Nga Ferdinand Xhaferri
Gara për kreun e partisë më të madhe opozitare duket se nuk do të përbëjë lajm. Sërish Partia Demokratike do të pranojë për katër vitet e ardhshme kreun aktual të PD-së. Paradoksalisht, Lulzim Basha po e ka më të lehtë se katër vite më parë zgjedhjen si kryetar i PD-së. Por, duket qartë se do ta ketë më të vështirë se katër vitet e shkuara ringritjen e Partisë Demokratike. Themi kështu, sepse Lulzim Basha po rikonfirmohet lehtësisht, ndërkohë që Partia Demokratike ka humbur thellësisht. Pra, demokratët po zgjedhin Bashën për kryetar jo me optimizëm për të ardhmen, por nën mendësinë që ka bashkudhëtuar me partitë politike shqiptare përgjatë tranzicionit. Nisur me socialistët, e duke vazhduar me demokratët, social-demokratët, republikanët, mjedisorët e agrarët, të gjithë me radhë na kanë bërë me dije këto 20 e kusur vite se kryetari largohet vetëm kur e mendon vetë. Sa thamë më lart, nuk e zbeh vlerësimin për figurën e Eduard Selamit si një politikan jo konfliktual e me orientim e formim perëndimor. Por, Selami perceptohet ashtu si edhe vetë angazhimi i tij në raport me PD-në këto 25 vite. Pra, ai shihet nga anëtarësia si një kandidat me korrespondencë për kreun e PD-së.
Pas rizgjedhjes, Basha ka si detyrë imediate braktisjen e marrëdhënies sipërfaqësore me strukturat e PD-së. E thënë fare qartë, Basha duhet të transformohet nga ?outsider? në ?insider? në procesin e organizimit strukturor të Partisë Demokratike. Po kështu, për Bashën do të jetë detyrë parësore përcaktimi i marrëdhënies së Partisë Demokratike në raport me qeverinë e Edi Ramës. Në fjalën e tij para popullit socialist, menjëherë mbas zgjedhjeve, Edi Rama falënderoi, në vetë të parë, Lulzim Bashën si një udhëheqës politik që zgjodhi Shqipërinë në raport me partinë. Tashmë, zgjedhjet kanë mbaruar dhe për katër vitet që vijnë Shqipërinë zyrtarisht do ta përfaqësojë Edi Rama. Për Lulzim Bashën mbeten tri opsione drejt të cilave mund të kanalizohet vendimmarrja e tij.
Opsioni i parë, që po flitet e përflitet, është bashkëqeverisja me Ramën. Gjuha e rrudhur e Bashës në raport me Ramën vetëm sa shton mjegullnajën për këtë opsion. Nëse Basha do t?i japë jetë këtij skenari, do të rrezikojë të perceptohet se ai ka zgjedhur që Partia Demokratike të funksionojë vetëm për disa dhe të vdesë përgjithmonë si një projekt madhor qeverisës për transformimin e Shqipërisë. Por, ndoshta Basha pasi dështoi të bindë shqiptarët për projektin e Republikës së Re, sipas një formësimi nga poshtë-lart, po investohet të implementojë projektin e tij nga lart-poshtë. Pra, Basha duke hyrë në një koalicion të madh do të përpiqet të bindë Edi Ramën që të pranojë dhe implementojë piketat kryesore të ?Republikës së Re?. Kjo do të thotë se Basha nga përqasja e denoncimit publik të qeverisjes, gjatë mandatit të parë në opozitë, do të zhvendoset në mënyrë drastike drejt përqasjes pragmatiste të pjesëmarrjes në qeveri. Ky stil krejtësisht i ri edhe për Bashën, edhe për politikën shqiptare, do të kërkojë profesionalizëm në sjelljen e tij politike për t?u paraqitur edhe i ndryshëm nga Rama, edhe konkurrues me Ramën, duke qenë ndërkohë pjesë e qeverisjes.
Opsioni i dytë mund ta çojë Lulzim Bashën drejt mosmarrjes pjesë në qeveri. Por, Basha mund të vazhdojë, sikurse Rama ka dëshirë, t?i japë mbështetje qeverisë për reformat madhore të Shqipërisë. Ky opsion i krijon më shumë komoditet në qeverisje Edi Ramës. Por, kjo do të kërkonte një partner të përgjegjshëm, dhe kjo cilësi është në një marrëdhënie acide me kreun e Rilindjes. Lidhur me përgjegjshmërinë e Edi Ramës në raport me reformat e pritshme, mjafton të kujtojmë se ishte vendimmarrja e papërgjegjshme e tij që detyroi Parlamentin Evropian të impononte një ligj për dekriminalizimin e politikës shqiptare. Për më keq, përmasat e kanabizimit të vendit vetëm sa konfirmojnë mungesë përgjegjshmërie të Edi Ramës.
Mundësia e tretë për Lulzim Bashën është të respektojë deklarimin e kreut të qeverisë për opozitën e ardhshme dyngjyrëshe. Zgjedhjet lokale po afrojnë, dhe kjo opozitë dyngjyrëshe i ka të gjitha mundësitë të konkurrojë denjësisht me rilindësit e Edi Ramës. Zgjedhjet e pjesshme në Kavajë prodhuan evidencë elektorale që nxit bashkëpunimin PD-LSI. Një opozitë e koordinuar midis PD-së dhe LSI-së jo vetëm që është një mundësi e mirë për këto dy forca politike, por do ta bëjë qeverisjen e Edi Ramës edhe më të përgjegjshme. Lulzim Bashës i mbetet të vendosë?.(GSH)
Partia Demokratike prej disa ditësh ka nisur një garë farsë ...
Në takimet me strukturat e Qarkut të Tiranës, kandidati për ...
Lulzim Basha vijon turin e takimeve me demokratët e Tiranës ...
Ish nënkryetarja e Partisë Demokratike dhe një nga personali...
Policia ka arrestuar një shtetas turk, pas tentativës së tij...
Policia e Pogradecit ka arritur të ndal në kohë përshkallëzi...
Të tjera detaje lidhur me aferën më të madhe shqiptare të de...
Siç nuk ka ndodhur kurrë më parë, mitingu hapës i Partisë De...
Kam tre kandidatura për Kryetar të Partisë Demokratike. Kand...
Kryeministri i vendit Edi Rama, ndodhet ditën e sotme në një...
Dita që kalon, sa më keq kalbëzohet situata në PD, aq më shu...
Kryetari i KQZ-së përmes një deklarate publike i ka bërë ape...
Pak ditë më parë gazetari i emisioni investigativ “Stop”, u ...
Prej disa ditësh Shqipëria është përfshirë nga flakët e zjar...
“Artan Alimuçën e ka dënuar vet babai i tij, Vehbi Alimuça”....
Nga Eqerem ÇabejShqiptari i thotë vetes shqiptar, vendit të ...
Dr. Tonin Alia, një nga mjekët me specializim të lartë në Or...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...