web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jeta holandeze e Lulzim Bashës

8 Korrik 2017, 18:45, Aktualitet CNA

Jozefina Topallli më në fund  e vetme guxoi të fliste për njolla të errta në jetën e Lulëzim Bashës, para katapultimit të tij në majat e pushtetit të Partisë Demokratike.

Studimet universitare në Holandë Basha i arri në sajë të dy bursave të siguruara nga  fondet “e zeza” të SHIK-ut në kohën e të ndjerit Gazidede dhe nga fondet e firmës piramidale VEFA, pronari i së cilës Alimuca kishte lidhje gjaku me nënë e Lulzimit.

Nga hulumtimet tona dhe kontaktet me burime informacioni holandeze, kosovare, serbe (dokumentacion zyrtar) etj. na rezulton një histori krejt ndryshe. Lulzim Basha ende adoleshent për shkak të origjinës familjare (familje jashtëzakonisht besnike ndaj komunizmit), disi liberalizimit të filtrave të kontrollit të SIgurimit të Shtetit dhe amullisë në administratën shtetërore në ditët e fundit të regjimit të Ramiz Alisë, arriti të punësohej si ndihmës kamarier në klubin shtetëror të Aeroportit të Rinasit. Rastësisht për shkak të detyrës si ndihmës kamarier Lulëzimi njihet me një udhëtar të huaj, një mjek ligjor të famshëm holandez. Bëhet fjalë për Barend Abraham Jakob Cohen.

Barent Cohen

Barent Cohen ishte një mjek ligjor ebreo-holandez, i cili që 3 muajsh kishte përfunduar në një kamp përqëndrimi japonez për civilët europianë në Sarabaja të Indive Holandeze (Indonezia e sotme) në vitin 1942. Për ta kuptuar lexuesi se sa i shquar ishte Dr. Cohen po ofrojmë në anglisht të gjithë titujt dhe gradat shkencore të tijat:

Prof.Dr. Barend A.J. Cohen

MD, PhD, DMJClin, DFM, DOccMedIndHyg

Assoc. Professor of Medical Jurisprudence

and Clinical Forensic Medicine

Dr. Cohen-i po ashtu ishte dekoruar nga Mbretëresha e Holandës Beatrix me Urdhërin Mbretëror të Oranzhit të Nasaut. Doktori ebreo-holandez në vitet 1989-1990 në emër të disa organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kishte zhvilluar një veprimtari të rëndësishme hulumtuese për krimet e regjimit pushtues serb në Kosovë. Ai kishte mbikqyrur psh. në shtator 1989 zhvillimin e 3 seancave të gjyqit kundër gardianëve serbë të Burgut të Nishit, të cilit kishin torturuar  rëndë 23 shqiptarë kosovarë të arrestuar arbitrarisht në mars 1989. Dr. Cohen si përfaqësues në këto hetime në Kosovë i Fondacionit Johhanes Wier ishte vënë në shenjestër të autoriteteve serbo-sllave vecanërisht të SDB-së federative dhe të SDB-së së KAS Kosovës. Me interes për investigimin tonë është edhe vizita hulumtuese për shkelje të mundshme të të drejtave njerëzore të shqiptarëve në Kosovë e Dr. Cohen-it me përkthyes studentin shqiptar Lulëzim Basha në qershor 1998. Është interesant fakti që ish studenti aktualisht politikani i shquar shqiptar Basha nuk e ka përmendur kurrë këtë veprimtari patriotike të tijën në dobi të vëllezërve tanë kosovarë në verën e vitit 1998 (Sic!).

Lidhja Basha-Cohen

Mjeku ligjor holandez mbërriti në Tiranë në kohën e Qeverisë së Stabilitetit për të hetuar krimet e komunizmit përsa i përket mjekimit qëllimisht të gabuar të foshnjeve (fëmijëve), me qëllim vrasjen e tyre për arsye politike. Natën vonë, kur mbërriti në Rinas ai ju drejtua për ndihmë ndihmës/kamarierit Lulzim Basha, i cili guximshëm komunikoi në anglisht me Dr. Cohen-in. Atëhere Basha kundrejt një bakshishi të vogël i gjente vazhdimisht klientë të huaj një taksixhiu tiranas, me FIAT Supermirafiori të pajisur madje edhe me klimatizator e kasetofon, mjaft luksoz për kohën. Nga ky takim i rastësishëm ndihmës/kamarieri Lulzim arriti t’i hyjë në zemër Dr. Cohen-it. Lulzimi madje u pagua mirë edhe si përkthyes-guidë turistike nga mjeku holandez, i vendosur përkohësisht në Hotel Dajti.

