web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhuna ndaj gazetarit te STOP/ Vjen reagimi i ish-kryeministrit

11 Korrik 2017, 18:58, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale, përmes një shkrimi të publikuar, në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj gazetarit të ?STOP!?.

Berisha, duke u bazuar edhe tek një shkrim i ?Lapsi.al?, ka shkruar se gruaja e cila goditi gazetarin drejton një biznes kriminal.

Më tej, ai shton se kjo grua, në vend që të përballet me ligjin për kompaninë koncensionare, godet gazetarin investgativ dhe më pas strehohet nga shteti i Noriegës.

Postimi i plotë:

?Ky eshte shteti i koncesioneve te Norieges!

Mbetjet spitalore jane mbetjet me te rrezikshme per jeten dhe shendetin e njerezve. Asgjesimi i tyre ne impiante te veçanta sipas protokolleve rigoroze, te cilat kane ekzistuar me pare ne Shqiperi, eshte i domosdoshem. Por koncesionet e Rames kane sjelle kete katastrofe te vertet mjedisore tejet te rrezikshme per jeten e njerezve.

Kompania koncesionare e Rames, ne vend te djegies se tyre ne furra te veçanta, helmon me to ujerat e pellgut Tirane-Durres. Ajo, ne vend se te perballet me ligjin godet gazetarin investigativ, gjen strehim ne shtetin e Norieges.

Duke i shprehur gazetarit solidaritetin e plote dhe mirenjohjen per hetimin e tij te guximshem, denoncoj krimin mjedisor dhe sulmin ndaj gazetarit si nje krim te vertet shteteror! sb

“Çfarë fshihet pas gruas që goditi gazetarin e emisionit Stop!

Histeria e Mirela Topullit, gruas 42 vjeçare që e lanë nervat para kamerave dhe goditi gazetarin me grushta, është fabula që shkëlqen në të gjithë historinë e publikuar nga emisioni Stop. Video e dhunës është trasmetuar me dhjetëra herë në media dhe është bërë virale në internet, duke marrë vëmëndjen kryesore të opinionit publik.

Por shpërthimi i urrejtjes së administratores së Euroteam, nuk është i vetmi moment shokues i kësaj historie. Ajo duhet parë si reagimi i njeriut që kuptoi se biznesi kriminal, me të cilin fitonte miliona, iu zbulua nga media. Përballja me ligjin do të ishte vetëm çështje kohe.

Pas sherrit të Mirela Topullit me gazetarin, fshihet një skandal i frikshëm, një krim i mirëfilltë mjedisor, madje i paguar me qindra miliona lekë të taksapaguesve.

Para se të përballej me 42 vjeçaren, gazetari Genci Angjellari filmoi në lumin Erzen, aty ku kamionët e Euroteam shkarkonin mbetjet spitalore. Ligji detyron që mbetjet duhet të digjen sipas procedurave të rrepta, pasi përmbajnë lëndë kimike të rrezikshme.

Fotot më poshtë, të shkëputura nga filmimet e emisionit Stop, tregojnë se dëmi i shkaktuar nga hedhja e mbetjeve spitalore në lumë, është i frikshëm.

Ditën e dytë, pasi gazetari ishte përballur me administratoren e Euroteam, në anë të lumit ishte punuar me eskavatorë për t?i groposur mbetjet kimike nën tokë.

Sërish ka qenë e pamundur të fshihet krimi mjedisor. Në anë të lumit janë krijuar pellgje uji të ndotur nga lëndët kimike.

Ngjarja merr përmasa alarmuese kur sheh paaftësinë e strukturave shtetërore, që reaguan vetëm pasi u njoftuan nga gazetari.

Më herët, banorët e zonës ishin ankuar në një sërë institucionesh, që kishin heshtur për krimin që konsumohej, pak kilometra larg Tiranës.

Apatia e shtetit, mungesa e kontrollit të kompanive private dhe hapësira e gjerë e abuzimit për ?të fortët? e biznesit ishte argumenti kryesor kundër projektligjit të qeverisë, që do t?i hapte rrugë importit të plehrave nga jashtë.

Shoqëria civile protestoi kundër importit të plehrave, por u përball me propagandën intensive të Edi Ramës dhe deputetëve të tij se asgjë e keqe nuk do të vinte nga jashtë.

Garancia e Ramës dhe deputetëve të PS, ishte se shteti shqiptar i ka të gjithë potencialet për të garantuar zbatimin e ligjit me përpikmëri, se plehrat që do importoheshin do të kontrolloheshin rreptësisht nga strukturat shtetërore dhe se nuk do të lejohej asnjë abuzim që çon drejtpërdrejt në ndotjen e mjedisit.

Rasti i Euroteam, është kundërshembulli më i mirë kundër një prej projekteve më të shëmtuara të qeverisë Rama, ai i ligjit për importin e plehrave.

Kur shteti shqiptar nuk kontrollon dot kamionat e Mirela Topullit ditën për diell, që derdh plehrat e spitaleve në lumë pak kilometra larg Tiranës, atëherë si mund të reagojë kundër abuzimit të biznesit të fuqizuar të plehrave? Përgjigja është e thjeshtë; si një dordolec i pafuqishëm përballë fuqisë korruptuese të kompanive të mëdha.

Shembujt e dështitmit të shtetit përballë parasë së pisët janë kudo në Shqipëri.

Ndoshta për këtë arsye, kanë kaluar më shumë se 15 orë nga publikimi i skandalit dhe Edi Rama nuk ka reaguar. As për mbetjet e spitaleve që hidhen në lumë, as për rrahjen e gazetarit që denoncoi skandalin./ Lapsi.al?, shkruan Berisha./CityNews





Lajmet e fundit nga