Emri-Policia gjen të miturin e humbur/ Ja numri ku mund të kontaktojnë familjarët
Policia e Durrsit ka gjetur një 6-vjeçar, i cili kishte humb...
Profesori ka disa vite, që nuk është më. Ezmer, flokëdredhur, sytë në një jeshile të veçantë dhe me trup atleti. E kujtoj sikur të ishte dje ndërsa ngjiste shkallët e ?Themistokliut?, i veshur me tuta ngjyrë portokalli dhe me një ritëm mes ngjitjes normale dhe vrapimit, i vetëdijshëm se të gjithë e shikonin.
Maqo Kostallari adhurohej nga djemtë adoleshentë, të cilëve ju mësonte ushtrimet fizike dhe sportet, por ndoshta edhe nga vajzat, të cilave nuk ju jepte mësim dhe padyshim edhe nga mësueset e gjimnazit.
E adhuronim dhe ndoshta edhe frikën ja kishim se ishte mësuesi më autoritar i shkollës. I vetmi, që mund të disiplinonte me një komandë 800 nxënës. Në vitet tona kishte edhe mësues të tjerë të edukimit fizik, por autoriteti i tij ishte i padiskutueshëm. Pas tij vinte vetëm Vali Dinella.
Kur hymë në shkollën e mesme, Maqoja ishte ende ?single?( po përdor këtë term jo të kohës sonë, se ?beqar? tingëllon më keq). E kishim dëgjuar të gjithë humbjen tragjike të viteve më parë të gruas së tij të dashur edhe pse ishim të vegjël të kujtonim ?çiftin më të bukur të Korçës? në fund të viteve ?60. Ishte ?tutori? jonë edhe pse nuk flisnim shumë me të rreth gjërave jashtë programeve sportive. Gjithmonë në krahun e nxënësve ?rebelë?. E dinim , që profesori na mbronte në mbledhjet maratonë të këshillit pedagogjik të asaj kohe ë edhe pse kurrë nuk na e kishte thënë vetë këtë. Bile na fliste rreptë. Dinte edhe të na bënte të qeshnim. Kishte një sens pedagogjie të lindur, të cilin e kam hasur jo dendur gjatë gjithë viteve të shkollimit tim. Mund të jetë nga mësuesit , që ka pasur dhe ruajtur marëdhënie të afërta me nxënësit më shumë se cilido tjetër.
Maqoja kishte shkëlqyer gjithmonë.
Karrierën futbollistike e kishte mbyllur shpejt si pasojë e një dëmtimi, por shpesh i kërkonin të bëhej trajneri i ekipit të parë të ?Skënderbeut?, gjë që e kishte refuzuar. I pëlqente të dilte i pari në gjithë veprimtaritë sportive midis shkollave. Ishte mësuar të dilte i pari dhe nuk e kalonte dot lehtë humbjen. Në termin e sotëm të ?body language? të tij ndjehej që nuk duronte të ishte i dyti. Nuk e fshihte, bile ndonjëherë dukej edhe që e demonstronte, por të veshur me një hije serioziteti.
Në prillin e vitit 1978 ishim nën drejtimin e tij në një konkurs kombëtar të fiskulturës në Durrës dhe e dinim , që priste të bëhej baba për herë të parë. Erdhi vonë në fjetoren tonë së bashku me pedagogun e fiskulturës së politeknikumit ?7 Nëntori? dhe na zgjoi bashkë me të paharruarin Jani Papanaumi dhe Vali Kokojkën. E pyetëm se a kishte marrë njoftim nga Korça dhe na tregoi, që kishte qënë për një kohë të gjatë në postën e Durrësit, por linja nuk dëgjohej mirë dhe nuk ishte i sigurt në ishte bërë me vajzë apo djalë. Dolëm të pestë jashtë fjetores dhe të ulur nën një strehë kënduam deri afër mëngjesit pa shqetësuar njeri. Kokojka luajti përsosmërisht në kitarë atë natë. E ndjenim, që profesori ishte tashmë babai I një vajze, se e kishim njohur mirë gjatë katër viteve të së mesmes. Këndonim për të në një moment gëzimi dhe gjithashtu se ishim edhe ne 19 vjeçarë. Një natë e paharrueshme në Plepat e Durrësit. Vajza e tij e vetme duhet të jetë sot pranë të dyzetave.
Pas të mesmes e takonim shpesh dhe ndjenim të njëjtën përkujdesje të tij. Ishte krenar edhe pse jo të gjitha gjërat në jetë i shkonin mirë. Ato vite pranoi edhe të ishte trajner i të rinjve të Skënderbeut. Ishim të gëzuar për profesorin, por edhe për ekipin e futbollit të të rinjve, ndaj e prisnim të dilte nga Komiteti Ekzekutiv, ku e kishin thirrur bashkë me Taqo Xhambazin për t?ju dhënë detyrën e re. ?E, kush do jetë trajner i parë??- e pyetëm me padurim. ?Po, të dy të parët do jini, na thanë?u përgjigj me mënyrën e tij të sigurt dhe vazhdoi të tregonte se si e mendonte të fillonte puna e re nga themeli.
Ndoqëm një numur të madh ndeshjesh të të rinjve dhe buzëqeshnim kur shihnim profesorin tonë në bankinë, që udhëzonte lojtarët e rinj.
Të paharrueshmin dhe sportistin e gjithanshëm Maqo Kostallari.
Njeriun, që nuk kënaqej dot kurrë me vendin e dytë./Naum Mara
Policia e Durrsit ka gjetur një 6-vjeçar, i cili kishte humb...
Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, i cili u zgjodh g...
Ish-aleati i Ramës dhe themeluesi i “Zgjidhja”, Koço Kokëdhi...
Themeluesi i lëvizjes “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, në vijim t...
Kreu i partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhim apo flet në këto mom...
Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Athi...
Banorë të zonës së NISH-Tullës në Durrës, ku jeton një pjesë...
Zona e plazhit në Malin e Robit ka metur pa energji elekrike...
Gjykata e Korçës ka lënë në burg 36-vjeçarin, Edison Shuli, ...
Këngëtarja shqiptare e njohur në Francë, Erza Muqolli, ka ta...
Menjëherë pas lajmit të zhdukjes së dy vlonjatëve, ka ardhur...
Një akrobat ka ndërruar jetë para 35.000 spektatorëve pasi k...
Tre gra shqiptare kanë përfunduar në burg pasi përdornin një...
Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjve vendosi që të mos i jept...
Pas lajmit për zhdukjen e dy shtetasve vlonjatë, njëri prej ...
Deputeti socialist i zgjedhur në qarkun e Korçës në zgjedhje...
Karta e blerjes së votës nga paratë e kanabisit u rikthye së...
Forumi Rinor i Partisë Demokratike është përfshirë nga dita ...
Një bizesmen vlonjat është zhdukur në durrës në 4 qershor. M...
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belnd Këlli...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...