Pas pak kohësh Lulëzimit Dr. Cohen-i i dërgoi garanci për të marrë vizë holandeze si vizitor. Me të vërtet, që Lulzimi ynë ishte me fat. Ndërsa shqiptarët hiqnin të zitë e ullirit edhe për një vizë greke tre mujore, Lulzimi shkoi si vizitor në Holandë madje udhëtoi edhe me avion, një luks për shqiptarët në atë kohë. Në Holandë Lulzimi për javë të tëra jetoi e shëtiti si turist. Në shoqërinë e Dr.Cohen-it ai drekoi në restorantet më të shtrenjta të Stolëijk-ut, Utrehtit, Amsterdamit, Hagës etj. Vizitoi muzeume, vende historike, katedrale protestante e sinagoga si psh. Beth Studentiem Hillel House, sinagogën Chabab Flevoland, apo edhe katedrale të ndryshme, që nga Shën Katerina në Utreht te Katedralja e Shen Jozefit në Groningen. I ndjeri Barend Cohen mori avion me qira (një carter ultra të lehtë) për t’i mundësuar Lulzimit pamje panoramike të Holandës nga ajri.

Lexuesi mund ta imagjinojë, se cfarë privilegji e sa qef ka bërë Lulzimi duke shëtitur me avion carter, kur shqiptarët emigrantë ilegalë në Greqi në ato vite shisnin mend se kishin ngrënë sufllaqe sa ishin fryrë duke pirë Birra Sparta me kanace e duke e mbyllur drekën në fund me një frappe. Luzimi ynë i shoqëruar nga Dr. Cohen hante darka në restorante luksoze si Joelia në Amsterdam apo pinte koktejle si psh.  Bloody Mary te Restoranti HMB, gjithnjë në shoqërinë e Barendit! Bashkëshortja e Dr. Cohen zonja Nelleke Platteschor përgjithësisht nuk merrte pjesë në këto shëtitje turistike të Barendit me Lulzimin. Kur u kthye në Shqipëri nga vizita turisitke në Holandë, Lulzimi solli disa valixhe të mëdha me dhurata të blear me paratë e Barendit. Për më shumë Barendi i ngratë pagoi me nga 3 gulden kilja edhe mbipeshën e valixheve të Bashës, kur u kthye me avion nga Holanda në Rinas.

Studimet në Holandë

Po me shpenzimet e Barendit, Basha filloi studimet në Universitetin prestigjoz të Utrehtit në fillim për mësim gjuhe flamande ( në Institutin James Bosëell) e më pas për jurisprudencë, ndonëse pasioni i vërtetë i Lulzimit ishte të studionte për shkenca politike. Kujtojmë që në dhjetor 1992 Barendi viziton Shqipërinë në kuadrin e një hulumtimi shkencor për problematikën e tranzfuzionit të gjakut në Shqipëri (studim ky në bashkëpunim me Dr. Pal Xhumarin).

Gjatë vizitës së dhjetorit 1992 Barendi nuk harron të sjellë valixhe të tëra plot dhurata për familjen e Lulzimit. Në vitet studentore krahas vazhdimit të miqësisë së ngushtë Basha-Cohen megjithë diferencën moshore rreth 30 vjecare, një tjetër bamirës hyn në jetën e Bashës. Xhorxh Sorros financon

Me paratë e filantropit të shquar hungarezo-ebreo-amerikan Sorros dhe iniciativën personale të Dr. Cohennë vitin 1993 krijohet një OJQ e studentëve shqiptarë në Holandë e quajtur: Studentët universitarë  shqiptarë në Holandë. Në këtë OJQ sorosiane bëjnë pjesë Lulzimi, Aurelia Isufi (bashkëshortja aktuale e Lulzimit) Erion Isufi (kunati i Lulzimit), Eris Hoxha (përfshirë në KOP-in e PD-së dhe në politikën shqiptare me katapultim nga Lulzimi), Auron Cecaj etj, ….

