Informacioni personal që nuk duhet të shpërndani në Facebook !
Në epokën e “Big Brotherit” në të cilën jetojmë duket e pamu...
E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë elektorale të partisë demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit. Nuk besoj se u cudit njeri sepse njerëzit e kishin nuhatur se askush nuk priste ndonjë rezultat tjetër. Shenjat e disfatës elektorale dukeshin qartazi.
Ndërkohë duhet thënë se ka individë që pasi kaluan dy javët e para të tronditjes kanë filluar në këtë proces zgjedhjeje e kryetarit të parisë, të shohin edhe anë pozitive në atë cka ndodhi.
Nisur prej këtej mendja nuk mungon të shkojë te një paraqitje në perspektivë optimiste të asaj që ndodhi.
Je sesi do t’i rendisja faktet dhe arritjet në shërbim të optimistëve, të cilët si rastësisht, diçka personalisht edhe kanë arritur.
1. Eshtë e çuditshme por megjithë humbjen partia demokratike, bashkë me lidhjen socialiste per Integrim dhe partinë socialiste, është në qeveri. Ja pra ka aktualisht disa ministra në qeveri. Në një farë mënyre erdhi në pushtet. Pse e quajnë humbje?
2. Madje edhe më tej ka një pakt me partinë socialiste që udhëheq qeverinë edhe për reforma afatgjata. Nuk dihet se për çfarë reformash kanë rënë dakord dhe në çfarë rruge do të kryhen, por kuptohet se opozita demokratike mund ta quajë veten pjesë e qeverimit të ardhshëm, ndonëse edhe jo e qeverisjes.
3. A nuk ka një grup deputetësh në Kuvend?! Mund edhe të mos ta kishte fare!!! Ja ka parti që nuk kanë dhe janë jashtëparlamentare. E vërteë se ka pasur më shumë deputetë më parë, por edhe sikur të kishte marrë 69 deputetë asgjë nuk do të ndryshonte. Njësoj deputetët do të shanin, bërtisnin, kritikonin në Kuvend, por ndikimi i tyre si të ishin 69, 50, 31, apo edhe 1 deputet njësoj është.
4. U fitua bashkia e Kavajës, me “gola” në minutat e fundit! Tani Kavaja, nuk është Tirana, Durrësi, Lushnja, Vlora, por gjithsesi është një bashki, pra është pushtet, lokal, por pushtet. Nuk kuptohet se përse në Kavajë u blenë votat për deputetë, por jo për kryetarin e Bashkisë, por edhe kjo mbetet për t’u analizuar.
5. Kryetari i partisë hyri në Kuvend, u bë deputet. Sepse edhe ashtu që partia drejtohej nga kreu i saj që nuk ishte deputet, e bënte energjinë e opozitës të ndarë më dysh, deputetët dukeshin si pa axhendë dhe disi jashtë kontrollit. Edhe kjo çështje u zgjidh.
6. Tani ka një garë të brendshme elektorale në parti, kush do të fitojë postin e kryetarit. Kryetari aktual apo sfidanti i tij??? Por, partia gjithsesi nuk u përça, nuk dolën pesë apo gjashtë kandidatë për kryetarë. Nuk dihet se çfarë u bënë dhe si u tretën kritikuesit e kryetarit humbës.Madje edhe sfidanti është përfaqësues i krahut që mbështeti listën e deputetëve dhe që pranoi se mosqenia e tij në atë listë nuk ishte ndonjë hatà e madhe.
7. Brenda partisë është zbuluar një “grup armiqësor”. Vetëm humbja elektorale mund të bënte të kuptoheshin qëllimet e fshehta dhe synimet e këtij grupi të gjerë, i cili sigurisht do të spastrohet dhe partia do të jetë e pastër dhe me unitet të forcuar. Edhe sikur vetëm për të zbuluar këtë grup të rrebeluarish, përçarësish, humbja ja vlejti. Ajo në këtë kuptim është një fitore.
8. U arritën një sërë suksesesh në administrim nga ministrat teknikë si edhe fitore sociale. Kanabizimi i ekonomisë u zhduk si plagë shoqërore. Opozita administroi një proces zgjedhor përgjithësisht korrekt, dhe tashmë ministrat kanë edhe për të bërë hapin e fundit, detyrën e fundit të shenjtë, të shkruajnë raportin mbi shkeljet e administratës në procesin zgjedhor. Pra, të punojnë për qeverinë.
9. Sikurse deklaroi zëvëndkryeministrja, gjatë kësaj kohe ajo nuk ka patur në mbledhje asnjë ministër, veç këtyre teknikëve, madje as zëvëndëministra, thjesht shefa kabinetesh, që mbanin shënime, kurse kryeministrin as e ka takuar ndonjëherë. Ky është sukses i madh sepse tregon se vendi është maturuar dhe mund të eci normalisht edhe pa funksionimin e qeverisë.
Aq fitore është sa zëvëndës kryeministrja deklaroi se ministrat tani le të bëjnë çfarë të duan, po të duan të qendrojnë në punë, po të duan të ikin. Si ta kenë qefin!
Asgjë nuk ndryshon për shtetin, qeverinë dhe ministritë që drejtojnë.
Unë besoj se një sittuatë si kjo qesharake dhe paradoksale, tallje si kjo me taksat tona, nuk besoj se ka ndodhur herë tjetër, apo nuk besoj se ka ndodhur ndonjëherë në historinë e shteteve në këto dymijë vjetët e fundit.
Ja pra ka disfatë elektorale, por ka edhe arritje!
Në epokën e “Big Brotherit” në të cilën jetojmë duket e pamu...
Jo më larg se vitin e kaluar, Profesor Hawking na kishte dhë...
Zakonisht dyqanet e rrobave bëjnë truqe për të na bërë të sh...
Çifti fitues i Big Brother 10 kanë realizuar takime me fansa...
Uji i trëndafilit është një produkt bimor shumë i shëndetsh...
Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari ka festuar dje di...
Miqtë e shumtë që mbajmë në facebook shumë shpejt mund të s...
I nxehti gjatë sezonit të verës mund të dëmtojë lëkurën tuaj...
Një 29-vjeçare i ka habitur të gjithë me mënyrën që ajo ka z...
Nëse vuani nga dhimbjet e vazhdueshme të kokës, atëherë ju e...
Policia e Durrësit ka njoftuar ditën e sotme se ka gjetur dy...
Ditën e sotme, kryetari i vetëngirë i Partisë Demokratike ka...
200 mijë vota të humbura nga elektorati i djathtë dhe 14 man...
Dështimet e njëpasnjëshme po e ndjekin nga pas pas tashmë kr...
Jozefina Topallli më në fund e vetme guxoi të fliste për nj...
Alo, ju flas nga çadra e lirise. Ju flas nga vendi me i sinq...
Sipas një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, d...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, pas fitores në zgjedhjet e ...
Tërmetet e njëpasnjëshme në Ohër ditët e fundit, ku më i fuq...
Një sherr banal “detyroi” një 56-vjeçar që të tentonte të vr...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...