht drejt...
Udhëheqësit republikanë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara...
Ka një shprehje Josif Visarjanoviç Stalin, ish-diktatori sov...
Disa lajme kanë qarkulluar dje dhe sot në media për mbledhje...
Pasi LSI mori vendimin për të përjashtuar dy këshilltarët që...
Ferhat Hoxhaj, 34 vjeçar shqiptar që jeton në Prijepolje të ...
E rreshtuar fillimisht kundër kërkesës së kryebashkiakut të ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim me...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë pasdite në zyrën e ti...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë pasdite një takimm e ...
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shkarkuar s...
Kryetari i këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të...
Presidenti i ri i Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar një tak...
Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, ka dhë...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...