Lulëzimi i filloi studimet në Utreht në vitin 1993 i finacuar nga Dr. Cohen, por ndoshta ka përfituar para dhe nga OJQ-ja shqiptaro-holandeze e financuar pjesërisht nga Sorros. Financime nga Sorrosi kanë përfituar 5 studentët shqiptarë, që filluan studimet në Utreht bashkë me Lulzimin,kështu që nuk përjashtohet mundësia, që edhe Lulzimi të ketë përfituar nga bujaria e bamirësit Sorros.

Vizita në Kosovë në qershor 1998

Miqësia Barend-Lulëzim vazhdoi gjatë gjithë viteve të shkollimit të Lulzmit në Universitetin e Utrehtit. Gjatë kësaj kohe Barendi mbulonte cdo shpenzim për shkollim, jetesë, zbavitje të Lulzimit, deri edhe te bërja e pushimeve bashkë (Barend-Lulëzim) në rezorte turistike ekzotike në parajsa ekuatoriale.

Në qershor 1998 Dr. Cohen i shoqëruar nga Basha(ende student) në cilësinë e përkthyesit bëri një vizitë hulumtuese në Kosovë. Vizita e Dr. Cohenit në Kosovë fokusohej te shkelja e të drejtave njerëzore të shqiptarëve nga okupatorët serbë, vecanërisht përsa i përket mohimit të ndihmës shëndetësore për shqiptarët. Organet ligjzbatuese serbe me porosi të vecantë të Beogradit duke e konsideruar Dr. Cohenin si proshqiptar dhe antiserb ekstrem e mbajtën ciftin Barend-Basha nën mbikqyrje të rreptë jo vetëm gjatë qëndrimit të tyre në Hotel Grand të Prishtinës, por edhe gjatë lëvizjeve të tyre në terren. Kjo mbikqyrje nuk kufizohej vetëm në postblloqet e ushtrisë, milicisë apo paramilitarëve serbë, por edhe në cdo ambient brenda e jashtë hotelit, ku shkelte këmba e “armikut” të Jugosllavisë Dr. Cohenit.

Sipas dokumentacionit të planit të masave të përbashkët SDB federative (serbe) dhe milici lokale na rezulton se në dhomat ngjitur me dhomën, ku flinin Barendi dhe Lulzimi u vendosën serbë etnikë, që shquheshin si antishqiptarë të tërbuar si psh. Sreten Martinovic, drejtori i shkollës “Aca Marovic” në Fushë Kosovë, apo kuislingu i famshëm Kosovar, deputet i Partisë Socialiste të Milloshevicit, Maliq Sheholli, i ekzekutuar më vonë nga UCK-ja si tradhëtar. Në dhomën, ku flinin Barendi dhe Lulzimi u vendosën cimka moderne jo prodhime skarco të Fabrikës “Prva Iskra”, por prodhime sovjetike cilësore dhuratë e GRU-së për KOS-in jugosllav. Këto pajisjet u vendosën nga njëri prej teknikëve më të mirë jugosllavë, Millosh Danillo Vllaskovic, i cili në vitin 1999 u vra nga paramilitarët serbë, sepse si polic profesionist mbrojti komshinjtë e vet shqiptarë nga dhunimi prej paramilitarëve serbë.

Kjo vrasje u krye në kuadrin e konflikteve midis milicisë serbo-sllave dhe paramilitarëve të shërbimeve sekrete serbe sic ishin këlyshët e Frenki Simatovicit. Operacionin për mbikqyrjen e veprimtarisë së Barendit dhe Lulzimit drejtohej në terren nga ajka e udbashëve serbë në Kosovë, përkatësisht nga Miodrag Jovanovic udbash virulent antishqiptar dhe i shumëdekoruar nga eprorët e vet dhe nga Veselin Tepavcevic udbash i shumë dekoruar ndër të tjera me dekoratën “Plaketa e Sigurimit” në vitin 1989 dhe dekoratën “ Urdhëri i Trimërisë” në vitin 1993. Fatkeqësisht ende është e pamunsdur të merren DVD-të e përgjimeve të realizuara në dhomën e Grand Hotelit nga udbashët e mësipërm. Digjitalizimi i arkivës së shërbimeve sekrete serbo-sllave e ka bërë të pamundur momentalisht shtirjen në dorë të tilla materialeve filmike (plus kolonën zanore)!!!!

