Protesta e 46 kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Forumi Rinor i Partisë Demokratike është përfshirë nga dita e djeshme në një valë të fortë përplasjesh, midis krerëve dhe drejtuesve të saj më të lartë dhe një ish garuesi, i quajtur Ervin Salianji, një nga mbështetësit e Lulzim Bashës, ish kandidat për kreun e FRPD, i cili me gjithë tentativat për të marrë drejtimin e organizatës rinore të të rinjve demokratë dështoi, bashkë me manipulimet dhe skenarët e tij.
Në fakt Salianji dje në një reagim të tij ka thënë se forumi rinor i Partisë Demokratike nuk është angazhuar në fushatë dhe ka qenë ky qëndrim i tij që më pas ka sjellë shpërthimin e plotë të të gjithë drejtuesve kryesorë, anëtarëve të kryesisë së FRPD, nënkryetarëve, sekretarëve dhe sot të vetë kryetarit Belind Këlliçi.
Kreu i FRPD me të drejtë e ka akuzuar njeriun e Henri Çilit, si një nga përgjegjësit për humbjen e zgjedhjeve, si një nga arsyet kryesore të humbjes së PD, për shkak se edhe në fshatin e tij ku ishte kandidat nuk mundi të fitonte, qoftë edhe një qendër të vetme votimi.
Por përtej asaj që është debat midis një grupi të rinjsh dhe qëndrimeve që vijnë nga Salianji, ndërsa thotë se të rinjtë s?kanë punuar, apo reagimi i tyre për kontributin e dhënë gjatë fushatës, ajo që duhet analizuar është fakti se kush po i nxit dhe kush po tenton ta përçajë FRPD.
FRPD ka qenë e vetmja strukturë e kësaj partie, që deri në momentin që po flasim kishte heshtur zyrtarisht, pra nuk kishte ende një përplasje apo përballje të rrymave në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve, apo që të reflektonte edhe defektet e listës së Lulzim Bashës, i cili përjashtoi Belind Këlliçin nga gara dhe futi në lista fituese, njerëzit e klientelës së Henri Çilit apo të servirur nga familja.
Gjithsesi në FRPD ka nisur një përplasje e fortë, të rinjtë po përplasen zyrtarisht, drejtuesit e strukturës, por edhe militantët që kanë trokitur derë më derë i janë drejtuar ashpër Salianjit, për një detaj të vetëm. Ata janë militantë të thjeshtë, ata shkojnë dhe kontribuojnë si të rinj sepse besojnë te PD dhe vlerat e saj.
Nuk besojnë as te makinat dhjetëra apo qindra mijëra euro të Ervin Salianjit, as te pasuritë e tij, as te babai i tij ish kryetar komune i akuzuar, as te Ervini vetë i akuzuar dhe shumë e shumë të tjerë.
Askush nuk beson te ata, askush nuk beson te Lulzim Basha, as te kunati i tij, as te gruaja e Lulzim Bashës. Ata të rinj nuk shkojnë në Forumin Rinor të Partisë Demokratike, për të mbështetur një klan apo një klan tjetër. Për t?i qëndruar afër Salianjit luksoz dhe të pasur apo Lulzim Bashës miliarder, ata shkojnë si të rinj me ideale dhe fatkeqësisht sot gjenden të përçarë dhe në një përplasje të ashpër sepse një personazh gati kllounik, të cilin ata e kishin dëbuar me votë nga forumi rinor kërkon t?i dëbojë tani nëpërmjet akuzave nga studiot televizive.
Por çfarë vlere do të kishte PD, do të na vlente më shumë me Ervin Salianjin apo me dhjetëra, qindra, mijëra të rinj idealistë. Tashmë Lulzim Bashës mesa duket i intereson më shumë Salianji sesa të rinjtë e PD, pasi e ka lëshuar atë dhe e ka turrur mbi të rinjtë demokratë që pas asnjë interes në këto zgjedhje, dhanë një kontribut të vyer. Pavarësisht se Partia Demokratike pati një rezultat katastrofë, nuk është përgjegjësia e të rinjve të FRPD dhe e militantëve, përgjegjësia është e kryetarit të partisë dhe e pikërisht Ervin Salianjit. Kryetari që përgatiti atë listë, ku vendosi Ervin Salianjin, një humbës në FRPD dhe të rinjtë dëmokratë i braktisi, të cilët sot po tenton t?i fusë në një përplasje dhe përçarje, thjesht dhe vetëm sepse i interesojnë ervinët dhe klientela e tij e servirur nga familja.
Të rinjtë duhet të zgjedhin tashmë midis përfaqësimit të tyre dhe qëndrimit te vlerat e PD ku ata idealizojnë, apo të heshtin përballë një njeriu të Lulzim Bashës dhe vetë Lulzim Bashës që ndërton skenarë të tillë të turpshëm, përçarës për të rinjtë demokratë.
Mesa duket koha e Salianjve dhe e vetë Lulëzimit në PD, është një kohë e turbullt, një kohë e dhimbshme. Të brengosur nga humbjet, nga dështimet, ata nuk kanë më asnjë interes, ata nuk po shohin më në sy askënd, thjesht dhe vetëm po përplasen me këdo që iu del përpara për të mbajtur vulën dhe Partinë Demokratike, të cilës për javë e javë të tëra i zhduken simbolet dhe logon e saj zyrtare.
Tani s?ka ngelur më asgjë, e vetmja organizatë që i kishte qëndruar jashtë përplasjeve në PD ishte forumi. Forumi Rinor i Partisë Demokratike, sot është në betejë, ku në njërën anë qëndrojnë qindra e qindra të rinj, idealistë dhe parimorë dhe në anën tjetër qëndron benjamini dhe qesharaku i Lulzim Bashës që akuzon kë i del përpara, megjithëse ka humbur turpshëm dhe të rinjtë demokratë e kanë larguar, e kanë shporrur nga Forumi Rinor me vota./CityNews
Një bizesmen vlonjat është zhdukur në durrës në 4 qershor. M...
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belnd Këlli...
Komisioni elektoral në Partinë Demokratike ka njoftuar të gj...
Papagalli i Lulzim Bashës, Ervin Salianji mbrëmjen e djeshme...
Kjo është historia e pabesueshme e një studenti 26-vjeçar ng...
Lulzim Basha bashkëbisedoi me demokratë të Patosit, Roskovec...
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këll...
Një skandal mjedisor sapo ka ndodhur në Velipojë ku një pers...
Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu për të gjithë nd...
Duket se sezoni i nxehtë i ka zhvendosur të gjithë drejt pla...
Eduard Selami ka vijuar edhe ditëne sotme fushatën për krye...
Deputeti çilian, i zgjedhur nga Lulzim Basha, Ervin Salianji...
Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar puntata e fundit e “Zonë ...
110 kilometra nga Tirana, në zonën malore të Munellës në kuf...
Sami Veseli dhe e bija e tij u varrosën gjatë së premtes në ...
Kur vjen puna te ruajtja e ushqimeve, ka shumë debate se si ...
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona të akuzuar pë...
Jo pak i acaruar për vendimin e gjykatës për të lënë të lirë...
Një shpërthim i fuqishëm mësohet se ka ndodhur në orët e pa...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka konsideruar Ram...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...