web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kritika e fortë e Sonila Meços/ Paradoksi i faktit në Shqipërinë e rreme

10 Korrik 2017, 20:56, Aktualitet CNA

Gazetarja e njohur, Sonila Meço ka bërë një analizë të shkurtër të situatës aktuale të medias në Shqipëri, duke marrë shkas edhe nga lajmet e fundit për vjedhjen e votave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka shkruar sesi në çdo rast denoncimi që bëhet, mediat merren me denoncuesin e jo faktin. Sipas saj, denoncimet e faktet janë të vetmet që nuk janë shndërruar në lëndë të parë çmontimi për gazetarinë investigative.

?Paradoksi i faktit në Shqipërinë e rreme:

Fakton me emër e mbiemër bëmat e zyrtarëve shtetërorë, mediat dhe një pjesë publiku merren me denoncuesin e jo faktet, duke i çmontuar në kohë rekord reputacionin.

Fakton me profil fallco bëmat e zyrtarëve shtetërorë, mediat e një pjesë publiku të çmontojnë faktet me zbulimin në kohë rekord të identitetit të rremë.

Denoncimet e faktet ndërkohë janë të vetmet që vuajnë për t’u shndërruar në lëndë të parë çmontimi për gazetarinë investigative, drejtësinë dhe agjensitë shtetërore?, shkruan Sonila Meço./CityNews





Lajmet e fundit nga