Dr. Cohen nuk u tut nga makinacionet serbe dhe pas vizitës në Kosovë të v. 1998 nuk ngurroi të denonconte fuqimisht krimet e serbomëdhenjve kundra shqiptatrëve. Pas kësaj vizite Dr. Cohen ishte i pari, që denoncoi ekzistencën në Kosovë të më së paku një kampi përqëndrimi, ku mbaheshin si pengje gra e fëmijë kosovarë. Barend Coheni madje denoncoi edhe ata vëzhgues ndërkombëtarë, që nuk kryenin detyrën në terren në Kosovë, por ndonëse paguheshin me nga 300-400 USD dita, e kalonin kohën duke pirë birra në barin e Hotel Grandit. Për lexuesit po ofrojmë denocimin në original (në anglisht) të Dr. Cohenit për të tillë vëzhgues: Dr. Cohen: You mean the professional “activists” who are extremely well paid for their work. These professionals, the names of which I dare not mention for diplomatic reasons, are paid from 300-400 dollars per day. They go out in the field, in their white jeeps with long antennas, and turn back at the first checkpoint is the police tell them to. They return to a four-star hotel and drink beers. One of them pays more in one night, than an Albanian family in a month. I will tell you about a case I saw in Prishtina to illustrate this better. One organization sent medicine to Kosova, but the medicine it sent will be no good for Kosova in the next 250 years. They did not even see what kind of medicine the people need.

Të tilla qëndrime kurajoze të mjekut holandez treguan se survejimi i udbashëve serbë pati zero efekt te ebreu trim, ndërsa heshtja e Lulzimit për këtë kontribut antiserb e prokosovar të tijin në vitin 1998 nuk  të lë shije të mirë……

Cohen-Basha 2000-2005

Me shkuarjen në Kosovë për të punuar si DJ në klub nate e më vonë si përkthyes në administratën e UNMIK-ut, Lulzimi i rralloi në maksimum kontaktet me Dr. Cohenin, por gjithsesi herë pas here Lulzimi i hipte avionit për të shkuar nga Prishtina në Utreht. Në javën e parë të majit 2005 Dr. Cohen, ndonëse i sëmurë kardiak e me kancer në mushkëri mbërriti në Tiranë për të uruar Lulzimin për karrierën e tij të re politike. Kandidati për deputet i PD-së Lulzim Basha megjithë thirrjet dhe SMS-të e Barendit nuk pati kohë të lirë për ta vizituar bamirsin e vet në Hotel Sheraton, ku ai qëndroi disa ditë. Tufa me karafilë të mrekullueshëm porositur nga Barendi te kompania “Kaleshi” për Lulzimin u tha në vazo.

Zemërthyer e i sëmurë terminal Barendi ose “Bardhi” sic e quanin me dashuri e respekt kosovarët u kthye për të vdekur pranë bashëkshortes së tij të dashur Nelleke-s.  Barendi ndërroi jetë me dy pishmane. Së pari që Gjykata e Lartë e Tokios hodhi poshtë kërkesën për dëmshpërblim dhe njohje faji të Japonisë perandorake ndaj viktimave të saja gjegjësisht të internuarëve civilë e ushtarakë holandezë në Indonezi gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe që Lulzimi i tij i dashur ishte tepër i zënë me punë për ta takuar, kur Barendi me një këmbë në varr erdhi për herë të fundit në Tiranë.

Në shkrimin tonë ne shpresojmë të kemi hedhur sado pak dritë mbi një pjesë prej njollave të errta të jetës dhe aktivitetit të Lulzimit para katapultimit të tij në majat e politikës shqiptare. Le të shpresojmë, që gazetarët investigativë shqiptarë të hulumtojnë më shumë në këtë drejtim!/GJERGJ THANASI





Lajmet e fundit nga